Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 

   
Virusi
Virusi është një program i vogël i cili është në gjendje të shumëzohet e të shpërndahet nëpër funksionet e caktuara të kompjuterit dhe ta bëje atë që të mos funksionoj normalisht apo ta shkatroj gjithë sistemin e exploatimit.

Por dëmet mund të jene të ndryshme ka nga ata që sjellin pak dëme si psh ata qe sulmojn mausin apo tastaturën disa të tjërë pengojn disa programe të funksionojn normalisht por me të rezikshmit sot janë në gjendje ta fshijnë tërë hard diskun.

Si lindi virusi i parë

Në fillim të viteve të 60 kërkuesit e laboratorit Bell krijojn një lojë ku dy programe kanë për mision ta shkatrojn njëri tjetrin.Këta dy programe kishin aftësi që të vetë shumëzoheshin dhe këtu pra u vën bazat e virusit Termin virus i pari e përdor profesori amerikan Fred Cohen për të përshkruar programet që kanë mundësi të reprodukohen dhe të shpërndahen përmes rrjetit informatik.

Çfare janë viruset?

Virus është fjale e pergjitheshme për programe keqberese qe janë te afte te infektojne kompjuterat dhe te shperndahen vetvetiu. Viruset nuk lindin vetvetiu por programohen nga specialistet e kompjuterave për te kryer funksione te ndryshme. Viruset kane për qellim demtimin e skedareve, fshirjen e memorjes, pergjimin dhe spiunimin, vjedhjen e informacionit, ngadalesimin e rrjeteve kompjuterike, etj.

Virusi i parë informatik "Brain”

Dy pakistanez Basit dhe Amjad Alvi krijuan një program i cili sulmonte boot sektorin e disketes dhe te hard diskut. Qellimi i tij nuk ishte që ti shkatronte të dhënat por vetem ,të afishoj një reklame të tyre ! Vetem pas dy vjetesh lajmërohet antivirusi i parë për ta desaktivuar brain dhe për tu mbrojtur prej tij. Ndërsa sot nevojiten vetem disa orë për ta gjetur antivirusin.

Me shfaqjen e virusit Melissa merr fundë epoka ku viruset shpërndaheshin vetëm në menyre manuela, përmes disketave. Ky virus shpërndahet përmes internetit i fshehur një dokument Word dhe prej kompjuterit të infektuar ai shpërndahej në 50 adresat e para në blokun e adresave të Outlokut. Ky virus infektoi me shume se 300.000 kompjuter.



LLOJET E VIRUSEVE



Megjithese ekzistojne shume lloje virusesh dhe mini-programesh te ngjashme, nje klasifikim i shpejte i ketyre mund te behet si me poshte :
- Viruset Boot Sector : Keta jane llojet e viruseve qe infektojne zonen e disketave apo hard disqeve ku ruhen skedaret e sistemit. Kur e startoni kompjuterin tuaj nga nje diskete apo hard disk i infektuar, keta lloj virusesh aktivizohen. (Michelangelo, Brain...)
- Viruset e Skedareve : Ky eshte lloji i viruseve qe aktivizohet dhe prek skedaret e progameve me ekstensione si .exe dhe .com. (Chernobil[Win.CIH]...)
- Viruset Makro : Keta jane virus skripte te vegjel te cilet perhapen me ndihmen e produkteve te paketes Office, si Word, Excel etj. Duke perdorur scriptet macro keta lloj virusesh mund te bejne me teper se sa mund te mendohet. (Laroux...)
- Viruset ActiveX dhe Java : Keta jane viruse qe mund te shfrytezojne kontrollet e ndryshme qe mund ti jene shtuar nje faqeje web. (Gigger...)
- Viruset Multipartitate : Ketu bejne pjese llojet e viruseve te cilet shfrytezojne njekohesisht disa teknika perhapjeje.
- Viruset Polimorfe : Keta jane viruse te cilet shumohen duke e nderruar vazhdimisht identitetin e tyre.
- Worm-et : Keta tashme jane perfshire prej kohesh ne kategorine e viruseve me rrezikshmeri te larte. Keta ne pergjithesi perhapen nepermjet rrjeteve. Keta nuk e ndjejne nevojen per te infektuar skedare qe te perhapen. Veteshumohen duke infektuar fillimish sistemin dhe me pas duke u shperndare ne rrjet infektojne edhe kompjutera te tjere. Worm-et ne pergjithesi programohen qe te shperndahen ne kompjutera te tjere duke perdorur LAN dhe posten elektronike. Shume prej tyre mbartin vecorite, dhe sillen edhe si macro, edhe si viruse skedaresh. (Melissa, I Love You, Nimda...)
- Trojanet : Trojanet sic mund ta keni imagjinuar e marrin emrin nga Kali i Trojes dhe sillen pikerisht ne kete menyre. Meqenese perbejne nje rrezik te larte per sigurine keta klasifikohen edhe si viruse. Keta nuk veteshtohen dhe nuk infektojne ne rast se nuk aktivizohen me apo pa dashje nga viktima. Keta preferohen mjaft nga ata qe vetequhen hacker dhe sherbejne per te kontrolluar ne largesi kompjuterin e infektuar. Normalisht keta programe perbehen nga dy pjese : Klienti dhe Serveri, ku ky i fundit eshte skedari qe infekton kompjuterin viktime. Nje trojan mund te kryeje veprime nga me te thjeshtat, deri te me te rrezikshmet... pershembull edhe te formatoje kompjuterin viktime.
- Hoax : Keto ne pergjithesi jane mesazhe te derguara nepermjet internetit, te cilat permbajne keshillime, lajme apo sugjerime te rreme. Pershembull, nje lajmerim i mberritur nepermjet postes elektronike i cili ju keshillon te qe per arsye te ndryshme (normalisht te rreme) te ndermerrni me doren tuaj veprime qe do te demtonin sistemin tuaj. Ne raste te tilla vlen te kontrollohet dhe sigurohet mire burimi nga i cili vjen nje informacion i tille.
- Jokes : Nga vete emri i tyre, keta nuk jane viruse por programe qe simulojne mesazhe virusesh duke bere shaka dhe duke ngjallur panik te perdoruesi. Keta mund te behen edhe mjaft te bezdisshem.
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc