Kosova Pc - test
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

[ Shto Nje Lajm te ri ]
Kategoria: Mobile | 1162 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.Maj.2011
Në bazë të disa thashethemeve që janë duke qarkulluar së fundi në internet, thuhet se gjenerata e pestë e celularit të Apple do të ketë një ekran të ndjeshëm në prekje të përpunuar nga xhami.

Kësaj radhe rolin e "gruas së keqe” e luajti DigiTimes, që citon "burime industriale” të cilat thotnë se Apple ka blerë mes 200 apo 300 makina për prerje të xhamit, përmes së cilave dëshiron të krijojë ekrane të lakuara për pajisjen e tyre iPhone. Por pse Apple e jo ndonjë partnerë industrial? Për shkak se prodhuesit e xhamit janë "të tërhequr për sa i përket investimeve në blerjen e pajisjeve pë prerje të xhamit për shkak se kërkohet përfshirje e një kapitali të madh” thonë burimet e DIgitimes. ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

Kategoria: Internet | 1262 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 22.Maj.2011
Në bashkëpunim me Acer dhe Samsung, kompania e Google do të nxjerr në treg Laptopin e vet të quajtu "Googlebook” me performanca të papara deri më tani. Laptopi i Google i cili në vend të programeve të instaluara do të përdorë shërbimet e internetit për tu qasur në çfarë do lloj opcioni të preferuar nga poseduesit.

Kompania Samsung do ta hedh në treg këtë laptop me një ekran 12inç, dhe do të kushtoj reth 400-500 euro, në anën tjetër kompania Acer pritet ta lëshoj në treg "Googlebook”-in me një ekran prej 11inç dhe i cili do të kushtoj më lirë se ai i kompanisë samsung, reth 300-350 euro.

Për të funksionuar këto lloj laptopësh duhet patjetër të ketë një lidhje në internet pasiqë siç u përmend çdo program ose aplikacion do të shkarkohet dhe përdoret o ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

Kategoria: Shkencë | 1291 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 22.Maj.2011
Kush është nën shënjestrën e federalëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mund të identifikohet më lehtë në aeroporte apo stacione trenash. Kjo falë një kamere speciale të shpikur kohët e fundit nga ekspetët amerikanë të gjurmimit.

Përmes kësaj pajisje, brenda pak sekondash dhe në një distance shume larg sporteleve të biletave, kamera ëshë në gjëndje të identifikojë të kërkuarin përmes rrezeve infra të kuqe, që "skanon” personin nga fytyra,duke nxjerrë në pah muskujt e nofullave që janë unike për çdo person.

Kjo kamer pritet të përhapet në të gjitha pikat hyrëse dhe ato strategjike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shpërndaje

Kategoria: Harduer | 841 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 22.Maj.2011
Modelet më të reja të HTC, Nokia, Samsung LG, etj na u tha se do të shfaqen në dyqanet e IPKO dhe blerja e tyre do të mund të bëhet në forma të ndryshme me pako të ndryshme. E tani me një postim të bërë përmes faqes zyrtare të IPKO në Facebook, thashethemet u konfirmuan. Modelet të reja të celularëve po vijnë në dyqanet e IPKO.

Duke filluar prej ditës së nesërme në dyqanet e IPKO do të prezantohen modelet si HTC Desire HD, Samsung Corby, Nokia E5, etj. Ndërsa sa i përket Samsung Galaxy S II, të cilin e kemi theksuar se mund të paraqitet në artikullin e botuar para një jave, nuk është thënë asnjë detaj.

Gjithnjë duke u bazuar në paralajmërimet zyrtare në Facebook, IPKO ka theksuar se HTC Desire HD do t mund të blihet me mun ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

Kategoria: Multimedia | 1067 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 22.Maj.2011
Dëshironi të keni vërtet kinemanë në shtëpitë tuaja? Atëherë duhet t’i hidhni një sy televizorit të fundit 85-inch LCD, të kompanisë Sharp.

Ky ekran i Sharp, i realizuar në bashkëpunim me rrjetin japonez të televizorëve NHK, thuhet se është televizori i parë Super Hi-Vision, një prodhim që duket se ka pasuar ekranet që trasmetojnë në HD. Prototipi i Sharp Super Hi-Vision, është 85-inch dhe ka një rezolucion 7680 x 4320 piksel, që i bie 103 piksel për inch, afërsisht 3 herë më i qartë se televizorët që trasmetojnë aktualisht në HD.

Modeli i Sharp pritet të prezantohet në panairin e kompanisë NHK në Tokio që do të qëndrojë i hapur nga data 26-29 Maj. Ende nuk ka asnjë të dhënë lidhur me koston e këtij prototipi.
Shpërndaje

Kategoria: Softuer | 1154 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 22.Maj.2011
Microsoft ka theksuar se versioni i radhës i sistemit operativ Windows Phone 7 do të prezantohet në më shumë detaje në kuadër të TechEd 2011 në Atlantis.
Me emrin e koduar "Mango”, iterimi më i fundit i sistemit operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër të madh të veglave të produktivitetit.

Për shembull, Mango do t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.

Veçori tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter, Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër Payl Bryan një zyrtar i Microsof ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

1 2 3 ... 6 7 »
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc