Si e mbroj falas kompjuterin tim nga viruset! - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Si e mbroj falas kompjuterin tim nga viruset!
Si e mbroj falas kompjuterin tim nga viruset!
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:40 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Më poshtë po jap mënyrën time si mundohem të trajtoj infektimin e kompjuterit nga parazitat e rrjetit ose ata të marrë me anë të tjera. Secili mund të japë këtu versionin e tij, që të mësojmë nga njëri-tjetri.

Ke një drajv të jashtëm USB, një njeri që ta jep atë, që është marrë nga një Internet Caffe, i lidhur në internet. Ke një kompjuter dhe një virus! Metodat e ndryshme, për të cilat sot edhe mund të paguash, mund të bëjnë që kjo pajisje me vlerë për ata që u hyn në punë të kthehet në normalizim.

Pas tetë vjetësh eksperience thuajse të përditshme me një pajisje të tillë, ka ardhur një kohë kur, për fat të mirë, arrij të kuroj dhe parandaloj çdo infektim të mundshëm nga një ndërhyrje e jashtme. Për këtë përdor katër (pesë, në fakt) programe të cilat secili që është i interesuar mund t'i gjejë falas: i vetmi shpenzim është koha për të gjetur keqbërësin e vërtetë që nuk te lejon të çatosh lirshëm me shokun tënd, apo të shkruash në Word, apo të lundrosh në internet pa merakun se dikush tjetër po regjistron tastet që ti shtyp.

Para se të përmend programet që më ndihmojnë, duhen pasur parasysh këto rregulla:

1. Për internet: Nuk duhet klikuar mbi linke që janë tepër të gjata dhe nga persona apo adresa që nuk janë të njohura për ne (që shpesh na kërkojnë të regjistrohemi). Për faqet me kode të zhbllokimit të paligjshëm të programeve ose për faqe me përmbajtje për të rritur, nuk duhet shkarkuar asgjë.
2. Për kompjuter: Nëse futet një drajv i jashtëm USB dhe eksplorohet dosja e tij, nuk duhet klikuar mbi ndonjë program që është më i vogël se 200 KB. E njëjta gjë vlen edhe kur bëhen shkarkime (në mënyrë ilegale) nga programet LimeWire, eMule etj.

Tani, programet të cilat të shpëtojnë në shumicën e rasteve janë këto.

a. Sandboxie (bën mbështjelljen e një programi të hapur, në një kuti rëre, i cili realisht nuk vepron në llogarinë aktuale të Windows-it)
b. Autoruns (zbulon se cilat programe nisin automatikisht me sistemin) *
c. Process Explorer (zbulon dhe mbyll gjithë shërbimet apo programet që veprojnë realisht në Windows) *
d. TCP View (shikon për portet e hapura në kompjuter, ose ato të mundshme që mund të jenë duke u lidhur me jashtë)
e. Hijackthis (bën thuajse të njëjtën gjë si Autoruns dhe Process Explorer, por ndonjëherë pak më shumë)

Programet me yll (*) janë nga më të rëndësishmet që përdor në rast infektimi ose në kohën e lirë (kur kompjuteri më mbingarkohet papritur). Për masë parandaluese përdor Sandboxie-n (p.sh. tani kam hapur Internet Explorer, por vlen edhe për të instaluar programet e reja në provë). Kur dyshoj për një program, shikoj nëse ai bën ndonjë lidhje kur unë hyj në internet (me TCP View) ose zbuloj se çfarë procesesh të tjera veprojnë nën të (me Process Explorer).

Përderisa kam një laptop të cilin nuk e krahasoj dot me një desktop (nuk dua ta ngadalësoj, nuk kam qejf kur "mundohet" me zhurmë gjatë skanimit në sfond nga një antivirus, dua ta përdor vetëm për punën time) unë nuk kam program antivirusesh. Por mund të ketë nga ata që nuk e përdorin dot menjëherë listën më sipër me softuere. Me informacionet e mia, për të mos e ndërlikuar shumë jetën, mund të përdoret një antivirus falas si Avira (i konfiguruar mirë) dhe shumë kujdes.

P.S.: Asnjëherë nuk do të ketë edhe aq siguri nëse sistemi Windows nuk ka ridatimet (updates) më të fundit. Për këtë, shpesh klikoj në mënyrë manuale te Windows Update (në Start - Programs).

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Si e mbroj falas kompjuterin tim nga viruset!
Page 1 of 11
Search: