Kosova Pc - Kuriozitete
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

 
 K uriozitete
...Xhirohet UFO në mes të agimit mbi Turqi 
   
Disa banorë të Turqisë mbetën të shokuar kur së bashku me këngën e gjelit në sabah kanë parë në qiell edhe një fluturake të çuditshme ngjyrë argjendi.

Njëri prej dëshmitarëve të kujdesshëm – me siguri nga dritarja e kuzhinës së tij – hapi kamerën e telefonit dhe xhiroi fluturaken e argjendtë në formë të rrumbullakët e cila praktikisht nuk prodhonte kurrfarë zhurme.
Kjo ngjarje e pazakontë ndodhi mbi qiellin e qytetit Filled, por tash për tash nuk dihet se çka mendojnë ufologët për këtë fluturake mbi qiellin e Turqisë.

Sido që të jetë kjo video është shumë e mirë dhe pas disa shikimeve mund të shihet qartë se nuk bëhet fjalë për ndonjë aeroplan komercial ose ndonjë fluturake të njohur nga njerëzit.
 
 
...11 prilli i vitit 1954, dita më e bezdisshme e shekullit

Është vërtetuar se 11 prilli i vitit 1954 ka qenë dita më e mërzitshme e shekullit 20. Gjatë atyre 24 orëve nuk ka ndodhur asgjë me rëndësi, qoftë lindje apo vdekje e personaliteteve me rëndësi.

Në shekullin e 20-të kanë ndodhur dy luftëra botërore, është shpikur interneti dhe televizori, ndërsa atë ditë ngjarja më e rëndësishme ka qenë organizimi i zgjedhjeve në Belgjikë. Po atë ditë prej gjithë personaliteteve "të njohura” ka lindur edhe akademiku turk Abdullah Atalar.

Shkenctarët në Cambridge kanë shqyrtuar 300 milionë fakte për ditën më të mërzitshme. William Tunsall-Pedo nga Cambridge tha se gjatë historisë çdo ditë ka ndodhur një ngjarje me rëndësi, por 11 prilli nuk është shquar për asgjë dhe kështu është shpallur si dita më bajat e shekullit, shkruan The Sun.
 
 
...Sa më shumë ha aq më shumë dobësohet 
  
Vajza 21 vjeçare nga Teksasi, Lizzie Velaskuez (në foto në të djathtë), është më e dobët se çdokush do të mund ta imagjinonte.
Ajo gëlltit sasi të jashtëzakonshme ushqimi, që përmbajnë shumë kalori si hamburgerë, patate të skuqura dhe ëmbëlsira.

Lizzie konsumon trefishin e kalorive të një personi normal, mirëpo nuk fiton në peshë.

Sa më shumë gëlltit, aq më e dobët bëhet. Ajo është kaq e dobët dhe peshon kaq pak, sa shpesh e sheh të irrituar tek troket në derën e shtëpisë së prindërve për t’u ankuar që ata ta ushqejnë siç duhet, sepse ajo ka raste që vdes urie.

Metabolizmi i saj është një mister i vërtetë jo vetëm për të dhe njerëzit e zakonshëm, por edhe për specialistët e vërtetë.

Me gjithë kërkimet e vazhdueshme, mjekët nuk arrijnë dot të zbulojnë mekanizmin që e mban atë në një peshë shumë të ulët trupore. 
 
  
...‘Break dance’ origjinal 
 
Në versionin holandez të shout "So You Think You Can Dance”, një valltar ‘Brake Dance-i’ mahniti jurinë duke "vallëzuar” me penis.
Dyshja u paraqit para jurisë me helmetat e çuditshme, ndërsa njëri prej tyre doli në skenë me paterica. Kur filloi muzika i riu filloi të vallëzojë. Pas çdo lëvizjeje i rritej edhe "krenaria”.
Tronditja dhe mosbesimi shpejtë u zhdukën nga fytyrat e jurisë katëranëtarëshe kur kuptuan se ereksioni ishte pjesë e performancës.
Djaloshi në podium të vallëzimit u rrotullua disa herë me anë të penisit dhe mahniti të pranishmit. Anëtarët e jurisë e lavdëruan performancën dhe thanë se ende nuk kishin parë një vallëzim kaq origjinal. Djaloshi u kualifikua për në raundin tjetër të garës.
 
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc