Kosova Pc - HTML
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

 
HTML

 
HTML (shkurtim i Hypertext Markup Language, lexo: Hajpër Tekst Markap Lenguixh) është gjuha markup (sqt. gjuhë me shënime) mbizotëruese për krijimin e fletave të rrjetit (ang. web page). HTML lejon autorët e faqeve të internetit të formulojnë dokumente që mund të kuptohen nga sisteme të ndryshme si PC, Unix, Macintosh etj, dhe që mund të shikohen duke përdorur programe të quajtura browser, p.sh; browser në kompjuterin tuaj mundë jetë Internet Explorer, AOL, Netscape, Opera (shfletues interneti) etj. HTML është e përbërë nga kode ose ndryshe nga sisteme shenjash (karaktere) të cilat janë pergjegjëse për paraqitjen e faqes së internetit.

Gjuha Markup

Një gjuhë markup (sqt. markap, gjuhë shënimi; en. Markup language) kombinon tekstin me informacione të mëtejshme reth tekstit. Informacioni e mëtejshëm, si përshëmbull reth strukturës ose prezantimit së tekstit, është i shprehur nga shënimi (evidencim, etj), që përzihet me textin fillimor. Gjuha markup më e njohur është HTML (HyperText Markup Language), një nga themeluesit e World Wide Web (Rrjeti Mbarëbotëror i botës).


Origjina

Më 1980, fizicisti Tim Berners-Lee, i cili ishte kontraktues i pavarur tek CERN, propozoi dhe krijoi një prototip të ENQUIRE, një sistem për hulumtuesit e CERN-it për të përdorur dhe ndarë dokumente. Më 1989, Berners-Lee dhe engjinieri i data-sistemeve tek CERN Robert Cailliau, sicili propozime të veçanta për një sistem hypertext të bazuar në Internet duke shërbyer funksione të ngjajshme. Vitin pasues, ata bashkëpunuan në një propozim të përbashkët, projekti WorldWideWeb (W3), që u adoptua nga CERN-i.


Specifikimet e para

Përshkrimi i parë i publikuar për HTML-në ishte një dokument i quajtur HTML Tags (Tiketat HTML), së pari të përmendura në internet nga Berners-Lee më 1991. Ajo përshkruan 22 elemente që përbëjnë brendësinë, relativisht të thjeshtë të HTML-së. Trembëdhjetë nga këtoelemente ende ekzistojnë në HTML 4.

Berners-Lee e konsideronte HTML-në si një program i SGML-së, por ai nuk u definua si i tillë formalisht deri në publikimin e vitit 1993, nga Taskforca e Engjinierëve për Internet (IETF), nga propozimi i parë për një specifikim të HTML-së: Internet Drafti i Berners-Lee dhe Dan Connolly "Hypertext Markup Language (HTML)", i cili përfshiu një Definicion i Tipit të Dokumentit SGML për të definuar gramatikën. Drefti skadoi pas gjashtë muajsh, por u bë i famshëm për pranimin e shenjës tradicionale të shfletuesit NCSA Mosaic për ngulitjen (embedding) e figurave in-line, duke reflektuar filozofinë e IETF-së për të bazuar standarded në prototipet e suksesshme.

Pasi skaduan draftet HTML dhe HTML+ më 1994, IETF-ja krijoi një Grup punues për HTML, i cili më 1995 përgatiti "HTML 2.0", specifikimet e para të HTML-së kishin për qëllim të trajtoheshin si standarde kundrejt të cilave duhej të bazoheshin implementimet e së ardhmesd.E publikuar si "Kërkesë për Komentim" 1996, HTML 2.0 përfshiu ide nga draftet HTML dhe HTML+. "HTML 1.0" nuk kishte ekzistuar ndonjëherë; emërtimi 2.0 kishte për qëllim ta dallonte edicionin e ri nga draftet e mëparshme.

Zhvillimi i mëtejshëm nën mbikëqyrjen e IETF-së ngeci nga interesat konkuruese. Nga viti 1996, specifikimet e HTML-së janë mirëmbajtur nga World Wide Web Consortium (W3C). Sidoqoftë, më 2000, HTML-ja u bë bë gjthashtu një standard ndërkombëtar (ISO/IEC 15445:2000). Specifikimi i fundit i HTML-së i publikuar nga W3C është Rekomandimi HTML 4.01, i publikuar më 1999. Problemt dhe gabimet e saj u pranuan nga errata e publikuar më 2001.
 

 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc