Ndihmës tek riinstalimi i kompjuterit - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Ndihmës tek riinstalimi i kompjuterit
Ndihmës tek riinstalimi i kompjuterit
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:42 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Riinstalimi i sistemit operativ është një punë e mundimshme dhe që merr kohë, sepse përveç që duhet të instaloni të gjitha programet, është edhe ajo pjesa e mërzitshme e instalimit të driver-ave. Megjithatë, nëse planifikoni të gjitha mirë, mund të kurseni shumë kohë.

Ky tekst u dedikohet përdoruesve të sistemeve më të vjetra operative (Windows XP e 2000), prandaj njihuni me asistentin tuaj gjatë riinstalimeve, programin DriverGrabber.

Edhe pse DriverGrabber që një kohë të gjatë në versionin eksperimental (e ndoshta edhe kurrë nuk do të dal në versionin e vet përfundimtar), e dallon e dhëna që mund të tërheq driver-at nga pajisjet e instaluara harduerike dhe t’i ruaj ata në direktori (folder) prej ku edhe vetvetiu starton.

Nuk keni nevojë ta instaloni, derisa vet veprimi nuk ofron absolutisht kurrfarë mundësive të konfigurimit.

Më saktësisht, pas nisjes së aplikacionit çdo gjë është e automatizuar, prandaj në fund të punës programi vetvetiu ndalet dhe në hartën në të cilën gjendeni do të ju pret një direktori e re me emrin Drivers, në të cilën gjenden të nxjerrë të gjithë driver-at nga kompjuteri.

Që të keni së paku ndonjë mbikëqyrje për kompletimin e punës, mund të shikoni në dosjen DriverGrabber.txt ku edhe gjendet raporti për krejt atë çfarë është bërë.

DriverGrabber punon me procesorët x86 i x64, kështu që mund të ruaj driver-at në sistemet operative 32 e 64. Të përsërisim se programi është jashtëzakonisht i thjeshtë për përdorim dhe përveç kërkesës së shtuar në procesor nuk do të hetoni asnjë shenjë tjetër të punës së programit. Si rezultat përfundimtar do të gjeni një grup direktorish për secilin driver, e në to do të gjenden dosje të ndryshme .dll e .sys.

Karakteristikat

Programi: DriverGrabber

Çmimi: Falas

Madhësia: 1 MB

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Informatika » Ndihmës tek riinstalimi i kompjuterit
Page 1 of 11
Search: