Kliko për të hyrë
Kliko për tu regjistruar nëse nuk e keni bërë deri tani!

www.KosovaPc.Tk · [ Postimet e Reja · Antarët · Rregullat dhe Ndihma! · Kërko · RSS ]
 
Prezantimi
Tema Shoqërore
Romanca
Lajme
Receta Gatimi
Psikologjia
Shëndeti
Informatika
Sport
Argëtim & Zbavitje
...Ndihma!
  • Page 1 of 1
  • 1
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Tortë Tenerina
Tortë Tenerina
GentiDate: E Shtunë, 11.December.2010, 3:48 PM | Message # 1
Rreshter
Group: Moderators
Messages: 46
Awards: 0
Reputation: 0
Status: Offline

Nje tjeter recete italiane, kesaj here nga qyteti Ferrara, e pregatitur vetem me cokollate te zeze, veze e gjalp. Karakteristike e saj eshte se gjate pjekjes formon nje shtrese krokante ne siperfaqe nderkohe qe brenda qendron e bute dhe e lagesht. Nje kenaqesi e vertete per te apasionuarit e cokollates!

Per nje torte mesatare
200gr cokollate te zeze
100gr gjalp
3 kokrra veze
150gr sheqer
60gr miell
3 luge qumesht
nje maje luge kripe
Sheqer pluhur per t’a sperkatur siper

Per te pregatitur kete torte fillimisht coptojme çokollaten e zeze dhe e vendosim te shkrije ne banjomari derisa te behet kremoze. Presim gjalpin ne kuba te vegjel dhe ia shtojme çokollates akoma ne zjarr, duke pasur kujdes qe copezat e gjalpit te kene shkrire plotesisht perpara se te hidhen te tjerat. Kur te kete shkrire i gjithe gjalpi, e heqim masen nga zjarri dhe e leme te ftohet.

Nderkohe, rrahim te verdhat e vezeve me gjysmen e sheqerit deri sa perberja te marre nje ngjyre te hapur (kjo mund te arrihet me pirun ose me rrahes elektrik). Gjithmone duke e rrahur shtojme çokollaten dhe gjalpin e shkrire, qumeshtin e vaket, miellin dhe i perziejme te gjitha bashke.

Ne nje ene te veçante, rrahim te bardhat e vezeve me pak kripe, shtojme pjesen e mbetur te sheqerit dhe vazhdojme ta rrahim derisa te formohet nje krem kompakt; me pas, me anen e nje spatule ia shtojme kete perberje brumit me çokollate duke e perziere nga poshte lart.

Lyejme me gjalp dhe me miell nje tortiere me diameter 24 cm, hedhim ne te brumin e pregatitur dhe e veme ne furren e parangrohur ne temperaturen 180 grade per 25-30 min.
Pasi te jete pjekur (beni proven e pirunit), e leme te ftohet brenda ne furre. E heqim me pas duke e vendosur ne nje pjate embelsirash dhe e zbukurojme siper me sheqer pluhur.

*Keshille: Per kete recete mund te perdoren variante te ndryshme: ne vend te qumeshtit, shtojme nje veze tjeter mesatare. Nqs nuk i rezistoni dot çokollates, mund te zevendesoni 3 luge miell me 3 luge kakao te hidhur, por kujdes! Duhet patjeter te shtoni sasine e sheqerit (2 luge). Se fundi, mund ta zbukuroni torten me kakao ne vend te sheqerit pluhur!

Attachments: 5608746.jpg (62.2 Kb)
 
Forumi Kosova Pc » Argëtim » Receta Gatimi » Tortë Tenerina
  • Page 1 of 1
  • 1
Search: