Kosova Pc - Kurban Bajrami
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

  
 F esta  I slame e  K urban  B ajramit
 
Përgatitjet për festën më të rëndësishme të vitit në familjet myslimane kanë vazhduar me ditë të tëra. Në mbarë botën sot festohet Bajrami. Kjo festë ka në një farë mënyrë dimension ikumenik.

Kjo lutje, që buçet në ditën e Kurban Bajramit, që në orën e parë të mëngjesit nga xhamitë dëgjohet anëmbanë shesheve dhe rrugëve përreth. Ky është sinjali i fillimit të "festës së madhe". Kjo nis në ditën e dhjetë të muajit të fundit në kalendarin islamik, sipas cikleve të Hënës. Përderisa ky kalendar numëron njëmbëdhjetë ditë më pak se kalendari perëndimor solar, festa e kurban Bajramit luhatet në raport me kalendarin tonë. Sivjet kjo festë nis më 16 nëntor.
 

 H istoria e Abrahamit dhe fillimet e traditës së rrëfenjave gojore


Rrënjët e festës së Kurban Bajramit gjenden në një rrëfim të biblës hebraike. Historia e Abrahamit dhe e djalit të tij Isak tregon për fillimet e traditës së rrëfenjave gojore. Abrahami, babai i origjinës së izraelitëve dhe ismaelitëve, dëgjon një zë hyjnor, që e porosit atë të ngjitet në një mal me djalin e tij Isakun dhe që atje ta sakrifikojë atë. Skena arrin kulmin, kur Abrahami ngre thikën që mbante në dorë përpara një altari prej guri.

„Atje ëngjëlli i Zotit nga qielli i foli atij: Abraham, Abraham!. Ai tha: Këtu jam! Ai foli: mos e shtri dorën drejt djalit, mos i bëj gjë atij! Sepse tani e kuptova që ti e dëgjon dhe respekton Zotin, që ti je i gatshëm t' i dhurosh atij edhe djalin. Abrahami pra ngriti sytë dhe pa: ai pa një dash." 


 A brahami bëri kurban dashin


Këtë dash Abrahami e bëri kurban në vend të të birit - në aspektin e historisë së kulturës ky është edhe fundi i kësaj tradite arkaike. Traditën apo ritin e flijimit të një njeriu për të zbutur shpirtrat e Perëndive dhe për të kërkuar edhe falje për një padrejtësi të bërë më parë, e takojmë në prehistori në shumë kultura në ndryshme. Historia e Abrahamit u përfshi edhe në kuranin e fesë islame, që po krijohej në shekullin e 7-të. Në Kuran, profeti Abraham quhet Ibrahim, dhe djali që nuk përmendet me emër, barazohet me djalin e parë të Abrahamit, me emrin Ismael/Ismail, babai i ismaelitëve, apo si thuhet sot i botës arabe.
E rëndësishme pra mbetet përunjësia kundrejt Allahut. Në gatishmërinë e Ibrahimit për të sakrifikuar të birin, muslimanët besimtarët shohin përuljen pa kushte ndaj Allhut mëshirëmadh. Duke bërë kurban një dash, cjap, lopë apo deve, muslimanët shprehin falenderimin e tyre për babain e tyre Ismailin dhe i vënë në dispozicion mënyrë simbolike jetën e tyre Allahut.



Morali Shpërblim i Madh për Muslimanin

Me të vërtetë falënderimi i takon vetëm Allahut të Madhëruar, Atë falënderojmë dhe vetëm prej tij ndihm falje kërkojmë. I lutemi Allahut të na ruajë nga të këqijat e veteve dhe punëve tona. Cilindo që Allahu udhëzon në udhë të drejtë, askush nuk mund ta humbas prej asaj, dhe cilindo që Allahu e humbet prej kësaj rruge, askush nuk mundet ta udhëzoj. Dëshmoj dhe deklaroj se nuk ka të adhuruar më të drejtë përveq Allahut, Një, të vetëm e të pa shok, gjithashtu dëshmoj dhe deklaroj se Muhamedi është rob dhe i dërguari i Tij.

Disa nga vlerat e moralit të mirë

Allahu i madhëruar  i ka nxituar robërit e tij në shumë ajete të Kuranit Fisnik që të pajisen me morale të mira, e për këtë u ka premtuar shpërblim të madh: gjenetin dhe mëshiren e tij. Allahu i Madhëruar në një ajet të mbushur plot bukuri, ncit duke thënë:

´´Nxitoni drejt faljes së gjynaheve nga Zoti juaj, dhe Xhenetit hapësira e të cilit është sa qiejt e Toka dhe që është përgatitur për të devotshmit, të cilët japin lëmoshë edhe kur janë në mirëqenie, Dhe kur janë në vështirësi e mposhtin zemërimin dhe ua falin fajet njerëzve, Allahu i do bamirësit´´

´´Robërit e të Gjithëmëshirshmit janë ata që ecin thjesht nëpër Tokë, dhe kur të paditurit i sulmonjë me fjalë, ata përgjigjen: Paqe Qoftë!!´´

´´Kështu jan edhe ata që nuk dëshmojn duke gënjyer, e kur kalojnë pranë kotësive kalojnë me dinjitet´´

Gjithashtu kur Allahu tregon tregon fjalët e njërit prej bijve të të Ademit, i cili i drejtohet vëllaut të tij, thotë:

´´Nëse ti ngre dorë të më vrasësh mua, unë nuk do ta ngre dorën që të të vras, sepse në të vërtet, unë i frikësohem Allahut, Zotit të gjithësisë.´´
Të njëjtën gjë ka bërë edhe Profet (Paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) i cili i ka nxitur njerëzit për morale të mira.

Profeti na tregojpër peshën e madhe që posedon morali në mesin e gjërave të tjera ditën e gjykimit, dukethënë: ´´Nuk ka fjë më të rëndë që vendoset në peshojë, sesa morali i mirë. Një njëri që posedon moral të mirë, me këtë vepër ai arrin gradën e atij që falet dhe agjëron.




Një mëkatari i falen gabimet për shkak të moralit të tij të mirë
Engjëjt janë pranë atyre që kanë moral të mirë, ndërsa shejtanët jane prej tyre

Profeti i drejtohet Ebu  Bekirit duke i thënë: O Ebu Bekër, tri gjëra janë të vërteta; qdo kujt që i bëhet padrejtësi dhe duron për hir të Allahut, atë do ta ndihmoj Allahu dhe do ta ngritë.
Qdo njeri që hap derën e dhënies (lëmoshës) duke pasur për qëllim lidhjet farefisnore, Allahu do t+ia shtojë atij pasurinë. Ndërsa ai që hap derën e kërkimit (me qëllim që tq shtoj pasurinë), Allahu do tía shtojë më shumë varfërinë.


Allahu i Madhëruar thotë:

´´A doni të ju tregoj kujt i vijnë djajtë? Ata i vijnë cdo gënjeshtari gjynahqar. Ata përgjojnë, por shumica e tyre janë gënjeshtarë´´.

Vërtet a ka më mizor se ai që : Shpifë gënjeshtra ndaj Allahut apo përgënjeshtron faktet e tij? Mëkatarët vërtet s´kan për të shpëtuar.

Nëse epër Profetin nuk do të kishte argumente të qarta, Mjafton që intuita tregon shenja të hapta, sa i madh është dallimi ndërmjet fjalëve të Allahut ku thotë:

´´Allahu! Nuk ka zot tjetër (që meriton adhurimin) përvec tij, të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të gjithqkaje! Atë nuk e kaplon as dremitja, as gjumi!´´


Afërsia e njerëzve të moralshëm me Profetin

´´Besimëtarët dhe besimtaret janë të dashur për njërin tjetrin, urdhërojn për të mirë dhe ndalojn nga e keqja, falin namazin dhe japin zekatin, respektojn Allahun dhe të dërguarin. Të tillët do ti mëshirojë Allahu, Ai është ngadhënjyes, i Urtë.´´

Prandaj pajisuni me këto morale në mënyrë që të bëheni të denjë për të hyrë në mëshiren e Allahut të Madhëruar:´´ Të tillët do ti mëshirojë Allahu`` Sepse ao që mëshiron të tjerët, do të mëshirohet nga Allahu.
Profeti (Pqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ´´ Të mëshirshmit do ti mëshirojë Mëshirëploti. Meshironi ata që janë në tokë, në mënyrë që tju mëshirojë  Ai që është në qiell (Allahu).

Përkujdesja ndaj moraleve

Allahu i Madhëruar në librin e Tij ka thënë:

´´E kur dëgjoj ndonjë marrëzi të pavlerë, ia kthejnë shpinen duke thënë: ne kemi veprat tona e ju keni veprat tuaja. Ju keni selam (paqe) nga ne, dhe neve nuk na duhen injorantët. Me të vërtet besimtarët janë vëllezër, prandaj pajtoni ndërmjet vllezërve tuaj. Frikësojuni Allahut në mënyrë që të mëshiroheni.´´

Ajeti më përmbleshës për bashkëjetesën mes njerëzve, ishte fjala e Allahut të Madhëruar që thotë:
´´ Trego mëshirë, urdhëro vepra të mira dhe shmangu nga të paditurit!´´

...Nuk mund të bëhet i famshëm një njeri deri sa të posedojë dy cilësi: të mos ketë nevojë për atë që posedojnë njerëzit, dhe t´ua falë gjërat që mund ti bëjnë.

Allahu thotë:
´´Nëse ju thuhet ´´Kthehuni´´, atëher kthehuni! Kjo është më e mirë për ju. Allahu e dinë se qfar bëni ju.´´

Kthejani selamin kujtdo, cifutit, të krishterit dhe zjarrputistit, sepse Allahu i Madhëruar ka thënë:
´´Kur ju përshëndet dikush me respket, kthejani me një përshëndetje më të mirë ose në të njëjtën mënyrë!´´

Kjo përforcohet më tepër kur e dimë se Allahu i Lartësuar nuk na ka ndaluar që të tregojmë bamirësi ndaj tyre , sipas mënyrës që na e ka treguar në librin e Tij duke thënë:
´´Allahu nuk ju ndalon të silleni mirë dhe të jeni të drejtë ndaj atyre që nuk luftojnë kundër jush për shkak të fesë, Allahu i do të drejtët.´´

Bamirësi edhe ndaj kafshëve

Keni një moral të mirë? Jeni të mirë me njerëzit dhe të afërmit tuaj? Mos harroni se morali përfshirnë edhe bamirësin ndaj kafshëve të cilat Allahu i Madhëruar i ka lënë nën sundimin e njeriut, andaj mos e leni kafshën pa ngrënë  dhe mos e lodhni  me  pesha shumë të rënda. Ato nuk mund tju thojn në gjuhën tuaj se janë të uritura ose të lodhura, por në mënyr të thjeshtë ju tregojn se ato kan nevojë për ju, dhe përkujdesja juaj për të shton moralin tuaj në të mirën tuaj.

Morali i mirë nuk u dhurohet vetëm njerëzve

Allahu, Nëuas bin Seman el Ensari i tha: ´´ Bamirësia është morali i mirë, ndërsa mëkati është qdo gjë që kurdis në brendësin tënde dhe nuk pëlqen që njerrëzit ta marrin vesh´´.

Mirësia nuk është të kthyerit e fytyrës suaj nga lindja dhe perëndimi, por Allahu thot: Mirësia është (cilësi) e atij që beson Allahun, Diten e Fundit, engjëjt, Librin dhe profetët, e atij që me vullnet jep nga pasuria e vet për të afërmit, jetimët, të varfërit, udhëtarët e mbetur rrugës, lypësit dhe për lirimin e të robëruarve, e atij që fal namazin dhe jep zekatin, dhe atyre që i plotësojnë premtimet kur marrin përsipër dicka, e atyre që durojnë në kohë skamjeje,sëmundjeje dhe lufte. Këta janë besimtarët e vërtetë dhe këta janë ata që kanë frikë Allahun.

´´Bamirësia është morali i mirë,
Nuk ka vepër që vihet në peshojë më të rëndë se morali i mirë,
Morali i mirë është gjëja më e vlefshme që i është dhuruar një robi,
Besimtari me besimë më të plotë është ai që ka moralin më të mirë´´


Njeriu e tregon veten në shtëpinë e tij

I dërguari i Allahut ka thënë:´´Besimëtarët me besimë më të plotë janë ata me moral më të mirë, e më të zgjedhurit prej jush janë ata që kanë moral më të mirë me gratë e tyre´´

Realiteti i njeriut njihet në shtëpinë e tij më shumë se jashtë saj, e ky është një lifj i pandryshueshëm. Sekreti qëndron se ky njeri mundet që jashtë shtëpisë të shtiret me morale të mira dhe dhe të tregojë durim, sepse qëndrimi i tij me njerëzit jashtë shtëpisë është për një kohë të shkurtër. Megjithatë ai mundet të shtiret me të gjithë me moral fals dhe të luaj personazhin e dikujt tjetër, sic veprojnë disa aktorë apo punonjës të cilët  shfaqin morale dhe hije të rëndë, duke lënë pas cdo të keqe dhe idiotësi. Shtirjen e përkohëshme e bëjnë njësoj si ata mëkatarë kur shkojnë të kërkojnë dorën e ndonjë vajze.

Morali i lartë Profetik

Për të treguar më shumë rrethë moralit që i dërguari i Allahut tregonte me familjen e tij, Muslimi përcjell se Aisha ka thënë: ´´ Asnjëherë i dërguari i Allahut nuk ka goditur ndonjëherë grua apo shërbëtor me dorën e tij, duke përjashtuar rastet kur ka luftuar në rrugë të Allahut´´

Ndodhë që në mesë njerëzve të ketë mirkuptim të madh dhe miqësi të vjetër, por kur ata jetojnë me njëri-tjetrin në ndonjë udhëtim, do të kthehen me zemra të tjera e jo me ato që kishin më parë, e Allahut i kërkojm ndihmë.

O Zoti Ynë, ashtu sikurse e ke përsosur kriijimin tonë përsosi dhe moralet tona! Falënderimet i takojnë vetëm Allahut, Zotit të botëve.

Shkruar nga A. Qorri për KosovaPc, Inc
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc