Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

 
Gjuhë Programimi C dhe C++



Ketu do t'gjeni

- Gjuhen e programimit

- Nivelet e gjuhes

- Gjuha programuese C
  - Historia
  - Procesi i ndërmjetsimit njeri-makinë

- Gjuha programuese C++ 
  - Historia
  - Procesi i ndërmjetsimit njeri-makinë
  - Elementet e gjuhes C++
 
Gjuha programuese është një vegël informatike e përpiluar nga operacionet matematikore që shërben për të shkruar domene të cilat përcillen në veglat (makinat vizuale konvertuese) për të fituar kode në gjuhën e makinës. Përndryshe gjuha programuese është një gjuhë e shkruar e cila nuk flitet dhe që përmban nje bashkësi të rregullave e që shërben si vegël për komunikimin në mes të programuesëve, zhvilluesve dhe makinave intelegjente (zakonisht komjuteri) apo gjësendi që është në gjendje të kuptojë atë gjuhë. Me ndihmen e tyre përpilohen vegla dhe programe informatike më të zhvilluara që luhen nga veglat elektronike të dirigjuara nga mikroprocesorët.

Për gjuhët programuse flite në rastet kur përdoret një bashkësi e përpiluar nga disa fjalë-urdhëresa e komanda (zakonisht me prejardhje nga anglishtja) dhe disa rregulla të përdorimit të tyre. Me ndihmën e kësaj bashkësie pregatite një program sipas të cilit vepron makina, sistemi operes i makinave intelegjente apo gjësend tjetër që ka aftësi të i lexoi programin e pregatitur.
 

Nivelet e gjuhës
Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime. Varësisht nga sasia e rregullave, e udhëresave, e komandave dhe aftësit e kombinimit të tyre pra varësisht nga afërsia e tyre me gjuhën e makinës apo të njeriut, flite për gjuhë të nivelt të lartë (makinore) apo të ultë (gjuhët njerzore)

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha makinerike e cila përbëhet prej bitave (binary digits) , 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton" procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha makinerike është e veshtire për t´u kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që komandat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bita (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull: 

                                        
 nëse (a>2) atëher a=3;    
                                         
ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:
 
 if (a>2) then a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen" ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh.: 101010101000.

Ky "përkthim" bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer(program) që quhet perpilues(ang. compiler-perpilues,perpunues). Perpiluesi pra, bën "përkthimin" e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë: C, C++, Java, Pascal, Delphi etj...


C (gjuhë programimi)
 
C është një gjuhë programimi kompjuterike me qëllime gjenerale, e strukturuar në blloqe, procedurale, imperativ e zhvilluar në 1972 nga Dennis Ritchie në Bell Labs për të përdorur me sistemin operativ Unix. C u përdor për të rishkruajtur një version të herët të Unix që ishte shkruajtur në Assembler. Ai është përhapur në shumë platforma të tjera. Megjithëse përdorimi i shumtë ishte për software sistemesh, C-ja përdoret tani edhe në zbatime (zbatime programesh). C-ja ka influencuar edhe gjuhë të tjera shumë të famshme, sidomos C++.

Historia

C është gjuhë programimi e krijuar në vitin 1972 nga Dennis Ritchie në AT&T Bell Labs. Ritchie ka pagëzuar gjuhën e re i cili e ka thirur C, thjeshtë sepse në atë kohë ishte në përdorim gjuha e programimit e quajtur B.

Gjuha C është e njohur sepse është ndër të parat që futi idenë e punës me anë të strukturave të përgjithshme ne programim dhe për ketë arsye themi se është një gjuhë proceduriale programimi.
 
Procesi i ndërmjetsimit njeri-makinë

Të gjitha gjuhëve programuese për komunikim me procesorët ju nevojitet një përkthyes (në tekniken e programimit: kompilator) dhe një intepretues. Kompilatori i pregatit për procesorin instruksionet e shkruara nga programuesi në atë mënyrë që keto instruksione të lexohen dhe me pas ekzekutohen nga makina/kompjuteri.

Cdo platformë e caktuar ka nevojë për kompilatorin përkatës. Kjo është karakteristikë për të tëra gjuhët e kompiluara. Një program i shkruar/koduar në një nga keto gjuhë si: C, Java, ose PERL është thjesht një tekst i cili konsiston një koncept të shumës të fjalëve në gjuhën angleze. Ne kemi përdorun disa programe speciale të quajtura kompajller, ose interpreter/ues për të përkthyer një program në maqinën tuaj në program-ekzekutues dhe të gatshëm për punë. Ajo është një text format i cili përmban instrukcione të shkruara në high-level gjuhë të programimit që do të konvertohet në formatin binarë pas kompajllimit. Kodi pas kompajllimit quhet kodi binar (binary code) mirëpo programi në text format të cilën shpjeguam më lartë quhet burimi i kodit (source cod)

Elementi më i vogël i një kodi binar quhet bit apo "from binary digit" i cili mund të ketë vlerën apo "value" 0 ose 1. Nuk duhet ngatërruar me byte i cili përbehet nga 8bit njëri pas tjetrit, ndërsa half a bye (4bits) është një nibble apo cimbisje.

C është një relativitet i vogël i gjuhëve programiese e cila ju bën të ndjeheni më i lirë, ju nuk duhet të mbani mend shumë komanda të C-së që të filloni të programoni në C. Për ato të cilët kërkojnë lehtësi dhe elegancë në një high-level gjuhë programuese, gjuha programuese C është më e mira, dhe gjuha më stabile në egzistim deri më tani. Në fakt C ju lejon të kontrolloni kompjuterin tuaj në "hardwer" dhe periferik për atë gjuha programuese C është thirun high-level gjuhë programuese, sepse ju mundëson shumë gjëra të vlefshme.

Shumë gjuhë tjera të vlerësuara si high-level(te nivelit te larte) janë bazuara në C, për shembull PERL është një gjuhë programuese e cila përdorët në shumë raste nëpër World Wide Web (WWW) për dizajnimin në Internet. Perli në fakt huazon shumë lloje kryesore nga gjuha programuese C. Në qoftë se ti e kupton C, atëher për të mësuar PERL të duhet 1 ditë, sepse kodi është gati i njejtë. Një shembull tjetër është gjuha programuese quajtur C++ orientuar nga objekti për programim shumë lehtë, në këtë temë ndërhyn dhe gjuha programuese JAVA e cila është shumë e lehtë kur ju dini të programoni në C.

C dhe ANSI- standardi.
Në shumë vite standardi de facto për gjuhën programuese C ishte K&R standardi simbas librit të C programimit i cili është shkruar nga Brian Kernighan dhe Dennis Ritchie në vitin 1978, atëherë ka pasur shumë ndryshime jo-zyrtare për të krijuar gjuhën programuese C e cila është prezentuar në K&R standarde.

Ato janë friguar se do të humbin portabilitetin e C 'së, dhe një grupë vendorësh dhe programues të softwerit kërkuan të krijojnë ANSI (American National Standards Institute) i cili është për krijimin e standardit C krijuar në vitin 1989 dhe quajtur si ANSI standard për gjuhën programuese C. Ansi standardi për të zmadhuar C dhe K&R standardet definon një grupë e cila jep C funkcionet dhe mund të gjinden në ANSI C standard library. Tash më C kompajllerët veç kanë librarinë standarde dhe kanë të inkluduara disa kompajllera për funkcione speficike.

Hardwer për C.
çfarë do kompjuteri i cili ka mundësim për të përmbajtun një C kompilator është në regull (C kompajlleri duhet të përmbajë dhe ANSI standardin). Më shumë mund të keni një PC në tavolinën tuaj me 286PC me disk të fortë deri më 50mb, dhe 1mb memorjë(ram) është një hardwer minimal për të punuar në një kompajller bazuar nën DOS.

Softwer për C.
Në qoftë se përdor një maqinë nën Unix atëherë ju vetëm keni kompajller të inkluduar në maqinën tuaj, pra me këtë preferojmë të përdorni gjuhën programuese C nën Unix. Historia
Procesi i ndërmjetsimit njeri-makinë
Gjuha Programuese C++
 
Gjuha programuese C++ është një gjuhë elektronike që hynë në kategorin e gjuhëve t nivelit të lartë. me programet e pregatitura në këtë juhë është i mundëshëm komandimi i paisjeve plotësues të jashtme dhe të brendshme të logaritësve.
Historia
 
C është gjuhë programuese. C'ja është fjala e parë krijuar në vitin 1972 nga Dennis Ritchie në AT&T Bell Labs. Ritchie ka pagëzuar gjuhën e re i cili e ka thirur C, thjeshtë sepse në atë kohë ka egzistuar veç gjuha programuese e cila e ka pasur emrin B, dhe ky e ka quajtur C.

Gjuha programuese C është një shkallë e lartë e gjuhëve programuese, në fakt C është një gjuhë më e popullarizuar në strukturat gjenerale të gjuhëve programuese.

Pse thuhet se gjuha programuese C është gjuhë e lehtë? Sepse C është shumë lehtë për tu lexuar, është shum e lehtë për tu mirëmbajtun, dhe është e përshtatëshme me thuajse të gjitha platformat e komjuterve.

Gjuha programuese C për personat që zotërojnë anglishten është si të flasin me një person të posaqëm me disa krarakteristika.
Procesi i ndërmjetsimit njeri-makinë
 
Të gjitha gjuhëve programuese për komunikim me procesorët ju nevojitet një përkthyes (në tekniken e programimit: kompajler) dhe një intepretues. Përkthyesi (kompajler) i pregatit për procesorin instruksionet e shkruara nga programuesi në atë mënyrë që ato istruksione të lexohen me një shpejtësi më të madhe nga intepretuesi gjatë ekzekutimit të tyre.

Makinat të ndryshme mund të kenë nevojë për kompajllera të ndryshëm për tu përbërë akcioni të cilin ju e keni zgjedhur, Unë për shembull përdori Microsoft's C kompajllerin për të kompiluar programe në këtë libër të cilën bëj teste për programim, mirëpo në qoftë se më duhet të ekzekutoj C programet në Unix-workstation atëher përdori tjetër C kompajller për të kompajlluar një fajll apo program të tillë në gjuhën programuese C, pra me këtë shpjegim kuptuat se C nuk është vetëm gjuhë programuese e cila përdoret vetëm në Linux, mirëpo mund të përdorëni në çfarë do platforme që keni nevojë mirëpo duhet të merrni parashyshë kompajllerin.

Sidoqoftë, një program punuar në kompjuter i cili është shkruar/koduar në high-level gjuhë programuese siç i përket gjuhëve: C, Java, ose Perl është vetëm text fajll. i cili konsiston një koncept të shumës të fjalëve në gjuhën angleze. Ne kemi përdorun disa programe speciale të quajtura kompajller, ose interpreter/ues për të përkthyer një program në maqinën tuaj në program-ekzekutues dhe të gatshëm për punë. Ajo është një text format i cili përmban instrukcione të shkruara në high-level gjuhë të programimit që do të konvertohet në formatin binarë pas kompajllimit. Kodi pas kompajllimit quhet kodi binar (binary code) mirëpo programi në text format të cilën shpjeguam më lartë quhet burimi i kodit (source cod)

Elementi më i vogël i një kodi binar quhet bit apo "from binary digit" i cili mund të ketë vlerën apo "value" 0 ose 1.8 ndërsa half a bye (4bits) është një nibble apo cimbisje.

C është një relativitet i vogël i gjuhëve programiese e cila ju bën të ndjeheni më i lirë, ju nuk duhet të mbani mend shumë komanda të C-së që të filloni të programoni në C. Për ato të cilët kërkojnë lehtësi dhe elegancë në një high-level gjuhë programuese, gjuha programuese C është më e mira, dhe gjuha më stabile në egzistim deri më tani. Në fakt C ju lejon të kontrolloni kompjuterin tuaj në "hardwer" dhe periferik për atë gjuha programuese C është thirun high-level gjuhë programuese, sepse ju mundëson shumë gjëra të vlefshme.

Shumë gjuhë tjera të vlerësuara si high-level janë bazuara në C, për shembull PERL është një gjuhë programuese e cila përdorët në shumë raste nëpër World Wide Web (WWW) për dizajnimin në Internet. Perli në fakt huazon shumë lloje kryesore nga gjuha programuese C. Në qoftë se ti e kupton C, atëher për të mësuar PERL të duhet 1 ditë, sepse kodi është gati i njejtë. Një shembull tjetër është gjuha programuese quajtur C++ orientuar nga objekti për programim shumë lehtë, në këtë temë ndërhyn dhe gjuha programuese JAVA e cila është shumë e lehtë kur ju dini të programoni në C.

C dhe ANSI- standardi.
Në shumë vite standardi de facto për gjuhën programuese C ishte K&R standardi simbas librit të C programimit i cili është shkruar nga Brian Kernighan dhe Dennis Ritchie në vitin 1978, atëherë ka pasur shumë ndryshime jo-zyrtare për të krijuar gjuhën programuese C e cila është prezentuar në K&R standarde.

Ato janë friguar se do të humbin portabilitetin e C 'së, dhe një grupë vendorësh dhe programues të softwerit kërkuan të krijojnë ANSI (American National Standards Institute) i cili është për krijimin e standardit C krijuar në vitin 1989 dhe quajtur si ANSI standard për gjuhën programuese C. Ansi standardi për të zmadhuar C dhe K&R standardet definon një grupë e cila jep C funkcionet dhe mund të gjinden në ANSI C standard library. Tash më C kompajllerët veç kanë librarinë standarde dhe kanë të inkluduara disa kompajllera për funkcione speficike.

Hardwer për C.
çfarë do kompjuteri i cili ka mundësim për të përmbajtun një C kompajller është në regull (C kompajlleri duhet të përmbajë dhe ANSI standardin). Më shumë mund të keni një PC në tavolinën tuaj me 286PC me disk të fortë deri më 50mb, dhe 1mb memorjë(ram) është një hardwer minimal për të punuar në një kompajller bazuar nën DOS.
 
Elementet e gjuhës C++
 

 

Para se të jepen njohuri të përgjithshme mbi rregullat e shkruarjes së programeve në gjuhën C++, duhet të përcaktohen elementet e kësaj gjuhe, siç janë: të dhënat, identifikatorët, konstantet, variablat, pointerët, operatorët dhe shprehjet aritmetikore.
Të dhënat

Informatat të cilat i jepen kompjuterit në një formë të kuptueshme për të, quhen të dhëna (ang. data). Varësisht nga natyra e tyre, në gjuhën C++ dallohen tipe të ndryshme të të dhënave, ashtu siç është treguar në kolonën e parë të tabelës e cila shihet në Fig.3.1.

 
 
Në kolonën e dytë të kësaj tabele shihen diapazonet e vlerave të mundshme për tipet e veçanta të të dhënave, kurse në kolonën e tretë të tabelës janë dhënë madhësit e lokacioneve memoruese të shprehura në bajta, ku vendosen vlerat numerike përkatëse.
Tipet te të cilat paraqitet shkurtesa int u përkasin numrave të plotë, përkatësisht numrave për të cilët thuhet se janë numra intexher (ang. integer). Të dhënat, tipet e të cilave fillojnë me fjalën unsigned, paraqesin numra të plotë pa parashenjë. Kështu, p.sh., në grupin e të dhënave unsigned short int bëjnë pjesë numrat e plotë:

35
2458
54397


Në këtë grup të dhënash nuk bëjnë pjesë, p.sh., numrat:

74895
-27

i pari sepse është më i madh se numri 65535, kurse i dyti sepse ka parashenjë.
Si të dhëna të tipit short int, p.sh., llogariten numrat:

3479
-22581

por jo edhe numrat:

34827
-47915

sepse janë jashtë diapazonit përkatës i cili është dhënë në tabelën e Fig.3.1.
Të dhënat e tipeve float dhe double u përkasin numrave jo të plotë, ose, siç thuhet ndryshe numrave real (ang. real). Këta numra mund të shkruhen si numra me pikë fikse dhe si numra me pikë të lëvizshme. Numra real me pikë fikse janë numrat të cilët përmbajnë pikë decimale. Të tillë janë, p.sh., numrat:
35.62
-8549.528

Kurse, numrat me pikë të lëvizshme janë numrat real të cilët shkruhen në formë eksponenciale. Kështu, p.sh., numrat të cilët në matematikë shkruhen:

3.85 * 105
-74.3 * 1012
6345.3961 * 10-8

në gjuhën C++ si numra me pikë të lëvizshme, shkruhen kështu:

3.5e5
-74.3e12
6345.3961e-8

Të dhënat tekstuale të cilat përmbajnë shkronja, shifra numerike ose simbole tjera, në kompjuter ruhen si të dhëna të tipit karakter. Këto të dhëna në gjuhën C++ merren si të dhëna të tipit char (shih rreshtin e fundit të tabelës së dhënë në Fig.3.1)

dhe vendosen në një bajt. Kompjuterit, të dhënat e tilla i jepen duke i shkruar në thonjëza, si p.sh.:
 
 

'a'
'*'
'5'
// Programi: bajtat
#include
int main()
{
int a,b,c,d,e,f,g,h,i;
a=sizeof(unsigned short int);
cout << "unsigned short int ......: "
<< a
<< "\n";
b=sizeof(short int);
cout << "short int ...............: "
<< b
<< "\n";
c=sizeof(int);
cout << "int .....................: "
<< b
<< "\n";
d=sizeof(unsigned long int);
cout << "unsigned long int .......: "
<< d
<< "\n";
e=sizeof(long int);
cout << "long int ................: "
<< e
<< "\n";
f=sizeof(unsigned int);
cout << "unsigned int ............: "
<< f
<< "\n";
g=sizeof(float);
cout << "float ...................: "
<< g
<< "\n";
h=sizeof(double);
cout << "double ..................: "
<< h
<< "\n";
i=sizeof(char);
cout << "char ....................: "
<< i
<< "\n";
return 0;
}
Nëse ekzekutohet programi i dhënë, rezultati mund të duket si në vijim:
unsigned short int ......: 2
short int ...............: 2
int .....................: 2
unsigned long int .......: 4
long int ................: 4
unsigned int ............: 4
float ...................: 4
double ..................: 8
char ....................: 1
Stringjet
Vargjet e simboleve të ndryshëm (shkronjave, numrave dhe simboleve speciale), përkatësisht tekstet e çfardoshme të shkruara brenda thonjëzave, quhen stringje dhe llogariten të dhëna të tipit string (ang. string). Kështu, p.sh., të dhëna të tipit string janë:
"Gjuha programuese C++"
"ab1rg"
"y=3*x+4"
Meqë stringjet formohen si vargje të karaktereve, për këto të dhëna thuhet edhe se paraqesin stringje të karakterëve (ang. character string), sepse në kujtesën e kompjuterit ruhen si vargje karakterësh, të cilave kompjuteri në fund ua shton edhe karakterin zero (ang. null character) '\0'. Kështu, p.sh., vargu i stringut ablrg i marrë më sipër si shembull, në kujtesën e kompjuterit i përmban karakteret: 'a', 'b', '1', 'r', 'g' dhe '\0'.


Vlerat logjike
Në gjuhën C++ përdoren dy vlera logjike, true (e vërtetë) dhe false (e pavërtetë), të shkruara vetëm me shkronja të vogla. Vlerat logjike u ndahen variablave gjatë krahasimeve të ndryshme me qëllim të ruajtjes së informatave për plotësim ose mosplotësim të kushteve. Kompjuteri këto dy vlera i ruan si numra të plotë pozitiv, 0 dhe 1, gjë që mund të vërtetohet nëse shtypen variablat të cilave u janë ndarë vlera logjike.

Identifikatorët
Njësit elementare memoruese në të cilat vendosen të dhënat dhe rezultatet e programeve emrohen duke përdorur identifikator (ang. identifier). Si identifikatorë formohen emrat e konstanteve, variablave, nënprogrameve dhe strukturave tjera të krijuara gjatë programimit.
Identifikatorët formohen si kombinim i shkronjave (a, b, ..., z, A, B, ..., Z), numrave (0, 1, 2, ..., 9) dhe simbolit për nënvizim (_). Simboli i parë në identifikator mund të jetë shkronjë ose simboli për nënvizim. Kështu, p.sh., si identifikatorë mund të merren:

dita
Koha5
distanca_mes_rreshtave
TemperaturaDitore
_Fillimi
a234b35
P8
Nuk lejohet që simboli i parë në identifikator të jetë numër, ose identifikatori të përmbajë simbole speciale (simbole që nuk janë shkronja ose numra), p.sh., siç janë: !, $, %, +, > etj. Kështu, p.sh., gabim do të zgjidhen si identifikatorë kombinimet e simboleve të dhëna në vijim.
4muaj Fillon me numër
nata+dita E përmban simbolin +
ab jeta Përmban zbrazësirë
US$ E përmban simbolin $
Libri#Rend E përmban simbolin #
%fitimi E përmban simbolin %
Shkronjat e alfabetit shqip ë, Ë, ç dhe Ç nuk mund të përdoren gjatë formimit të identifikatorëve.
Në gjuhë C++ gjatësia e identifikatorëve nuk është e kufizuar. Por, përdorimi i identifikatorëve shumë të gjatë është jopraktik e ngadonjëherë edhe me probleme gjatë kompilimit.
Fjalët kyçe të cilat përdoren në gjuhën C++ (fjalët e rezervuara nga gjuha C++) nuk lejohet të përdoren si identifikatorë. Kështu, p.sh., si identifikatorë nuk mund të përdoren fjalët:
else
cout
if
while
sepse janë fjalë të rezervuara nga gjuha C++.
Simboli për nënvizim mund të përdoret si lidhës gjatë formimit të identifikatorëve më të gjatë, p.sh., kështu:
koha_e_bukur
vlera_fillestare_e_perimetrit
distanca_mes_dy_pikave_te_vecanta
Por, praktikohet edhe forma vijuese e formimit të identifikatorëve të dhënë në shembullin e mësipërm:
kohaebukur
vlerafillestareeperimetrit
distancamesdypikavetevecanta
ose edhe forma:
KohaeBukur
VleraFillestareePerimetrit
DistancaMesDyPikaveTeVecanta
Kompileri i gjuhës C++ gjatë formimit të identifikatorëve i dallon shkronjat e vogla dhe shkronjat e mëdha. Kjo, d.m.th. se, p.sh., nuk merren si identifikator të njëjtë kombinimet:
dita
Dita
DITA
ditA
Me qëllim të evitimit të gabimeve të mundshme për shkak të dallimit të madhësisë së shkronjave, gjatë programimit në gjuhën C++ kryesisht shfrytëzohen shkronjat e vogla.
 
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc