U përpoq ta kapte hajnin, e larguan nga puna - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » U përpoq ta kapte hajnin, e larguan nga puna
U përpoq ta kapte hajnin, e larguan nga puna
PiratiDate: E Shtunë, 04.Dhjetor.2010, 1:03 AM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Keith Ireland pa hajnin të largohej nga dyqani dhe ia hodhi shishen dylitërshe të Coca Colas, vrapoi drejt tij në parking, regjistroi numrat e tabelave të automobilit dhe thirri policinë.

Policët shpejtë e identifikuan makinën me të cilën u arratis hajni dhe e arrestuan. Ireland ishte krenar për reagimin e tij, sidomos kur prokurori e quajti hero, por punëdhënësi i tij e shikoi këtë mesele ndryshe.

Ky tregtar 56 vjeç u suspendua vetëm një ditë pas plaçkitjes, ndrysa së shpejti edhe do të largohet nga puna. Kjo ndodhi para dy muajsh, ndërsa Ireland ende nuk e ka të qartë pse e humbi punën.

Në dokumentet që ia dorëzoi ish shefi i tij në entit për punësim thuhet se “u largua nga vendi i punës pa leje”. Zëdhënësja e kompanisë Hessa, Lorrie Hecker, tha se kompania nuk diskuton për gjërat personale të personelit dhe Ireland ka shkelur disa rregullore të kompanisë, por nuk dha më shumë detaje.

Attachments: 5760721.jpg(14Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » U përpoq ta kapte hajnin, e larguan nga puna
Page 1 of 11
Search: