Stërvitjet duhet të fillojnë me mjek - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Stërvitjet duhet të fillojnë me mjek
Stërvitjet duhet të fillojnë me mjek
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 9:51 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Edhe nëse nuk keni kurrfarë problemesh shëndetësore dhe ndjeheni plotësisht të shëndoshë, këshillohet të bëhet kontrollim i plotë i zakonshëm mjekësor para se të fillohet me trajnim.

Para se të fillohet me programin e stërvitjes, është e pashmangshme vizita e mjekut sidomos nëse jeni fillestar. Kontrolli i zakonshëm, do t’u mundësojë që së bashku me mjekun tuaj të zgjidhni programin i cili më së miri përputhet me situatën tuaj të tanishme.

Është i nevojshëm kontrolli, veçanërisht në qoftë se:
* Keni diagnozë për ndonjë problem me zemrën ose tension të lartë;
* E keni kaluar jetën në pritje, ulur dhe pa ushtruar më shumë se një vit;
* Keni mbi 65 vjet dhe zakonisht nuk ushtroni;
* Sapo keni lindur apo jeni në shtatzëni të rrezikshme;
* Keni diabet;
* Ndonjëherë keni dhimbje të pashpjegueshme gjoksi, marramendje ose të përzier;
* Jeni në faze të shërimit nga ndonjë lëndim apo sëmundje;
* Keni ndonjë lloj tjetër gjendjeje të veçanta mjekësore.

Njerëzit zakonisht vendosin të fillojnë me një program-stërvitje intensive për dy shkaqe më të shpeshta: për të humbur peshë ose për të përmirësuar shëndetin. Megjithatë, dyja arsyet janë të lidhura dhe zakonisht shkojnë së bashku.

Kjo është mënyra më e mirë për të kontrolluar suksesin tuaj dhe progresin tuaj. Ju do të keni njohuri në ndryshimet në peshë dhe përkatësisht do të mund ta rregulloni rrjedhën e ushtrimit.

 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Stërvitjet duhet të fillojnë me mjek
Page 1 of 11
Search: