Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Trup i shendetshem, ja mineralet qe nevojiten
Trup i shendetshem, ja mineralet qe nevojiten
PiratiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 1:13 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese

Janë gjashtë mineraleve më të rëndësishme që na ndihmojnë të kemi një jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.

Hekuri
Gjendet në sasi të mjaftueshme në mish të kuq dhe është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese.

Kromi
Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit, për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Nivelet optimale të kromit për të krijuar trup të shëndosh janë së paku 200 miligramë në ditë.

Kalciumi dhe magnezi
Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurr dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. Për të pasuruar nivelet e kalciumit dhe magnezit në dietën tuaj provo të shtosh në dietën tuaj produktet të qumështit (natyrale), ushqime deti, perime me gjethe jeshile, si dhe arrat dhe lajthitë.

Seleni
Ky është një mineral që forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E. Për të shtuar nivelet tuaja të selenit ushqehu me ushqime të detit si dhe mish organesh. Vegjetarianët ndoshta duhet të mbështeten në suplementar për shkak të sasisë së vogël të selenit në dietat vegjetarian.

Kaliumi
Nivelet adekuate të kaliumit ndihmojnë të mirëmbajmë shtypje normale te gjakut, përmirësojmë shëndetin e muskujve, si dhe të rregullojmë funksionet e sistemit nervor. Nivelet e ulëta të kaliumit rezultojnë në dobësi, ngërçe dhe plogështi të muskujve. Nivelet e kaliumit bien kur njeriu bën ushtrime fizike intensive.

Attachments: 9472504.jpg (9.6 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Trup i shendetshem, ja mineralet qe nevojiten
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: