Kosova Pc - Moda
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


 
 M  odë &   S tilë 
 
 
...Në modë palltot me ngjyra
  
Nëse keni vendosur të bëni tuajën një pallto, por jeni mes dilemës nëse ajo duhet të jetë me ngjyrë të errët apo me ngjyrë të ndezur, atëherë duhet të keni parasysh se stina e ftohtë e këtij viti vjen me ngjyra që bien në sy.
Padyshim me ngjyrë të ndezur, me prerje moderne dhe sa më origjinale duhet të jetë palltoja juaj, për t’u ndier rehat dhe seksi në të njëjtën kohë. Sfilatat më të fundit të modës përfshijnë modele për të gjitha shijet.
Tashmë vihet në dukje një femër e sigurt në vetvete dhe që arrin të joshë edhe e mbuluar. Për këtë nuk është e detyrueshme të shpenzosh pafund. Për një pallto, megjithatë ia vlen të shpenzosh pasi e përdorni pothuajse çdo ditë, që e hidhni krahëve çdo mëngjes kur niseni për në punë, që do të keni veshur mbrëmjeve të ftohta kur ktheheni për në shtëpi.
Hidheni tutje pallton tuaj të përhershme që peshon shumë, është e errët dhe nuk vë në pah format tuaja. Vëmendja duhet të përqendrohet te ngjyrat, materialet e buta dhe kënaqësinë e të veshurit. E nëse nuk guxoni të keni një pallto të tillë, mund të zgjidhni një pallto të zezë (kujdesuni që të vendosni shumë aksesorë), megjithatë vëmendje kushtojini prerjes dhe detajeve.

Prerja
Thajuni lamtumirë palltove të gjera dhe pa një prerje uniforme. Tashmë duhet të dini se palltot për këtë vit duhet të plotësojnë kriterin që të jenë pas trupit dhe të përkëdhelin format tuaja. Një tjetër tendencë për sivjet janë edhe palltot sportive, me ndërthurje materialesh të tjera, si lëkurë apo kamosh. Jepini vetes kënaqësinë të dukeni perfekt dhe e lumtur me një pallto të tillë. Për sa i përket gjatësisë, stilistët kanë preferuar që palltoja të jetë sipër gjurit, por nuk përjashtohen nga moda as palltot më të shkurta.
  
...9 praktika të dëmshme për fytyrën 
  
Keni probleme me fytyrën? Praktikat tuaja të përditshme mund ta dëmtojnë atë. Dermatologët theksuan se efekti i disa praktikave të aplikuara në fytyrë është shumë serioz.
Sipas "Foxnews”, disa nga problemet e fytyrës të cilat shfaqen kur plakemi janë rrudhat, lëkura e varur, njollat ngjyrë kafe etj. Plakja është e pashmangshme. Por ne mund ta ngadalësojmë këtë proces. Duke pohuar se ne mund të parandalojmë probleme si tharja apo zbehja, dermatologët i radhisin kështu disa praktika të cilat mund të prishin strukturën e saj:

1. Moti i ftohtë: moti i ftohtë dhe larja e fytyrës me ujë të ngrohtë shkaktojnë tharjen e lëkurës. Njomeni fytyrën tuaj në mëngjes dhe darkë. Zbutësit më të mirë janë ata që nuk krijojnë pika të zeza, pa yndyrë dhe nuk e dëmtojnë lëkurën.
2. Cigarja: krahas kancerit të mushkërive, cigarja mund të shkaktojë rrudha dhe zhduk elasticitetin e fytyrës. Ka shumë metoda për të lënë cigaren si grupet e ndihmës, produkte që zëvendësojnë nikotinën dhe ilaçet. Ju duhet ta lini menjëherë cigaren për të pasur një fytyrë të shëndetshme.
3. Përdorimi i kremit të gabuar për buzët: shumë kremra buzësh përmbajnë fenol, lëndë e cila than buzët. Në fillim duket sikur i bën mirë buzëve, por pas një kohe të shkurtër mund t’ju nevojitet prapë. Kontrolloni kremin e blerë nëse përmban fenol.

4. Pagjumësia: kur flemë hormonet e stresit janë në nivelin më të ulët, ndërsa molekulat anti-infeksion në më të lartin. Prandaj sa më pak të flini, aq më shumë do t’ju përkeqësohet fytyra. Studimet sugjerojnë 8 orë gjumë në ditë. Nëse flini më pak shtojani gjysmë ore gjumit tuaj dhe ndieni ndryshimin.

5. Solariumi: studimet e kohëve të fundit tregojnë se solariumi ndikon në shfaqjen e kancerit. Studimi i realizuar në Universitetin Minesota tregon se personat të cilët hyjnë 50 orë në solar janë tri herë më shumë të rrezikuar nga kanceri më vdekjeprurës i lëkurës.

6. Prekja e puçrrave: shtrydhja e puçrrave ose heqja e tyre është e dëmshme për shëndetin. Nëse lëkura juaj do të infektohet, ngjyra e saj do të zbehet. Kurimi i këtij fenomeni mund të zgjasë me muaj e ndonjëherë me vite. Prandaj menjëherë sa të dalloni infeksion në fytyrën tuaj, shkoni te specialistët e lëkurës.

7. Stresi: stresi nxit luftën kimike. Hormone si adrenalina ngushtojnë enët e gjakut duke ia hequr ushqimin. Stresi afatgjatë nxit prodhimin e kortizolit, i cili ndikon në trashjen dhe ashpërsimin e lëkurës.

8. Dielli: është shkaktari kryesor i plakjes, rrudhjes deri tek kanceri, i cili dëmton lëkurën. Mbroni lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVB, duke përdorur krem solar me të paktën 30 faktorë. Nëse do të qëndroni gjithën ditën në det përdorni krem solar çdo 2 orë. Mos harroni pjesën pas qafe dhe veshëve. Kur të blini krem solar, kontrolloni nëse kremi përmban elementët e mëposhtëm:

9. Përzierja e kremrave: gabimi më i përhapur që bëhet nga njerëzit në kurën e akneve është mendimi se përdorimi i një sasie të madhe bën më shumë efekt. Disa përdorin 3 -4 kremra përnjëherë. Kjo gjë përkeqëson më shumë lëkurën. Nëse vëreni se ilaçet e shitura pa recetë nuk ju bëjnë efekt, atëherë shkoni te specialistët e lëkurës. Aknet nuk lindin vetëm nga yndyra. Krahas kësaj mund të burojnë nga infeksioni dhe irritimet.
  
...Armiqtë e lëkurës
 
Çfarë mund të bëjmë për të përmirësuar shëndetin e lëkurës sonë dhe për të arritur rezultatet e dëshiruara?

1: Dielli
Rrezet e diellit dëmtojnë lëkurën tonë dhe sidomos tek ata persona që janë të ekspozuar gjatë gjithë vitit.
Prandaj, mbrojtja nga dielli është diçka që duhet bërë përherë dhe jo vetëm pak para pushimeve. Dielli shkakton plakjen e parakohshme dhe rrudhat. Dermatologët këshillojnë përdorimin e kremit kundër diellit me tregues15-20 "SPF” (faktori i mbrojtjes nga dielli) gjatë gjithë vitit.

2: Të ftohtit
Të ftohtit dhe ajri janë përgjegjës për tharjen e lëkurës. Nëse ju tërheq lëkura dhe ndodheni në rrugë, mund të përdorni një sprej me ujë mineral nga burime të nxehta (mund ta blini në barnatore) dhe kur të ktheheni në shtëpi, në darkë përdorni një krem nate.

3: Ushqimi i
varfër dhe i keq
Ushqimi i shpejtë, hamburgeri, picat, makaronat, pijet freskuese dhe çokollatat, shpesh janë ushqime përgjegjëse për krijimin e njollave, acarimin, krijimin e puçrrave dhe pasojave të tjera në lëkurën tuaj. Lëkura e shëndetshme do kujdes të vazhdueshëm dhe furnizim me elementet thelbësore dhe vitaminat e duhura. Mundohuni të përfshini gjatë dietës suaj më shumë fruta dhe perime dhe të rrisni më shumë konsumin e ujit dhe lëngjeve natyrore.
4: Pirja e duhanit
Pirja e duhanit është e keqe. Efektet janë të dukshme, jo vetëm në organizmin tuaj, por edhe në sipërfaqe të tij, në lëkurë. Papastërtia, lëkura gri dhe rrudhat e vogla rreth buzëve tuaja, janë drejtpërdrejt të lidhura me pirjen e duhanit. Pirja e duhanit vepron në mënyrë katastrofike dhe kështu lëkura dëmtohet nga helmet e ndryshme.

E rëndësishme:
Mos flini me makijazh! Sidomos kur keni përdorur grim. Bllokohen poret e lëkurës, duke penguar furnizimin me ajër. Në mëngjes mund të zgjoheni me njolla të kuqe, ose akoma më keq edhe me puçrra. (Elle)
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc