Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Zoomi digjital vs. optik
Zoomi digjital vs. optik
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 9:41 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Kur të blini fotoaparat apo videokamerë, dëshironi që të keni zoom sa më të madh, mirëpo ju hutojnë karakteristikat siç janë zoomi digjital dhe ai optik.

Pas numrit të madh të emërtimeve teknike, fshihen zgjidhje të thjeshta. Të përmendim, zoomi optik dhe digjital bëjnë pothuajse të njëjtën gjë, e ajo është - na e rrisin dhe na ofrojnë objektin, që dëshirojmë të fotografojmë apo të incizojmë.

Tek zoomi optik, lenta është ajo që projekton fotografinë në fotoaparat, andaj fitoni fotografi “reale”. Derisa tek zoomi digjital kompjuteri rrit një pjesë të fotografisë dhe krijon një të re – domethënë në mënyrë softuerike i shpikë pikselat që nuk ekzistojnë në vendet ku mungojnë. Fotografitë e tilla në masë të madhe nuk janë të qarta dhe janë me kualitet më të dobët sesa ato që bëhen me zoom optik.

Të gjitha kamerat e sotme kanë zoom digjital, disa me numra si 100, 200, e madje edhe 300. Kjo nuk do të thotë që të tjerat nuk ia vlejnë, ato janë karakteristika, e në të njëjtën kohë edhe numra të mëdhenj shkaku i reklamimit.

Nëse dëshironi të përdorni zoomin digjital, deri në një masë të caktuar ai funksionon. Nëse përdoret së tepërmi, rezultatet janë dëshpëruese dhe në fund nuk do të keni fotografi apo video-incizim që ia vlen. Çdo rritje të fotografisë mund të bëni më vonë në programet grafike, ku sigurisht do të gjeni rezultate më të mira.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Zoomi digjital vs. optik
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: