Kosova Pc - Receta Gatimi
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

Receta Gatimi | Kuzhina Shqiptare
 
Tiramisume molla
Produkte të nevojshme:

• 400 g molla
• 40 g gjalpë
• 100 g sheqer
• 1 lugë të vogël cimet pluhur
• 3 të kuq të vezës
• 1 ve
• 200 g sheqer pluhur
• 4 ml aromë vanilje
• 200 ml krem
• 1 forcues për krem
• 500 g djathë mascarpone
• 1 lugë lëngë limoni
• 300 ml kafe turke të zier
• 20 ml rum
• 300 g keksë
• kakao pluhur

Përgatitja:

Mollët lahen, qërohen dhe prehen më copa të holla. Në një tenxhere ngrohni gjalpin, shtoni mollët e prera, sheqerin, cimet pluhurin, dhe të gjitha së bashku në një zjarr të lehtë dhe duke i përzier herë pas herë i zieni derisa të zbutet molla. Në një enë tjetër vendosni të kuqtë e vezëve, një ve, sheqer pluhur, aromë vanilje, dhe të gjitha së bashku i përzieni me mikser deri sa të fitoni masën.
Në një enë tjetër, vendosni kremin, përforcuesin për krem, dhe i përzieni me mikser. Kremin e gatshëm e përzieni ngadalë me masën e fituar nga vezët.
Në këtë masë, vendosni djathin mascarpone dhe një lugë lëngë limoni.
Në një enë të cekët, përzieni kafen turke të zier dhe rumin, me këtë masë i lagni keksët dhe i vendosni në fund të një enë të përshtatshme për tiramisu. Mbi keksëve vendosni shtresën me krem, e shpërndani dhe mbi të e vendosnin shtesën nga mollët. Pastaj përsëri e vendosni një rend keksë të lagur me kafe, një rend krem, dhe mbi të gjitha së bashku hidhni kakao pluhur.
Tiramisunë kështu të përgatitur para se ta shërbeni më së miri do të ishte ta lini për disa orë në frigorifer.

Royal Steak
 
Sosi me qepë me soja dhe vaj ulliri, patatet qërohen dhe lihen pak të zihen në një temperaturë mesatare. Nuk i lëmë të zihen shumë por i lëmë gjysmë te ziera ( pasiqe ato duhen të bëhen me rende). Pastrohen kërpudhat. Grihen qepët dhe i fërgojmë me vaj duke ia shtuar një katrorke të Podravkes dhe përziejmë me lugë druri. Pasi zbuten qepët i shtojmë kërpudhat. Pasi te fërgohen këto i shtojmë shtok dhe soja sos. Shtohet pak biber dhe origano të bluar. Në fund i shtohet edhe ajkë qumështi për gjellë. Mishi lyhet me vegetë dhe e lëmë të fërgohet në sosin e përgatitur. I shtojmë pak korriander dhe rozmarin. Bëjmë pataten me rende. Grijmë qepët. I bëjmë në formë të qofteve dhe I fërgojmë.i bëjmë me ve dhe prezlle dhe fërgojmë.
 
 Pasi të përgatiten servohen.

Kifle të njelmëta me
margarinë të grirë

Mënyra e përgatitjes

Në gjysmë litri qumështi të vakët hidhni 2/3 e lugës me sheqer dhe gjysmë tharmi dhe prisni të vijë. Përzieni një kilogram miell, një lugë të vogël kripë, 3 vezë, 1 dl vaj, ia shtoni këtë qumështit dhe prisni që brumi të vijë.

Kur brumi të vijë, e tëholloni 2-3 herë, grini përmbi margarinën dhe i bëni kiflet.
Koha e përgatitjes: 40 minuta Perberesit



Përbërësit:

1/2 e litrit qumësht të vakët
2/3 Lugë sheqer
1/2 tharmi
1 kg miell
1 lugë e vogël kripë
3 vezë
1 dl vaj
Margarinë

 
Ëmbëlsirë me pemë dhe arra të bluara
 
PROCESI I PËRGATITJES

Vezët dhe sheqerin përzieni me mikser, e më pas shtoni përbërësit e tjerë (qumështin, vajin, miellin dhe pluhurin për pjekje). Përzieni mirë. Në një enë të madhe për pjekje, të lyer me vaj, qiteni masën për kore.
Mbi brumë qitni pemët e përgatitura, e mbi to, arrat e bluara. Të piqet në furrë të nxehur në 200 ºC për 20 minuta. Ëmbëlsirën e ftohur prejeni në katrorë dhe shërbejeni.
Koha e përgatitjes: 30 minuta.
 
 Perberesit :

1 kg pemësh sipas dëshirës
4 vezë
7 lugë sheqer
2 filxhanë vaj
2 filxhanë qumësht
7 filxhanë miell
1 pluhur për pjekje
50 gramë arra të bluara

 
TAVË ME PERIME
 
 
PROCESI I PËRGATITJES

NEVOJITEN:
100 g perime të ngrira, 20 g xhenxhefil, hudhër, qepë të reja, 60 g oriz, kripë, piper i zi, 0.5 dl vaj ulliri.

PËRGATITJA
Të gjitha perimet fërgoni në vaj duke i shtuar edhe ujë. Shtoni erëzat dhe piqni ato për një kohë të shkurtër në furrë.

 
SPECA TË MBUSHUR
 
 
PROCESI I PËRGATITJES

Ulni orizin në ujë të kripur. Lani specat e thatë, i shpërlani dhe i leni që të rrinë pak kohë. Orizit të vluar i shtoni papatet e bëra me rendë dhe zieni edhe 10 minuta. Kohë pas kohe i qitni nga pak vaj. Qitni erëzat, por mos harroni edhe piperin. Shtoni farat e bluara dhe kur të ftohet mbushja, edhe mëlmesa e thata. Mbushni specat me radhë dhe vendosni në enën për pjekje. Specat duhet pjekur 20 minuta në furrë të nxehtë 180 shkallë.
 
 Perberesit :

200 g oriz, 100g fara të bluara të kungullit ose arra të bluara, 12 speca të tharë të kuq, patate, mëlmesa bimësh, kripë, piper i zi.

 
Troftë me perime
 
 
PROCESI I PËRGATITJES

Pastrojeni dhe lajeni troftën. Grijeni qepën dhe fërgojeni në vaj. Në fund të enës së dheut qiteni qepën e fërguar, mbi të specin e grirë, e më pas renditni domaten dhe hudhrën e grirë. Shtoni kripë, biber dhe gjethe të selinos e majdanozit. Mbi perime qiteni troftën, qitni vajin. Mbulojeni dhe piqeni në temperaturë të moderuar për rreth një orë. Shërbejeni me patate të ziera.
 
Perberesit :

500 g domate, 4 thelpinj hudhre, 300 g qepë, 1 kg troftë, vaj, gjethe selinoje, majdanoz, biber, krip

 
Akullore në petë
 
 
PROCESI I PËRGATITJES

Tundni 7 të bardhët e vesë deri sa të fitoni masë dhe ia shtoni 7 lugë sheqer, një nga një. Kur kjo të jetë tundur mirë, ia shtoni pluhurin për pjekje dhe e piqni në 200 gradë. Kur te jetë pjekur, e zbutni me një filxhan qumësht në të cilin është shtuar një lugë sheqer. E vloni një litër qumësht me 7 lugë sheqer. Të verdhtë e vesë të tundur me pluhurin e pudingut e derdhni në qumështin e vluar dhe e zieni derisa të fitohet një masë e dendur. Margarinën e tundur me sheqer pluhur i bashkoni me petën e pjekur dhe e qitni mbi koren e pjekur. Mbi të vendosni kremin e vaniljes.
 
Perberesit:

• 7 të bardhë të vesë
• 7 lugë sheqer
• 1 filxhan qumësht dhe një lugë sheqer Peta
• 1 litër qumësht
• 7 të verdhë të vesë
• 1 litër qumësht
• 2 pudingë nga vanilja
• 1 margarinë
• 200 gramë sheqer pluhur

 
Ëmbëlsirë Jafa
 
 
PROCESI I PËRGATITJES

Mënyra e përgatitjes:

1
Dy petë të cilat përgatiten kështu: I tundni 6 të bardhë të vesë, i shtoni 8 lugë sheqer, pesë lugë vaj, ia shtoni 6 të verdhë të vezëve, 10 lugë miell dhe një pluhur për pjekje. Të gjitha këto përzihen edhe një herë dhe e vendosni të piqet në furrë.
2
Mbushja: njërën petë e thërrmoni dhe e përzieni me dy portokaj të ngrirë, të cilët më herët janë grirë në copa të imëta. Mbi petë vendosni mbushjen dhe e mbuloni me çokollatë.

3
Shkrini 150 g çokollatë për të mbuluar ëmbëlsirën.
4
Sipas dëshirës i vendosni shllig ose xhele.

 
BAJADERË

 

Uji dhe sheqeri vlojnë 5 minuta.Në sherbet të nxehtë,duke i përzier,hidhen gradualisht bajamet,margarini i prerë në katrorka dhe keksat.Masa përzihet gjersa të kompaktësohet.Veçohet 1/3 e masës së përgaditur,pjesës tjetër i shtohet çokollata e ndarë në copa të vogla dhe përzihet mirë gjersa të shkrihet.Në tepsi katrore të shtruar me folje të tejdukshme,shtrihet masa me çokollatë.Mbi të vendoset dhe rrafshohet masa e bardhë. Shrihet çokollata në enë mbi avull me 2 lugë vaj.Përzihet mirë dhe me glazurë pak të ftohur, lyhet e tërë sipërfaqja e bajaderës.Ëmbëlsira futet në frigorifer për tu ftohur mirë,pastaj pritet në pjesë katërkëndëshi.

 
Paragjellë orizi me perime (paragjellë e ftohtë) 
 
Orizi zihet 20 minuta në ujë të bollshëm me kripë, kullohet, shpërlahet me ujë të ftohtë, dhe prapë kullohet mirë; 2-3 karota të prera në shkopinj zihen 10 minuta; pastaj grimcohen imët; 2-3 ve zihen 8 minuta dhe copëtohen imët; 1 spec turshi, i grimcuar; 2-3 tranguj të grimcuar; 50 gram kaçkavall të grimcuar; Brokoli zihet 2-3 minuta; 1 gotë bizele zihet deri në 5 minuta, në ujë pa kripë dhe të zbuluara; 200 gram majonezë; 200 gram ajkë e thartë; dhe vegetë sipas dëshirës.

 
Mish i bardhë i pulës i mbështjellur në role
Mishin e bardhë të pulës prehet në mes dhe e rrah me çekan të drurit deri sa të sheshohet, i qesim kripë, biber të zi ose të bardhë, dhe vegetë. Gjethet e spinaqit të lara, i vendos mbi mish të bardhë, pastaj, mishin e terur të prerë shumë hollë, e vendos mbi spinaq, dhe në fund i qesim edhe kaçkavall të grimcuar në rende. Tërë këtë e mbështjell dhe e mbyll me rrëmojcë.

 
ROLAT ME SPINAQ

 
2 gota qumësht vlohen me një filxhan kafeje vaj. Kësaj mase i shtohet 1 gotë e gjysmë miell.
Kjo duhet të përzihet derisa të shkëputet masa nga ena dhe luga
.
Brumi lihet të ftohet dhe i shtohen 2 vezë, pastaj shtojmë edhe ½ kilogram spinaq të prerë imët dhe të kriposur. Këtë masë e përziejmë pak me dorë, pastaj edhe me mikser. E vemë në një tepsi, në shtresë jo të trashë, dhe e fusim në furrë të piqet. Pasi të piqet e vëmë në një pecetë të lagur. Kjo kore lyhet me ajke e djathë, dhe mbështillet me pecetën e lagur dhe lihet e mbështjellur derisa të ftohet. Pasi të jetë ftohur mund ta presim në copë dhe ta servojmë.



PURE PREJ SPINAQI
½ kg spinaq i prerë zihet në një tenxhere në avull, vetëm derisa të zbutet pak. Në një tigan përgatisim një fërgesë për spinaq, me 1 lugë gjalpë (për ½ kg spinaq), 2 thelpinj hudhër të grimcuar, dhe sa të lëshojë aromën, i qitet 1 apo 1 ½ lugë miell, fërgohet, i shtohet edhe qumësht apo edhe supë (nëse është me lëng mishi). Në fund ia shtojmë spinaqin e zier në avull, dhe më vonë i shton 2 lugë ajkë, kripë dhe sipas dëshirës mund t’i qesim edhe senf.

 
Ëmbëlsirë me sherbet "Tullumba”
Për tullumba së paru përgatitet sherbeti, me 1.5 kilogram sheqer, 7.5 decilitra ujë, gjysmë limoni, 3 ve dhe 1 sheqer vanilje. Sherbeti zihet 7 minuta nga çasti i vlimit.

Brumi: 9 filxhanë të kafes miell, 3 filxhanë niseshte dhe 1 pluhur paste.
Mielli gradualisht hidhet në ujë valë duke e përzier vazhdimisht, kthehet në zjarr të mesëm që të fërgohet për 2-3 minuta deri sa të ndahet nga ena dhe luga. Pasi fërgohet brumi, lihet të ftohet dhe një nga një vezë hidhen në brumë. Fillimisht përzihen me dorë, dhe më vonë me mikser. Me brumin e përgatitur mbushet kallëpi për tullumba dhe fërgohen në 1 litër vaj. Prej këtij brumi dalin 50 deri 60 tullumba. Prej vajit tullumbat menjëherë vihen në sherbetin e ftohur, deri sa të fërgohen tjerat... (është mirë të servohen derisa janë të freskëta).

EMBELSIRA "MOZAIK"
Përgatitja: 200 gr gjalpë zbutet mirë, i shtohet 100 gram sheqer pluhur dhe e përzien mirë me mikser, ia shton edhe 4 të kuq të vezëve, pastaj lëngu i një portokalli të shtrydhur, dhe lëvorja e grimcuar në rende (portokalli i vihet kësaj ëmbëlsire vetëm për aromë), i shtojmë 300 gram biskota të bluar, 200 gram arra të grimcuara, 200 gram zhele bonbone të grimcuara, 100 gram çokollatë të grimcuar. Të gjitha këto përzihen gjatë tërë kohës duke shtuar një nga një përbërësit.
200 gr rrush të terur e lëmë të qëndrojë në ujë të vakët për rreth 20 minuta, të cilit mund t’i shtojmë edhe rum (sipas dëshirës), pasi kullohet rrushi ia shtojmë masës, dhe e përziejmë ku ia shtojmë edhe të bardhët e vezëve të tundura mirë, deri sa të bëhet sikur borë. Në një enë tjetër, për glazurë, i qesim 2 lugë qumësht dhe 4 lugë vaj dhe shtojmë edhe 100 gr çokollatë që të shkrihet mbi avull.

Këtë ëmbëlsirë nëse duam që të jetë më e lëmuar mund ta përziejmë me mikser. Pas përgatitjes ia japim formën e dëshiruar, dhe glazurën ia qesim sipas dëshirës. E fusim në frigorifer derisa të forcohet, dhe në fund e presim.
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc