Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji & Shkencë » Entries archive
467 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 28.November.2010
 

Për një kohë të gjatë qarkullojnë polemika rreth asaj se a do të duhej shtatzënat dhe gratë të cilat ushqejnë foshnjat me qumështin nga gjiri nuk do të duhej të konsumojnë arrat, ngase në këtë mënyrë shtohen mundësia e rritjes së mundësive për zhvillim të alergjive te foshnjat.
Pediatri Skot Sishirer nga spitali Sinai në Nju-Jork thotë se faktet për një gjë të tillë edhe më tutje nuk janë të mjaftueshëm për t’ua ndaluar shtatzënave konsumimin e arrave.
Ai në këtë mënyrë ka tentuar ta largojë polemikën e madhe e cila mbizotëron te shkencëtarët për vite me radhë.
Hulumtimi i cili ishte kryer në 503 fëmijë, nga mosha tre deri në 15 muaj, ka treguar se 140 prej tyre janë të ndjeshëm në arra dhe në perime me lëvore të fortë, përderisa nënat e tyre në masë të madhe kishin konsumuar këto perime gjatë shtatzënisë së tyre. Mirëpo, sipas pediatrit Sishirer, kjo vlen v ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

443 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 27.November.2010
 

Kemikalet THC që gjenden në marihuanë shkaktojnë paralizimin e sistemit imun, si dhe ndikojnë në rritje të shpejtë të tumoreve.
Hulumtimet e përfunduara në universitetin e Kalifornisë jugore tregojnë që kanabisi dobëson sistemin imun dhe na bën që t’u ekspozohemi edhe më shumë sëmundjeve të tjera, që nga infektimi i mushkërive e deri tek kanceri i gjirit, kanceri i mushkërive ...
Deri më tash ishin kryer hulumtime vetëm rreth marihuanës dhe shfaqjes së sëmundjeve psikike si skizofrenia dhe depresioni, por tash është zbuluar që kemikalet THC dobësojnë sistemin mbrojtës të mekanizmit.
Kanabisi nxit reagimin e numrit të madh të qelizave imune MDCSC, të cilat në kushte normale parandalojnë luftën e sistemit imun kundër sëmundjeve të ndryshme, pasi ajo ndalon së qeni e rrezikshme për organizëm.
Ata per ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

395 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 27.November.2010
 
 
Klima dhe ndryshimet e saj kanë ndikim direkt ndaj gjendjes së organizmit dhe humorit, dhe kështu mund të thuhet se të gjithë njerëzit varen prej kohës.
Shiu te disa njerëz shkakton dhimbje koke dhe humbje humori, era shkakton ndjenjë të nervozizmit, kështu që në periudhën e ndryshimit të kushteve të motit shumica e njerëzve ndihen të përgjumur dhe të lodhur.
Mjekët ende nuk munden të japin një diagnozë të saktë, por edhe nuk janë të sigurt për këtë gjendje, sepse njerëzit e shëndetshëm nuk dinë të tregojnë përse kanë vështirësi.
Krahas ndryshime klimatike dhe ndjeshmërisë individuale të ndryshimit të motit, vështirësitë paraqiten edhe në ndikim të mënyrës së jetës. Për këtë shkak, këtë periudhë përpiquni sa më shumë të relaksoheni dhe të jeni fizikisht aktiv.
Zvogëloni pirjen e cigareve dhe ushqimin e shpejtë, ushtroni, shikoni më pak telev ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

415 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 27.November.2010

Secili prej nesh posedon deri 100 gjene, që janë përgjegjëse për sëmundjet si diabeti dhe kanceri, ka treguar një hulumtim i ri.
Me qindra hulumtues nga mbarë bota me forcat e tyre të kombinuara kanë analizuar dallimet e vogla gjenetike në mesin e personave. Rezultatet do të ofrojnë depërtimin më të thellë në gjenet njerëzore dhe kanë hedhur dritë rreth asaj se prej çfarë përbëhemi ne. Projekti "1.000 gjenet” po ashtu shkencëtarëve dhe ekspertëve do t’u ndihmojë ta vërtetojnë se pse disa njerëz janë më të ndjeshëm në sëmundje sesa të tjerët.
Rezultatet tregojnë se mesatarisht secili prej nesh posedon prej 250 dhe 300 gjene që janë aq të imta, saqë nuk punojnë fare. Secili nga ne posedon rreth 75 deri 100 gjene për të cilat dihet që kanë lidhje me sëmundjet trashëguese. Në shumicën e rasteve ato nuk do të shkaktojnë kurrfarë problemesh, por prapë se prapë aty janë. Por, studime m ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

500 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 26.November.2010
 

Stresi i përditshëm emocional mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e tumoreve, thekson një ekip i hulumtuesve gjenetikë nga universiteti Jejl. Pas hulumtimeve në gjene, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se çdo dridhje psikike që njeriu pëson, emocionalisht apo fizikisht, hap rrugën për mutacionet e qelizave, që janë shkaktar i shfaqjes së qelizave të tumorit dhe sëmundjeve malinje.
Sipas mjekëve edhe qëndrimi pozitiv zgjat jetën atyre pacientëve me metastazë. Ekipi nga Jejl thekson se stresi i përditshëm, të cilin njeriu e has në punë apo familje, mund të sjellë mutacione të ndryshme në qeliza, e jo vetëm në një qelizë, janë në rrugë që të shkaktojnë një lidhje që shfaq kancerin.
- Stresi i fortë në vendin e punës mund të jetë një nxitës për shumë sëmundje, prej të cilave njerëzit as që kanë iden ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

408 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 26.November.2010
 

 
Konsumimi i sasive më të larta të portokajve dhe perimeve si karota, patatja e ëmbël dhe borania, njeriun mund ta mbrojë nga shumë sëmundje dhe t’ia shtojë jetën, duke konsumuar dobitë nga alfa-karotinë, porosisin ekspertët nga qendra për kontroll dhe parandalim.
Kësaj radhe nuk është fjala për ndikimin e dobishëm të beta-karotinës në shëndet, por për të afërmin saj alfa-karotinës antioksidues, i cili neutralizon dëmtimet e ADN-së, që shkaktohen si pasojë e oksiduesve.
Ekipi i mjekut Çao Li nga qendra e CDC-së, në Atlanta, ka analizuar rastet e më shumë se 15.000 pjesëmarrësve amerikanë, të cilët në fillim kishin dhuruar gjak si dhe informata të tjera rreth shëndetit dhe mënyrës së jetës së tyre.
Pas 14 vjetëve kishin vdekur 4.000 pjesëmarrës të hulumtimit. Ekspertët nga CDC-ja kishi ... Lexo të plotë »
Shpërndaje

473 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.November.2010
Personat që pinë alkool në mënyrë të tepruar janë dy herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër për dallim nga ata që konsumojnë sasinë e njëjtë, por gradualisht gjatë javës.



Studimi është kryer me 10 mijë meshkuj të shëndetshëm të moshës midis 50 dhe 59 vjet në Belfast, ku gjithë alkooli pihet për vikend, dhe në disa rajone të Francës, ku konsumi varion, shkruajnë mediet britanike.

Studiuesit për 10 vjet kanë përcjellë ndikimin e alkoolit në shëndetin e meshkujve dhe erdhën në përfundim se sasitë e vogla të alkoolit mund të mbrojnë zemrën nga zhvillimi i sëmundjes. Gjithashtu, kanë konfirmuar se rrezik më të madh nga sëmundja e zemrës kanë ata që pinë birrë dhe pije alkoolike në vend të verës.
Shpërndaje

655 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.November.2010
Vaginoza bakteriale paraqet infeksionin më të shpeshtë te fermat në fazën reproduktive. Këtu bëjnë pjesë 60% e infeksioneve vulvovaginale. Vaginoza bakteriale ndodh në rastet e çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë dhe kur dominion një lloj i tyre.

Normalisht vagina përmban një numër të madh bakteresh "të mira”, dhe disa lloje bakteresh "të këqija”. Vaginoza bacteriale ndodh kur rritet numri i baktereve të këqija në raport me bakteret e mira

Shkaktarët. Vaginoza bakteriale ndodh si rezultat i çrregullimit të baraspeshës së baktereve në vaginë. Lactobacillusi (bakter i mirë) metabolizon glikogjenin në acid laktik në vaginë dhe kështu ruan pH normale të vaginës, e cila siguron mbrojtjen e vetvetishme nga bakteret e këqija. Kur kjo mbrojtje dobësohet, bakteret tjera të pranishme në vaginë (Bacteroides sp, Peptostreptococcus sp, Gardnerella vaginalis, G. Mobiluncus, Mycoplasma hominis) fillojnë të shumohen dhe shkaktojnë ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

432 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.November.2010


Secili prej nesh ndien një lodhje dhe pagjumësi gjatë paradites. Gjumi i shkurtër është zgjidhje ideale.

Gjumi i pasdites prej vetëm dhjetë minutave mbush bateritë dhe kthen energjinë. Zgjat shumë shkurt, por ndikon që në 20 orët e ardhshme të përqendrohemi më shumë. Te ky lloj i gjumit të paradites nuk vlen rregulli sa më gjatë, aq më mirë. Këtu rol të madh luan intensiteti i pushimit. Muskujt e relaksuar dhe mbyllja për një kohë të shkurtër e kapakëve të syrit për pak kohë në shumicën e rasteve mjafton të rimbushim bateritë, në mënyrë që të jemi më të freskët në orët në vijim. Në këtë mënyrë, një numër i madh i punëtorëve si në Amerikë dhe Japoni pauzën e tyre guxojnë ta përdorin për t’i mbyllur sytë dhe për të pushuar. Kjo po ashtu i shkon për shtati edhe punëdhënësit, ngase pas një gjumi shumë të shkurtër punëtorët janë më shumë të përqendruar dhe kanë më shumë vullnet për p ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

421 Shikime | Nga: KosovaPc me datë: 25.November.2010
Higjiena e mirë orale nënkupton një gojë e cila duket dhe e cila nuhat shëndetshëm.

Kjo do të thotë:

• Dhëmbët tuaj janë të pastër dhe pa copëza ushqimi.

• Gingivat janë ngjyrë karafili dhe nuk dhëmbin ose gjakosin kur ju i pastroni me brushë ose me pe për pastrim të dhëmbëve.

• Era e keqe nuk është ndonjë problem konstant.

Nëse gingiva juaj (mishi rreth dhëmbëve) dhemb ose gjakon përderisa ju i pastroni dhëmbët me brushë ose me pe për dhëmbë, por edhe nëse keni një erë të rëndë të vazhdueshme në gojë, vizitoni dentistin tuaj. Ai mund t’ju ndihmojë për të mësuar metoda të mira orale dhe të nxjerrë në pah zonat e gojës tuaj, të cilat mund të kenë nevojë për një ekstra kujdes gjatë pastrimit.

Si praktikohet higjiena e mirë orale? ... Lexo të plotë »

Shpërndaje

« 1 2 ... 4 5 6 7 »
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc