Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi norm - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi norm
Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi norm
PiratiDate: E Shtunë, 04.Dhjetor.2010, 1:02 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Me kryqëzimin e tri llojeve të specave djegës anglezët kanë fituar ‘viperin’, specin rekord djegës prej të cilit menjëherë sytë u mbushen me lot, fyti ju djeg, hunda fillon të ju rrjedhë dhe shumë gjëra tjera. Shpresojmë se qëllimi i tyre ka qenë vetëm të hyjnë në librin e rekordeve ‘Guinness’ dhe jo ta shesin këtë spec magjik.

Ky spec ka 1.359/000 njësi ‘Scoviell’ i cili matë praninë e ‘kapsaicinit’ prej të cilit vjen edhe djegësi në spec. Kapsaicinoidët varen në receptorët që masin nxehtësinë. Receptorët e aktivizuar dërgojnë sinjal në tru, pas kësaj truri aktivizon reagimin e organizmit, i cili ndryshon prej personit në person, ndërsa manifestohet me puls të përshpejtuar, djersitje, lirim të endrofinës etj.

Sa për krahasim, speci më i njohur djegës në botë ‘jalapeno’ përmban vetëm 2500 deri në 5000 njësi ‘Scoviell’, që është 270 herë më pak, derisa speci djegës që mbante rekordin e deritashëm ‘bhut jolokia’ ka 1.001.304 njësi dhe ka qenë e regjistruar në librin e rekordeve ‘Guinness’.

Rritësi i këtij speci vrasës Gerald Fowler tha “Kjo është e dhimbshme po që se e han. Ua mpin gjuhën, ndërsa ua djeg lukthin. Nxehtësia që shkakton mund të zgjasë deri në një orë dhe gjatë asaj kohe nuk keni vullnet të flisni me askënd dhe të mos bëni asgjë. Por nxit edhe një lloje vërshimi të çuditshëm të endorfinës, ju bën të ndiheni për mrekulli!”.
Ndërsa kështu duket njëri nga testimet e Naga Viperit të postuar në YouTube.

Attachments: 2973127.jpg(17Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Speci më djegës në botë, 270 herë më i fortë se djegësi norm
Page 1 of 11
Search: