Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Alfa-karotina zvogëlon rrezikun nga sëmundjet dhe nga vdekja
2:09 PM
Alfa-karotina zvogëlon rrezikun nga sëmundjet dhe nga vdekja
 

 
Konsumimi i sasive më të larta të portokajve dhe perimeve si karota, patatja e ëmbël dhe borania, njeriun mund ta mbrojë nga shumë sëmundje dhe t’ia shtojë jetën, duke konsumuar dobitë nga alfa-karotinë, porosisin ekspertët nga qendra për kontroll dhe parandalim.
Kësaj radhe nuk është fjala për ndikimin e dobishëm të beta-karotinës në shëndet, por për të afërmin saj alfa-karotinës antioksidues, i cili neutralizon dëmtimet e ADN-së, që shkaktohen si pasojë e oksiduesve.
Ekipi i mjekut Çao Li nga qendra e CDC-së, në Atlanta, ka analizuar rastet e më shumë se 15.000 pjesëmarrësve amerikanë, të cilët në fillim kishin dhuruar gjak si dhe informata të tjera rreth shëndetit dhe mënyrës së jetës së tyre.
Pas 14 vjetëve kishin vdekur 4.000 pjesëmarrës të hulumtimit. Ekspertët nga CDC-ja kishin vërtetuar se sa më e lartë që kishte qenë prania e alfa-karotinës në gjak tek pjesëmarrësit, aq më i ulët ishte rreziku nga sëmundjet dhe vdekja.
Në krahasim me ata persona që kishin mungesë të alfa-karotinës në gjak, ata me sasi më të lartë të pranisë së këtij antioksiduesi për 39% më pak ishin të rrezikuar nga sëmundjet apo vdekja.
Dr. Li thekson se ndoshta kjo nuk është si pasojë e përmbajtësve që gjenden vetëm në alfa-karotinë, por edhe të përmbajtësve të tjerë që gjenden në pemë dhe perime. Ai po ashtu thekson se në disa nga hulumtimet e mëparshme ishte vërtetuar se alfa-karotina dhjetë herë ishte më efikas se beta-karotina në shkatërrimin e disa kacereve në tru, mëlçi dhe lëkurë.
Shikuar: 405 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc