Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Fjal te urta » Fjalë të urta Popullore
Fjalë të urta Popullore
GentiDate: E Dielë, 05.December.2010, 6:59 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

1. Ara ime varri im 2. Ardhin galat dhe prishën folenë e bilbilit 3. A don, e s'din, a din e s'don. 4. Ai që të kallzon, të bën nder, ai që të pyet të qet në hall. 5. Arin ku e njohin, atje e çmojnë. 6. Ay që s'njef lekun, mos i ler lekë nëpër duer. 7. Çdo mësim e ke fitim, çdo pësim është mësim. 8. Ç'i do qeni opingat. 9. Ç'ke në xhep të marin hop, ç'ke në tru s'ta marrin dot. 10. Din më shumë i vuari, sesa i mësuari. 11. Dhelpra plakë i di shtigjet. 12. E di qeni ku fle lepuri. 13. Fjalë me vlerë, ku të gjesh merr. 14. Guri i gdhendur hyn kudo. 15. Harabeli plak nuk rrehet me bukë. 16. Hoqëm dhe vuam, po diçka mësuam. 17. I dogj plakës qumështi, ta' po i frynë kosit. 18. I pësuari, i mësuari. 19. Kënga dhe përralla s'kanë zot. 20. Kur s'di me ligjëru, ke dy vesh me dëgju. 21. Kush më shumë di, më shumë do të dijë. 22. Kush nuk ka shijuar të hidhurën, nuk di ç'ashtë sheqeri. 23. Libri ashtë arma e të mençurit. 24. Mëso sa je i ri, se kur plakesh s'ke dobi. 25. Në u bëfsha përsëri nuse, di unë si do të nusëroj. 26. Njeriu vlen sa di, e din sa mban mend. 27. Noti mësohet në det, jo në stere. 28. Nuk dinte dhe lopa, ç'ishte bishti, po mësoi kur ia prenë. 29. Prindi të rrit, shkolla të ndrit. 30. Pyet njëqind vetë, se kurrë nuk humbet. 31. Sa do të rrojmë do të dëgjojmë. 32. S'ka skaje dituria e urtia e njeriut. 33. Shit kalin e mëso djalin. 34. Breshka ferrën do. 35. Burrin e prishin huqet. 36. Druri i thatë nuk drejtohet. 37. Druri ndreqet mbë të njomë. 38. Edhe plaku kur pi verë, kërcen pup si djalë me erë. 39. Edhe shakaja ka kohën dhe vendin e vet. 40. E kam djalin me një dorë, - Po pse? , - sepse pin duhan. 41. E para - bar, e dyta qejf, e treta helm. 42. E para gotë është bar, e dyta ar, e treta sermç, e katërta helm. 43. Fshat e zanat, derë e tabiat. 44. Gotën e parë e pi vetë, të dytën, pi rakia rakinë, të tretën, pi rakia njerinë. 45. Huqi vdes shtatë ditë pas shpirtit. 46. Kali plak nuk mëson revan të ri. 47. Katundi digjet, zakoni s`prishet. 48. Ku janë dy vetë, mos i ban i tretë. 49. Ku di derri, ç`është nderi. 50. Ku janë dy i treti është i tepërt. 51. Kush i vogël e i qërtuar, i madh e i lavdëruar. 52. Lumi shtratin e ndëron, po burrimin s`e ndalon. 53. Ndryshku vjetër dhe zakoni i vjetër, nuk hiqen kollaj. 54. Njerëzit e një barku i bashkon gjaku, pijanecët bardhaku. 55. Rakia marton edhe dhespotin. 56. Rakia është më e mirë se allahu, se rakia merr mendjen e ta kthen prapë, kurse allahu , ta merr e s`ta jep më. 57. Rakia s`din ç`ka është kadia. 58. Rakia nuk zihet mik kurrë, të tradhëton ku s`ta pret mendja. 59. Rakia thotë "Të parën hidhe ti, të tjerat i hedh vetë". 60. Ruaje fjalën kur t'i vijë radha. 61. Rrahe sa të jetë këlysh, se kur të bëhet qen ai të ha. 62. Sa të presin, më mirë priti. 63. Shtëpia me dy të këqija, duhani dhe rakia. 64. Trim i rakisë ashtë ai që s'e pi. 65. Zakoni i ka rrënjët e thella. 66. Vajza ashtë gardh i shkulë. 67. Vajza e kthyer si qerrja e thyer. 68. Vajza për botë, e djali për shtëpi. 69. Xheneti i gruas është nën këmbë të burrit. 70. Kunata, si nata, kunetërit si lugetërit. 71. Kur bëhet gruaja e mençme, plaket burri. 72. Kur fjalosen dy gra, shajnë shoqen e tyre. 73. Kur plaket, s'i duhet as vedit, as të tjerëve. 74. Kur rriten fëmija, prishet shtëpija. 75. Kur të vjen pleqëria, nuk të do as bir, as bija; edhe qeni kur të sheh, ulet në bisht e të leh. 76. Kush ka burrë punëtuar, mban stolira të paçmuar. 77. Kush ta ka nxjerrë synë? - Imi, - prandaj ta ka nxjerrë kaq thellë. 78. Kalit që djerset, e gruas që kjan, mos i xen besë. 79. Kur s'punon fati, kot përpiqet drapni. 80. Ajo që s'arrihet, duket ma e ambël. 81. Bukuria asht si lulja, në të ri lulëzon e në pleqëri të dëshpëron. 82. Bukuria e njeriut është sjellja në shoqëri. 83. Bukuria të habit, bukuria të korit. 84. Bukuria e gruas duket në mëngjes. 85. Bukuria pa dituri, dru e thatë pa stoli. 86. Duaje bukurinë, po mos e zbukuro kot. 87. Dheu i zi bën bukën e bardhë. 88. Gruaja e bukur e vera e ëmbël, farmak për zemër. 89. Gjanë e mirë e duan gjithkush. 90. Ku din qeni t'u marrë erë luleve. 91. Syri zgjedh të bukurën, goja të ëmbëlën, mendja të mirën. 92. Ç'ja ban botës, ia ban kokës. 93. Çfarë mbillet, korret. 94. Çfarë ti bësh nënës, ta bën djali. 95. Gjellën si do ta gatuash, ashtu do ta hash. 96. Kush mbjell erë, korr stuhi. 97. Kush përtyp piper, nuk pështyn sheqer. 98. Një farë që mbillet, do të mbijë. 99. Pushka e çon gjakun te shpia. 100. I ngopuri nuk beson të urtin. 101. I varfëri di shumë, po nuk e pyet njeri. 102. I varfëri vjel rrushin, i pasuri e ha. 103. I varfëri heq sikur ka zënë perëndinë me gurë. 104. I vogli shërbëtor i të madhit. 105. Jetë - kuletë, fukarallëk - maskarallëk. 106. Ka ashtë fuqia, andej asht dhe drejtësia. 107. Atë që merr me një dorë, kthehe me të dyja. 108. Ban mirë e harro, ban lig e kujto. 109. Bëj nder e gjej qeder. 110. Edhe ëngjëlli, edhe djalli, janë brenda tek i gjalli. 111. Edhe kopësht i mbret të jetë, një gjemb brenda do e ket. 112. E keqja nuk harrohet, e mira po. 113. E mira dhe e keqja nuk kanë fund. 114. E mira nuk ka tavan, e liga s'ka taban. 115. Ha njëzet e nëntë kafshita me gjellë, s'thua gjë, të tridhjetën thatë dhe bën kiametin. 116. I ligu kur të hipën mbi shpinë, nuk din me zbritë kurrë. 117. I ligu të puth e të kafshon. 118. I ligu ngatërron dhe yjet në qiell. 119. I mirë sa më s'ka, kur fle nuk ha. 120. Jo i mirë sa të të lëpijnë, jo i keq sa të të pështyjnë. 121. Kur pi ujë, kujto burimin. 122. Kur s'më bën nder, mos më bëj qeder. 123. Malli i keq shifet në bojë, dhe njeriu i keq shifet në sy. 124. Për çdo punë që bënë, mejto se ke edhe vdekje. 125. Pyka e vet e shkyn lisin. 126. Pyll pa derra s'ka. ELBASAN 127. Qen i bardhë, qen i zi, qen i kuq, qen murrash, qen balash, qen është … 128. Qeni kur kërkon të hajë të zonë, vritet. 129. Qepa, qoftë e re, qoftë e vjetër, po era qepë vjen. 130. Qeni edhe me sapun të lahet, era qen do të vijë. 131. Rrit këlyshët të të hanë kokën. 132. Rrufeja nuk bie në hale. 133. Sëpatës bish mos iu ban. 134. Ska din zemra, atje shkon mendja. 135. Të mirën në e hedh prapa, e gjen përpara. 136. Ai që e ka trupin e drejtë, nuk ka frikë se i del hija e shtrembër. 137. Ai që e ka mizën në kapuç, e ka vjedh bletën. 138. Bëni si them unë, e mos bëni si bëj unë. 139. Bie molla që ka krimbin. 140. Buçja po nuk luajti bishtin, nuk i ngjiten qentë prapa. 141. Çika pa nder, si lulja pa erë. 142. E drejta pa forcë, s'të pi ujë. 143. E zuri krimbi peshkun, nuk e zuri grepi. 144. Fajat janë që pjellin ligjin. 145. Faji është jetim, s'i ka dalë zot njeri. 146. Fajin e ka gomari, nuk e ka samari. 147. Fjala e drejtë është e shkurtër, fjala e shtrembër është e gjatë. 148. Gabimi falet njëherë, e jo përherë. 149. Gjithkush ka dy kandarë, një për vete, një për të tjerët. 150. Hatëri të lë pa brekë. 151. Hesapi i qëruar, të nxjerr të nderuar. 152. Ka të mençur për të marrë. 153. Koka e falur s'pritet. 154. Kur falet e liga, dënohet e mira. 155. Kur ke të drejtë, lëviz dhe malet. 156. Kur qeth, bën qime, kur ha, bën thërrime. 157. Kur të gjen një vdekje, të ngushëllojnë; po kur të gjen turpi, ç'të thonë? 158. Kusari para se të vjedh, bën hazër vendin. 159. Kush ha bukë, bën thërrime. 160. Kush ka ngrënë mjaltin, ka mizën pas veshit. 161. Kyçi vihet për të ndershmin, pa rezili shpon murin. 162. Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. 163. Më parë vra ujkonjën: pastaj mbyt këlyshët. 164. Mos pyet si vdiq, po pyet si rrojti. 165. Nderi vjen e ikën, por turpi vjen e nuk ikën. 166. Në të humbi unaza, gishti ta ka fajin. 167. Ngarkoje tjetrin aq sa mban. 168. Nuk është e drejtë me u ba dikujt nanë e dikujt njerkë. 169. S'hahet në vend të djathit. 170. S'hahen bashkë turp e bukë. 171. Zoti vonon, po nuk harron. 172. Vritet faji e jo njeriu. 173. Ariu s'i arrinte dot goricat e thoshte: "Qenkan të pa pjekura". 174. Atij i thonë: "Ja ujku", ay thotë: "Ku është gjurma". 175. Ay që të do, të qorton, ay që nuk të do, të lëvdon. 176. Ç'bluan mendja, zbulon pija. 177. Ç'ka barku, nxjerr bardhaku. 178. Difton fëmija, ç'ka shtëpia. 179. Dinaku hyn në pus e del pa lagur. 180. Dinaku të çon në dyzet çezma e s'të jep ujë. 181. Atdheu e nana nuk harrohen 182. Atdheu mbi të gjitha 183. Ay që lë arën e vet, nget arën e huaj 184. Balta më e ëmbël se mjalta 185. Bijë vendi pikë argjendi Puna; Qëndrimi; Vlera 186. Ai që priton sot, pendohet mot. 187. Bujku i mirë, ia merr me zorr bukën tokës. 188. Burri në shtëpi, si dreqi në xhami. 189. Çelësi që punon, nuk ndryshket. 190. Dembeli është nëna e të gjithë veseve. 191. Dera e përtimit, caku i mjerimit. 192. Dita pa punë nata pa gjumë. 193. Dora me baltë buka me mjaltë. 194. Dora e larë, zorrë e tharë. 195. Edhe ujët po të rrijë në një vend qelbet. 196. Gruaja që nuk do të gatuajë, shosh gjithë ditën. 197. Gjykon puna, s'gjykon guna. 198. Hekuri sa punohet, aq zbukurohet. 199. I mjeri ai që s'mendn për pleqëri. 200. Kau që nuk vete në arë e pret sëpata. 201. Kazma në dorë, buka në gojë; kazma ne katua, trasta del për miell hua. 202. Kush ka turp, vdes për bukë. 203. Kush mori udhë, dhe do të lodhet. 204. Kushtrimi del për të ligshtin, pse trimi kujtohet vet. 205. Lima dalëngadalë bëri tranë gjilpërë. 206. Malet tunden, po nuk bien. 207. Me fal gjakun është burrni. 208. Mos kij turp nga kush s'ka turp. 209. Mos prit të të kërkojë e mira, po kërkoje. 210. Mushka do dru, e demi kular. 211. Mos u fshi si miu prapa poçes. 212. Në kurdhën e nxehtë, s'rrihet me çekan druri. 213. Njeriut iu bëj njeri, qenit bëniu qen. 214. Po kërciti dhëmbët qeni i qëndro me shkop në dorë. 215. Po nuk qau fëmija, nuk i jep nëna sisë. 216. Po nise një udhë, do kaptosh dhe sheshe, dhe male, dhe gurë. 217. Po nuk u turbullua, nuk kthjellohet. 218. Kënga për darkë, brenga për drekë. 219. Ku ka bletë, ka dhe mjaltë. 220. Ku ka zemër ka dhe krahë. 221. Kullote dhinë të të mbushë kusinë. 222. Kur s'ke mbjellë, s'ke çfarë korr. 223. Kur s'ke punë luaj derën. 224. Kush fërkon pulën, ha edhe vezën. 225. Kush fle ngorhtë ka edhe ftohtë. 226. Kush i kullot deshët, ai qeth dhe leshët. 227. Kush nuk di ç'është lodhja, ai nuk di ç'është çlodhja. 228. Kush përton vdes urije. 229. Kush rri në pemë, ha edhe kokrrat. 230. Kush s'punon, dheut i rëndon. 231. Kush zë brumë do të gatuajë. 232. Me mirë "punë e mbarë", se "mirë se të gjej". 233. Mbill me një dorë, korr me të dyja. 234. Me lopatë ari dhe shat argjendi tunden e lëkunden edhe malet nga vendi. 235. Mirë se të gjej, o hija e madhe!- mirë se vjen o dembel hamë- A kamë leje të rri pak? 236. Po pate me hangër rri sa të duash. 237. Mos rri si nusja në dasëm. 238. Moti ndihmon atëqë punon. 239. Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. 240. Nuk mund të dalë punë e madhe nga ai që nuk do të voglën. 241. Një ujë që nuk ecën s'pihet. 242. Paraja nuk i zgjedh njerëzit. 243. Po shkove me të kërciturit gishtërinjtë sot, mos u anko nga të kërciturit e zorrëve nesër. 244. Pula që këndon në mbrëmje nuk bën vezë në mëngjes. 245. Puna e rinisë, jorgan i pleqërisë. 246. Qan ara se nuk i vjen fara. 247. Ruaj dhinë të pish qumështin. 248. Sa më shpejt kositet livadhi; aq më shpejt lind bari. 249. S'bëhet vreshti me urata, po me shata e lopata. 250. S'gjuhet me zagar lidhur. 251. Nuk zihet pleshti me dorashka. 252. Shpjere gojën te buka e jo bukën te goja. 253. Trupi shëndoshet me të punuar, mendja ndërtohet me të mësuar. 254. Ujku e ka qafën e trashë, se ka kambët e shpejta. 255. Vure vezën more pulën. 256. Bukë e hi në shtëpi 257. Çdo hi në vatrën e tij 258. Çdo vlerë t'i vërë vetes një komb, atë i venë dhe të huajt 259. Çdo zog kërkon folenë e tij 260. Dardha bie nën dardhë 261. Derë e botës s'është strehë e kokës 262. Duaje atdhenë si shqipja folenë 263. Duaj at e duaj nënë, por më shumë duaj atdhenë 264. Dy duar për një kokë, koka për atdhenë 265. Dheu zhuritet por bari mbin përsëri 266. Qeni leh tek stani i tij 267. Fjala në vend të huej, bahet gur 268. Guri i rëndë në vend të vet 269. Gjeli në pleh të tij këndon më mirë 270. Gjeli mbret mbi pleh të vet 271. Gjuha dhe njerëzit janë tapia e vendtit 272. Gjuha bashkon kombin 273. Gjuha ruhet atje ku shkruhet 274. I ikuri dhe i vdekuri s'kanë hatër 275. Kur të jesh në dhe të huaj, dita të bëhet një muaj 276. Kush ka vdekë për atdhe, nuk ka vdekë por ka le 277. Mace e botës vjen në shtëpi, për të përmbysur tenxheret 278. Mbrohe atdhenë si shqiponja folenë 279. Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë 280. Nji zogu që i prishet foleja hidhet degë më degë 281. O shtëpi, o bukë e hi, nuk gjendet varri si ti 282. Qeni te shpia e vet gjithmonë asht trim 283. Shqiponja fluturon në qiell, po folenë e bën në tokë 284. Arnaut, he arnaut, në vend të bukës po blen barut 285. Besë e shqiptarit si purteka e arit 286. Dy milion kur hanë bukë, dyqind milion kur bëjmë pushkë 287. Gjakut të derdhur të shqiptarit i bie dielli e nuk e than, i bie shiu dhe nuk e lan 288. Supet e maleve dhe supet e shqiptarit nuk janë kërrusur kurrë 289. Shqipëria është e vogël, po shqiptarët janë shpirtmëdhenj 290. Shqiptari kryet e pren dhe besën s'e then 291. Shqiptari kur jep fjalën, ther djalën 292. Shqiptari me armë e shokë, s'i lutet kurkujt mbi tokë 293. Shqiptari për mik asht tret e asht fik 294. Shqiptari s'ha pulë të ngordhur 295. Shqiptari s'lë hak pa marrë e borxh pa larë 296. Shqiptari shqiptarit nuk ka k'i mburret për trimëri 297. Shqiptarit e ne nga varri me i shku, me e pasë frikë 298. Shqiptari vetin e jep e shokun s'e jep 299. Shqiptari vritet por pushkën nuk e hedh 300. Shqiptari s'e han trupin me bukë 301. Toskë e gegë, pemë nga një degë 302. Kush rren shtetin, rren vetin 303. Ai që ndërton me djersë, mbron me gjak 304. Ai që bahet i butë si dele e hanë ujqtë 305. As veshi të mos mbajë plur, as këmba të mos durojë gjemb 306. Bilbili te kafazi s'këndon nga qejfi, po nga marazi 307. Breshka po ferrën don 308. Buka e botës s'të ngop 309. Buka e botës, laku i kokës 310. Burri nuk shtrihet as për së vdekmi 311. Çdo mal e din barrën e vet 312. Çdo njeri është mbret në shtëpinë e tij 313. Çdo shpresë fluturon me krahët e saj 314. Ç'hall ke, vështroje 315. Dasëm pa mish nuk ka 316. Dasma do mish, lufta do gjak. 317. Dele e butë në qafë të ujkut 318. Dora e huj të krun, po jo ku të kruhet. 319. Ec me këmbë tueja e jo me mend e huaja 320. E di gjalmi ç'ka torba 321. E di vetë gomari ku i vret samari 322. Gunë e huaj s'të mban ngrohtë 323. Gjithkush teshat i lan në shtëpinë e vet 324. Hallet e mia i di trari im 325. Hall me qè e hall me buaj, po më keq me qè të huaj 326. I zoti ia sheh plagën kalit, nën samar, se qiraxhiu, ngrihet e shkon. 327. Jeton bleta majë malit, jeton dhe miza nën bisht të kalit. 328. Kali i botës s'të nxjerr jashtë portës. 329. Kafshata e huaj të mbet në fyt. 330. Këmba e di se ku e vret këpuca. 331. Kur se mbajnë njëzet e katër tuejt, nuk e mbajnë as katërdhetë e tetë të huejt. 332. Kur m'i punonin arat, u liga dhe u thava, kur i punova vet, u maha dhe u ringjalla 333. Kur s'ka trimni, s'ka liri. 334. Kush mba vesh botën, prish kokën. 335. Kush merr mendjen e botës, i sjell dëm kokës 336. Kush s'lufton për liri, robërinë e ka në shpi. 337. Kush unj qafën i bie zverkut. 338. Ku të ha, kruaje. 339. Leku i huj, peshon rëndë në xhep. 340. Liria fitohet e nuk dhurohet. 341. Liria fitohet vetëm me gjak. 342. Liria i ka rrënjët në gjak. 343. Liria nuk blehet me para e me tokë, po fitohet me gjak e me kokë. 344. Lira vjen kur s'i duhesh vdekjes. 345. Më mirë një ditë në liri, se njëqind vjet në robni. 346. Më mirë i lig e i lirë, sesa shëndoshë e me zinxhirë. 347. Më mirë nën hijes ne ferres sime, sesa nën hijen e fikut tonë. 348. Më mirë një ditë gjel, sesa tre ditë pulë. 349. Më mirë Sokol një herë, se sorrë gjithherë. 350.
Attachments: 5380530.jpg (8.9 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Fjal te urta » Fjalë të urta Popullore
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: