Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Role me kikirikë
Role me kikirikë
GentiDate: E Shtunë, 04.December.2010, 12:35 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline
Nevojiten:

* 250 gr arra të grira
* 250 gr sheqer
* 200 gr çokollatë për gatim
* 250 gr biskota
* 200 ml ujë
* 250 gr kikirikë të pjekur të grirë
* 250 gr gjalpë
* 250 gr sheqer pluhur

Përgatitja:

E ziejmë sheqerin dhe ujin dhe e hedhim në enën më biskotat e thërrmuara. I shtojmë arrat e grira. E thyejmë çokollatën në enë dhe përziejmë, derisa të shkrihet.

Fillojmë me përgatitjen e kremit.

Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe sheqerin pluhur dhe i rrahim me mikser. I shtojmë kikirikët dhe përziejmë me lugë.

Në tavolinën e punës vëmë një copë flete plastmasi. Sipër fletës së plastmasit e vëmë masën për role dhe e mbulojmë me një fletë tjetër plastmasi. Me petës, nga peta bëjmë formë drejtkëndëshe për role. E largojmë fletën e plastmasit të sipërme dhe sipër e vëmë kremin. Me ndihmën e fletës së plastmasit, e mbështjellim rolenë dhe e lëmë të ftohet.

Rolenë e shtrënguar e shpalosim nga fleta e plastmasit dhe e presim në copë. Copët e rolesë me kikirikë i rendisim shkallë-shkallë në pjatë për ëmbëlsira.

Me këtë ëmbëlsirë rekomandohet vera e thatë e bardhë.

 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Role me kikirikë
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: