Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Kolesteroli (yndyra në gjak)
Kolesteroli (yndyra në gjak)
KosovaPcDate: E Martë, 30.November.2010, 6:55 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Administrators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Kolesteroli ndihmon trupin per te prodhuar qeliza te reja , izolon nervat dhe krijon hormone. Normalisht, melçia prodhon gjithe sasine e kolesterolit qe ka nevoje trupi. Kolesteroli mund te hyje ne trup edhe nga dieta, si psh nga ushqimet qe prodhohen nga kafshet; qumeshti, vezet dhe mishi. Shume kolesterol ne trup rrit shancet per te patur semundje te zemres dhe eneve te gjakut.

Si shkaktohen semundjet e zemres nga kolesteroli?

Kur ka shume kolesterol ne gjak, depozitohet ne muret e arterieve. Arteriet ngushtohen dhe rrjedhja e gjakut qe funizon muskut e zemres ngadalesohet ose bllokohet. Gjaku funizon zemren me oksigjen dhe nqs. nje sasi e mjaftueshme oksigjeni nuk arrin ne zemer ju mund te keni dhimbje ne gjoks. Ne rastet kur ka bllokim te plote te funizimit te zemres me oksigjen rezultati eshte atak ne zemer.

Ne trup ndodhen 2 lloje kolesteroli: Lipoproteine me dendesi te vogel (Kolesteroli i keq) dhe me Lipoproteine dendesi te madhe (kolesteroli i mire). Keto jane dy format qe kolesteroli udheton ne gjak. Kolesteroli i keq ka pak proteina dhe shume kolesterol, ndersa Kolesteroli i mire ka shume proteina dhe pak kolesterol.

Kolesteroli i keq eshte burimi kryesor i bllokimit te arterieve. Kolesteroli i mire punon duke pastruar kolesterolin nga gjak.

Trigliceridet jane nje yndyre tjeter ne gjak. Studimet tregojne qe nivelet e larta te tyre ne gjak jane te lidhura me semundjet e zemres.

Cilat jane simptomat e kolesterolit te larte?
Kolesteroli i larte nuk ka simptoma., keshtu qe shume njerez nuk e kuptojne kur kane nivel te larte kolesteroli. Per kete arsye eshte shume e rendesishme qe te dini se cfare niveli kolesteroli keni dhe te ulni nivelet sepse nivele te ulta pakesojne shancet per tu semurur nga zemra dhe ne rast se keni semundje te zemres pakeson shancet e vdekjes nga keto semundje.

Cilat jane nivelet e kolesterolit qe duhet te mbani?
Çdo njeri mbi moshen 20 vjeç duhet te kontrolloje nivelet e kolesterolit ç’do 5 vjet. Testi qe behet quhet profili i lipoproteines. Ky test perfshin:

•NIveli i pergjithshem i kolesterolit
•Nivelin e Kolesterolit te keq
•Niveli i Kolesterolit te mire
•Trigliceridet

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Kolesteroli (yndyra në gjak)
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: