Aromat që dëmtojnë shëndetin - 21 May 2011 - Lajme - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Lajme » LifeStyle » Aromat që dëmtojnë shëndetin
11:19 AM
Aromat që dëmtojnë shëndetin
Nëse jeni romantik dhe kënaqeni duke qëndruar me orë të tëra me qirinj të ndezur, duhet të dini se qirinjtë me aromë janë të dëmshëm për rrugët e frymëmarrjes, madje edhe ato që nuk kanë aromë nuk janë edhe aq të mirë për shëndet. Prandaj ekspertët paralajmërojnë që të kihet kujdes.

Një studim i ri amerikan tregon se qirinjtë me aromë dhe aromat elektrike për ambiente, mund të përmbajnë qindra substanca kimike të dëmshme për organizmin, duke përmendur ftalatet - të cilat mund të shkaktojnë anomali të lindjes te foshnja ose probleme të sistemit riprodhues.

Si shembull për paralajmërim, ekspertët kanë përmendur rastin e një femre amerikane, e cila për shkak të fiksimit ndaj qirinjve aromatikë, ka zhvilluar astmë dhe ndjeshmëri të rritur ndaj aromave të substancave tjera.

Produktet të cilat i bëjnë shtëpitë tona me aromë të mirë, mund të shkaktojnë një numër të madh problemesh shëndetësore, ndërsa simptomat mund të dallojnë te personat e ndryshëm. Te disa paraqitet kollitje e lehtë, ndërsa te të tjerët mund të paraqitet një kruarje e rrezikshme e syve.

Ajrosja e rregullt e shtëpisë apo banesës është shumë më e rëndësishme sesa ‘maskimi’ i ambientit me aroma të ndryshme nga qirinjtë ose freskuesit e ajrit, të cilët përmbajnë substanca të rrezikshme.
Kategoria: LifeStyle | Shikime: 797 | Vota: 2.1/7
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc