Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen? - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?
Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?
GentiDate: E Mërkurë, 08.Dhjetor.2010, 4:14 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Në menopauzë, valët e nxehtësisë shfaqen te 75 për qind të grave. Disa gra, kanë valë të nxehtësisë disa muaj, ndërsa disa pesë vjet e më gjatë.
Te shumica e grave shfaqen 4 deri 5 herë në ditë, ndërsa te disa madje edhe çdo dhjetë minuta. Valët drejtpërdrejt i shkakton rënia e nivelit të estrogjenit, që mund të ndikojë në termostatin e trurit, kështu ndodh rritja e përnjëhershme, por e shkurtër e temperaturës trupore. Trupi, këtë temperaturë mundohet ta lëshojë me djersitje, që mund të shoqërohet me të rrahurat e zemrës dhe marramendje.

Sulmet e nxehtësisë zakonisht zgjasin ndërmjet një dhe tri minutave, që janë shenjat më klasike të klimakteriumit dhe arsyeja më e shpeshtë për shkak të së cilës gratë kërkojnë ndihmën mjekësore.

Këshillohet shmangia e kafeinës, koka kolës, çajeve dhe çokollatës së nxehtë. Shërimi hormonal i largon ose i zvogëlon valët e nxehtësisë, që në muajin e parë të përdorimit.

Attachments: 0362728.jpg(32Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Çka janë valët e nxehtësisë dhe si të pengohen?
Page 1 of 11
Search: