Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Njeriu me i shkurter ne bote
Njeriu me i shkurter ne bote
PiratiDate: E Martë, 30.November.2010, 10:04 PM | Message # 1
Major
Group: Checked
Messages: 119
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Kolumbiani 24-vjeçar mori titullin e njeriut më të shkurtë në botë. Edward Nino Hernandez është i gjatë 70 centimetra, ndërsa peshon gjithsej dhjetë kilogramë.

“Ai nuk është rritur që prej moshës dyvjeçare” tha Noemi Hernandez, nëna e njeriut më të shkurtër në botë, i cili kohë më parë e regjistroi rekordin e tij në Librin e Rekordeve Guinness.

“Mjekët nuk kanë ditur të na japin një përgjigje pse Hernandez ka mbetur kaq i shkurtër. Kurrë nuk na kanë dhënë diagnozën”, tha nëna e Edwardit, duke shtuar se kur lindi djali i saj ishte 38 centimetra i gjatë dhe peshonte 1.5 kilogramë.

Gjatësia nuk i pengon edhe në planin e dashurisë. Ai tha se ka parë fotografinë e vajzës më të shkurtër në botë e cila jeton në Indi dhe ka filluar të interesohet për të.

“Unë kam një të dashur ajo po ashtu është nga Bogota, quhet Fanny, është 18 vjeçe dhe është e gjatë 1.5 metra”, tha Nino.

Përndryshe kolumbiani i ri titullin e njeriut më të shkurtë në botë do ta mbajë vetëm për disa muaj.

Khagendra Thapa Magar nga Nepali në tetor mbushë 18 vjet dhe atëherë do t’ia rrëmbejë titullin Ninos. Thapa Magar është i gjatë vetëm 56 centimetra dhe tashmë është shkruar në Librin e Rekordeve Guinness si tinejxheri më i shkurtër në botë. Sa për rikujtim, njeriu më i shkurtër në botë më herët ka qenë He Pingping nga Kina, por ai ndërroi jetë më 13 mars.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Kuriozitete » Njeriu me i shkurter ne bote
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: