Sa gjera mund te behen gjate gjumit? - Forumi Kosova Pc
Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
Page 1 of 11
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Sa gjera mund te behen gjate gjumit?
Sa gjera mund te behen gjate gjumit?
PiratiDate: E Martë, 30.Nëntor.2010, 10:02 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Duket si shaka, por shkencëtarët e kanë përkufizuar edhe me një term, “sexonia”, formën më të re e më të sikletshme të somnambulizmit, i cili bën që, sidomos meshkujt të bezdisin seksualisht partneret, madje edhe të përballen me akuza dhunimi, për shkak se kanë hyrë pa e ditur në krevatin e ndaluar.

Ndërsa te gratë shfaqet shpesh me masturbimin kompulsiv, por edhe me zgjatjen e duarve drejt partnerit.
Dy autorë amerikanë janë marrë gjerësisht me këtë problem. Njëri në revistën shkencore “Sleep” (gjumi), ndërsa tjetri në sitin e internetit sleepsex.org”, ku ka grumbulluar edhe dëshmitë e pacientëve të shumtë, të cilët në përgjithësi janë nën ankthin se një sjellje e tillë do t’u dëmtojë raportin me partnerin, në raste të caktuara, duke rrezikuar edhe divorcin.
Edhe pse nuk mungojnë as çiftet që e vlerësojnë këtë formë sjelljeje “pa kokëçarje” si diçka të bukur e të veçantë.

Shkaqet e këtij shqetësimi janë ende të panjohura. “sexonia mund të jetë një problem real”, shpjegon psikologu Atonio Zadra: “Dimë që gjatë somnambulizmit mund të vihen në jetë disa veprime që i kryejmë kur jemi zgjuar, siç është ecja apo të ngrënit”.
Kështu ndodh edhe me seksin, pse jo, “por nuk mund të përjashtojmë faktin se shpesh bëhet fjalë veç për justifikime”, vëren psikologu. “Për të qartësuar më tej fenomenin, duhen kryer teste laboratorike”.

Mbetet fakti që deri tani nuk ekziston asnjë lloj terapie për të kuruar këtë shqetësim. Dy shkencëtarët amerikanë u këshillojnë pacientëve t’i kërkojnë ndihmë partnerit, e të mos u drejtohen mjekimeve apo substancave që mund të përkeqësojnë. U thonë që në mungesë të ndonjë këshille të saktë, më mirë të flenë veç e veç apo në krevate të ndarë.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Sa gjera mund te behen gjate gjumit?
Page 1 of 11
Search: