Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Nje filxhan kafe ne dite te mbron nga alzhajmeri
Nje filxhan kafe ne dite te mbron nga alzhajmeri
EdiDate: E Dielë, 05.December.2010, 2:57 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Një filxhan kafe në ditë mund të parandalojë disa forma të demencës, siç është sëmundja e alzhajmerit. Këtë e thekson një grup studiuesish amerikanë, në një studim të publikuar në revistën “Journal of Neuroinflammation”. Studiuesit kanë vërtetuar se një dozë e përditshme kafeine i ndihmon njerëzit të mbrojnë trurin nga efektet negative të kolesterolit, i cili është i lidhur ngushtë me sëmundjen. Për të arritur në këtë përfundim, është ekzaminuar efekti i kafeinës në barrierën hemato-encefalike, një mekanizëm natyror që ndalon substancat helmuese të kalojnë nga gjaku në tru.

Eksperimentimet e studiuesve amerikanë
Aktualisht, nuk ekzistojnë kura për alzhajmerin dhe mjekët nuk mund të bëjnë asgjë për të ndaluar zhvillimin shkatërrues të sëmundjes. Sipas studiuesve, për këtë arsye zbulimi i efekteve të dobishme të kafeinës mund t’i ndihmojë shkencëtarët të gjejnë një metodë për të ndaluar zhvillimin e sëmundjes. Studimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të kolesterolit, të pranishme tek ushqimet e yndyrshme, mund të shkaktojnë humbje në barrierë. Kjo në një farë mënyrë sjell shkatërrimin e qelizave të trurit, njësoj siç ndodh te pacientët e prekur nga alzhajmeri.

“Ndihmon barrierën hemato-encefalike të mbetet e paprekur”
Eksperimentet e studiuesve amerikanë janë kryer te lepujt e ushqyer me një dietë të pasur me yndyra. Kaviet i janë nënshtruar një doze 3mg kafeine në ditë, e barabartë me një filxhan kafeje. Pas 12 javësh, studiuesit kryen disa teste të tjera dhe zbuluan se barriera hemato-encefalike ishte më e paprekur te lepujt që kishin marrë kafeinë. “Kafeina duket se bllokon shumë nga efektet shkatërruese të kolesterolit, të cilat krijojnë humbje në barrierën hemato-encefalike”, është shprehur Jonathan Geiger, një nga kërkuesit e studimit. “Nivelet e larta të kolesterolit janë një faktor i lartë rreziku për sëmundjen e alzhajmerit. Ndoshta kjo gjë mund ta komprometojë mbrojtjen natyrore të barrierës hemato-encefalike. Për herë të parë kemi vërtetuar se konsumimi i vazhdueshëm i kafeinës mbron barrierën nga kolesteroli”, shton ai.

Mbron zemrën
Studimet mbi të mirat e kafesë ndaj sistemit kardiovaskular janë nga më të ndryshmet. Kafeja mund t’i bëjë mirë zemrës. Një grup studiuesish europianë kanë prezantuar disa të dhëna që do t’u pëlqejnë shumë konsumatorëve të pijes së zezë. Sipas studimit të bërë te një numër personash me probleme kardiovaskulare është vënë re se sa më shumë kafe që pinin, aq më i vogël ishte rreziku për t’u prekur nga infarkti.

Studime të tjera
Studiuesit kanë ekzaminuar 1369 persona të prekur nga infarkti prej vitit 1992 deri në 1994-n. Gjatë një periudhe kohe që qëndruan mbyllur në një godinë, pacientët iu përgjigjën edhe një pyetësori i cili, ndër të tjera tregonte sa kafe kishin konsumuar 12 muaj para infarktit. Tre muaj pas vizitës së parë ata u vizituan sërish nga studiuesit dhe u mbajtën nën vëzhgim për tetë vite me radhë. Gjatë këtij studimi humbën jetën 289 persona. Këtu filluan të shfaqeshin edhe të papriturat: të pasionuarit pas kafesë ishin më pak të rrezikuar nga infarkti. Pra, sa më shumë kafe të pish aq më mirë është.

Po si është e mundur atëherë që disa kërkime të bëra pak kohë më parë dilnin në përfundimin se kafeja nuk i bën mirë zemrës? “Rezultatet për efektet e kafesë mbi sistemin kardiovaskular janë kundërshtuese dhe kjo është e vërtetë. Gjithçka varet nga mënyra se si kryhen këto studime: për shembull, një gjë është të bësh një studim të gjatë ku rrezikon t’i atribuosh kafesë efekte të cilat varen nga ndryshimet në stilin e jetesës dhe një gjë krejtësisht tjetër është të bësh një studim-kontroll të gjatë ku pacienti pyetet se sa kafe konsumonte para infarktit. Në këtë rast ndodh shpesh që pacientët ta shtojnë ose ta pakësojnë dozën e kafesë sipas asaj që ata dinë. Për shembull, në bazë të studimeve të bëra më parë, që kafeja të bën keq, ata mund ta ulin dozën, duke parandaluar që rreziku i infarktit të jetë shumë më i madh. Po t’u hedhësh një sy studimeve të bëra deri tani, duket se ato që kanë zgjatur për një kohë të gjatë kanë dalë në përfundimin se kafeja nuk e rrit rrezikun kardiovaskular. Studimet e bëra para 25-30 vjetësh kanë treguar shpesh një efekt negativ të kafesë, ndërkohë që ato të kohëve të fundit shohin një veprim mbrojtës”, shpjegon një specialiste.

Përbërësit
Një kaos i vërtetë, vlen të thuhet, për pijen më të preferuar nga të gjithë njerëzit. “Një motiv tjetër për ndryshimin e të dhënave qëndron te fakti se kafeja nuk është gjithmonë e njëjta. Ekspresi ndryshon nga kafeja e filtruar amerikane, ose nga kafeja shumë e zier si ajo turke. Për shembull kjo e fundit duke qenë se është e pafiltruar rrit kolesterolin LDL”, thotë ajo. Përveç kësaj ka edhe informacione të tjera: me përdorimin e përditshëm të kafesë bëhemi imunë ndaj disa përbërësve të saj, mes tyre kafeina, dhe si pasojë rezultati mbi gjendjen e përgjithshme shëndetësore mund të ndryshojë nëse jemi ose jo konsumues të rregullt. “Një shembull? Dimë se kafeja ka një efekt negativ mbi metabolizmin e sheqernave, por në periudha të zgjatura kjo zhduket. Gjithsesi disa studime kanë treguar se të konsumosh më shumë se disa filxhanë kafe në ditë zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2”, thotë ekspertja

Sa filxhanë kafe duhen pirë në ditë
“Efekti final i kafesë varet nga një numër i madh faktorësh: si është përgatitur kafeja, sasia e pirë, gjendja shëndetësore e personit etj. Janë shumë elemente, me qëllim që përgjigjja e pyetjes të jetë e thjeshtë. Këshilla më e mirë është të mos e teproni. Katër filxhanë kafe në ditë nuk kanë efekt negativ mbi shëndetin kardiovaskular, si për ata që kanë kaluar një infarkt, ashtu edhe për personat që gëzojnë shëndet të plotë”, përfundon specialistja.

Attachments: 3195060.jpg (7.6 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Nje filxhan kafe ne dite te mbron nga alzhajmeri
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: