Kosova Pc - Programimi Kompjuterik
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

 
Programimi Kompjuterik
 
Gjuhë programimi është gjuhë e cila përmban nje bashkësi të rregullave me anë të cilave i urdhërojme kompjuterat të bejne diçka ose i japim udhezime.

Gjuha programore është në nivel më të lartë se gjuha maqinerike e cila përbëhet prej bit-ave (Anglisht: binary digits), 1 dhe 0 dhe të cilën në fakt e "kupton” procesori i kompjuterit dhe me anë të cilës në kohët e hershme te informatikës janë zbatuar programet e para. Mirëpo, pasiqë gjuha maqinerike është e veshtire për tu kuptuar dhe zbatuar, dhe eshtë e veshtire që urdherat (udhezimet) të mbahen mend (çdo udhezim duhet të shënohet me anë te numrave 1 dhe 0), vjen deri te krijimi i gjuhëve programore të cilat në fakt janë përkthim i urdherave me bit-a (1 dhe 0) në një gjuhë që mundet të mbahet në mend leht dhe me anë të së cilës mund të programohet.

Gjuhët programore zakonisht përmbajn shprehje në gjuhën angleze. Për shembull :

if (a>2) then a=3;

ku if dhe then janë fjalë që prej gjuhës angleze përkthehen sikur:

nëse (a>2) atëher a=3;

Pra këtu, fjalën if pjesa procesuese (procesori) e kompjuterit automatikisht e "përkthen” ne BIT-a (ang. binary digits). P.sh. 101010101000

Ky "përkthim” bëhet me anë të një pjese të gjuhës programore që poashtu është softuer (program) që quhet perpilues (ang. compiler-perpilues, perpunues). Perpiluesi pra, bën "përkthimin” e shprehjeve siç janë if-then në BIT-a(101010101) të cilat i kupton kompjuteri.

Sot, janë një numër i konsiderueshëm i gjuhëve programore. Ndër gjuhët më të njohura janë : C, C++, Java, Pascal, Delphi etj
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc