mjeksi - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » mjeksi
mjeksi
EdiDate: E Dielë, 05.Dhjetor.2010, 11:39 PM | Message # 1
Toger
Group: Checked
Messages: 74
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Si te ruajme shendetin? 10 keshilla te nevojshme qe duhet te ndiqni.

1.Luleshtrydhet jane nje ushqim i pasur me vitamine K, e cila i ben kockat
tuaja te forta.
2. Shumekush nga ne, merr sasine e dyfishte te kripes qe na nevojitet.
Jeni lodhur nga dietat per te rene nga pesha dhe per te mbajtur trupin ne
forme?!!! Ndaloni duhanin e bashke me te edhe gjimnastiken. Ja disa keshilla
te eksperteve te shendetit nga e gjitha bota, se si te shmangim problemet
shendetesore.

1. Nese doni te shmagni varicet venoze, beni kontrolle mjekesore…
Shume gra, mbi moshen 30 vjec vuajne nga dhimbja dhe shfaqja e variceve, por
vetem duke mbajtur sistemin digjestiv ne levizje, mund te gjeni celesin e
shmangies se ketij problemi. Specialisti American i venave, Dr. Luis Navarro
keshillon: Grate mund te parandalojne shfaqjen e varikozes duke zgjedhur
ushqime te pasura me produkte te bimeve me kercell, (fibra) gruri, orizi,
etj, te cilat ndikojne ne funksionimin e rregullt te organeve te brendshme
si dhe rregullojne levizjen e muskujve, ne rastet kur vuani nga gjymtyret e
poshtme. Evitoni dhe qendrimin ulur me kembet kryqezuar.

2. Nese doni te shmangni problemet me syte, kontrollojini here pas here…
Duhet te beni nje vizite te syve cdo 2 vjet, nese nuk deshironi te vini syze
apo lente kontakti,- keshillon Victoria Ellen nga Kolegji i Optometrise. Nuk
duhet te kujtohemi per kontrollin e tyre vetem ne ato raste kur pesojme
aksident apo kur kemi pamje te turbulluar. Optometristet ngulmojne ne
gjendjen shendetesore te njeriut duke filluar qe nga shqetesime te tilla si
diabeti, presioni i larte i gjakut, skleroza, si dhe tumoret ne tru.

3. Nese doni te rrisni imunitetin e organizmit, beni gjume te rehatshem…
Shume nga ne nuk bejne gjume te qete ose flene pak. Profesori amerikan Joan
Shaver thote: “gjumi i pamjaftueshem ndikon ne funksionet fizike, gjendjen
shpirterore dhe perqendrimin. Dobeson sistemin imunitar, fillon dhimbja e
kokes dhe mund te coje edhe ne depresion”. Njerezit me semundjen e
pagjumesise nuk qendrojne dot ne stabilitet social, sapo nisin nje pune, nuk
e perballojne dot dhe detyrohen ta lene.

4. Nese doni te jeni energjik gjate gjithe dites, filloni me “fibra” qe ne
mengjes…
Shume nga ushqimet e vecanta ndikojne ne mireqenien tone, por specialistja e
dietave, Annie Jefferson, tregon se nje ndryshim i vecante qe rrit nivelin e
energjive ndodh kur njeriu ha per mengjes nje ushqim te pasur me fibra.
Eshte provuar se fibra rrit nivelin e energjive, ka nje efekt pozitiv ne
funksionimin e organeve. Ju mban ne forme per nje kohe te gjate dhe
gjithashtu nuk ndikon ne shtim te peshes.

5. Nese doni te shmangni osteoporozen, merrni vitamine K…
Osteoporoza shfaqet ne nje ne cdo tre gra te moshes mbi 50 vjec ne Britani
dhe faktoret qe e shkaktojne jane menopauza e hershme, anoreksia si dhe
perdorimi per nje kohe te gjate i kortikosteroideve. Siofra Sharpe, nga
Shoqata Nderkombetare e Osteoporozes, rekomandon ngrenien e luleshtrydheve
gjate sezonit te tyre te prodhimit
Keto jane produkte te pasura me vitamina K qe eshte indentifikuar si nje
trajtues i efektshem i osteoporozes. Kerkimet kane treguar se vitamina K.
kontribuon ne eliminimin e problemeve te kockave.

6. Nese ju doni te dobesoheni dhe te rrini te dobet…
Sipas ekspertit nutrionist australian ,Kelly Hogan, bajamet, lajthite, arrat
rrallehere shkaktojne probleme ne shtimin ne peshe. Keta ushqyes permbajne
lende, kalori e vitamina, aq sa per te shuajtur urine per 2 ore, ndersa po
te jene te nje kualiteti te keq shuajne urine vetem per 30 minuta. Por jo
vetem kaq. Ato permbajne fitokimikate,
( perberje antioksidante, antibakteriale dhe anti- inflamatore) te cilat
reduktojne rrezikun e kancerit ne shume organe te brendshme dhe gjithashtu
luftojne artritin. Vetem perpiquni qe te mos jene te perpunuara me shume
kripera.

7. Nese doni te mbroni trurin tuaj, konsumoni acid folik…
Nese nuk keni nje nivel normal te acidit folik ne dieten tuaj, jeni te
rrezikuar nga shfaqja e Alzheimers, thekson shkencetari amerikan Judi Adams.
“Acidi folik gjithashtu redukton rrezikun e kancerit si dhe rregullon
nivelin e homokisteines, nje aminoacid qe lufton semundjet e zemres dhe e
forcon ate.Agrumet, jane nje ushqim po aq i dobishem sa dhe buka apo
brumerat.

8. Nese doni te shmangni semundjet e zemres…
Eksperti amerikan i dhembeve, Dr. Kenneth Bueltmann, thote se femrat qe
bejne “floos” ne dhembet e tyre me shume se dy here ne dite, kane nje
buzeqeshje te bukur por “floosing” shkaterron bakteret e dhembeve te cilat
shkaktojne semundje kronike. Nje infeksion i gojes, nenkupton bakterin i
cili futet ne gjak, kontribuon jashtezakonisht ne semundjet e zemres,
diabetin dhe ne rruget respiratore. Nje rrezik perben edhe kur je shtatzane.
Nese eksizton dhe nje semundje tjeter kronike, femija juaj mund te linde
parakohe.

9. Kujdesuni qe presioni i gjakut te jete ne nivel normal…
Nga presioni i larte i gjakut vuajne nje ne cdo tre te rinj ne Britani si
dhe shume gra te moshes 35 deri 55 vjece. Dona Roberts, menaxhere ne
fushatat per Shoqaten e Presionit te gjakut, kujton: “te shihen me kujdes
etiketat e ushqimeve, per sasine e “fshehur” te kripes, sepse kjo eshte
rruga kryesore nga e merrni, nepermjet ushqimeve. Per shembull, nje pjese e
holle e nje pice mesatare, permban 20% te kripes qe rekomandohet te marre ne
dite nje njeri. Shume nga ne marrin ne dite dyfish - sasi te kripes, shume
me teper sesa ka nevoje organizmi”. Reduktimi i kripes eshte nje nga
faktoret me te rendesishem ne uljen e presionit te gjakut.

10. Nese doni te mos keni dhimbje koke, perdorni peshkun…
Japonezet kane nje shkalle te ulet te depresionit sepse ata perdorin ne
gatim vajin e peshkut. Nutrionisti, Fabienne Garceau thote se ne akoma nuk
arrijme te perceptojme mesazhin kur flitet per kete acid yndyror. Britaniket
nuk para e perdorin peshkun, vetem 11 % e tyre mund te marrin nje here ne
jave. Ndaj nuk eshte per t’u habitur kur shohim se njerezit jane gjithnje te
tensionuar. Nese nuk jeni nje ngreness i peshkut, mund te provoni me veze te
freketa pule, te cilat jane shume te perdorshme edhe si diete.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » mjeksi
Page 1 of 11
Search: