Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Kur duhet të jepen antibiotikë?
Kur duhet të jepen antibiotikë?
GentiDate: E Hënë, 13.December.2010, 12:26 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Nëse mjeku juaj ka përshkruar antibiotikun, ia jepni fëmijës saktësisht ashtu siç është përshkruar nga mjeku - në dozën e caktuar dhe periudhat kohore të caktuara për t’u arritur efekti maksimal.
Ndalja e parakohshme e dhënies së antibiotikut para kohës së përshkruar është kundërproduktive, bile edhe nëse fëmija ndjehet dukshëm më mirë. Ndërprerja e terapisë para kohe mund të çojë në atë situatë që fëmijës tuaj do t’iu duhet antibiotikë shumë më të fuqishëm për të mjekuar infeksionin e caktuar, çka do të thotë se zhvillohet rezistenca e baktereve ndaj antibiotikëve.

Gjithmonë tregoni mjekut ose farmacistit për barnat tjera eventuale që fëmija i juaj merr, mos shfrytëzoni suspenzionin e antibiotikut më parë të hapur, por edhe vërtetojeni afatin e përdorimit, Nëse përdorni suspenzion, tunde mirë para përdorimit.

Ikni dhënies së antibiotikut pasi fëmija të ketë ngrënë, sepse mund të ngadalësohet përthithja e antibiotikut, si dhe mos i merrni me qumësht ose me antacid antibiotikët e grupit të tetraciklinave.

Vështroni të gjitha reaksionet e pazakonshme derisa fëmija është në terapi me antibiotikë dhe nëse urina e fëmija ndërron ngjyrën (bëhet e mbyllët), ka kruarje ose ka të ënjtur (edema), menjëherë drejtojuni mjekut.

Shumë antibiotikë në mesin e të cilëve janë edhe ampicilinat, amoksicilina etj, mund të shkaktojnë efekte anësore të padëshiruara siç janë: mundimi në lukth dhe barkqitja e herëpashershme, por që nuk janë arsye për ndërprerje të terapisë.

Attachments: 2099479.jpg (18.3 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Shkenca dhe Teknologjia » Mjeksia & Shendeti » Kur duhet të jepen antibiotikë?
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: