Balta shëruese (peloidi) ka shumë veti të dobishme, ku dobitë kryesisht vijnë për shkak të efektit termik, mekanik, apo kimik.
Përdorimi
Me rastin e aplikimit të baltës shëruese, nxehja e vendit ku është vënë ajo, respektivisht kalimi i nxehtësisë, është gradual, kurse efektet janë më të ekuilibruara, sesa te bartja e nxehtësisë me hidroterapi. Në vendin e aplikimit të baltës vjen deri te përshpejtimi i qarkullimit të gjakut dhe limfës, deri te përshpejtimi i eliminimit të produkteve të dëmshme të metabolizmit, mediatorëve të inflamacionit, pastaj vjen deri te zvogëlimi i të ënjturave, dhembjes, etj. Mund të paraqitet edhe frymëmarrja e shpejtuar, përshpejtimi i punës së zemrës, rënia e shtypjes së gjakut, metabolizmi më i mirë i glukozës, etj.
Efektet
Dihet se sulfuri depërton nëpër lëkurën jo të dëmtuar, hyn në përbërje të proteinave, vjen deri te rritja e thartirës hondroitinsulfurike të kërcit nyjor dhe ka ndikim në sistemin imun. - Për këtë shkak, përdorimi i baltës që përmban sulfur konsiderohet terapi themelore për artritin reumatoid, pastaj për mjekimin e reumatizmit degjenerues të nyjave periferike dhe boshtit të kurrizit, diskus hernisë, pas traumës, thyerjeve, inflamacioneve kronike gjinekologjike, sterilitetit, sëmundjeve të lehta të arterieve periferike dhe sëmundjeve të lehta neurologjike, pastaj për mjekimin e osteoporozës, etj. - Kjo baltë përdoret edhe për trajtimin e sëmundjes së rëndë të lëkurës, që quhet psoriazë, si dhe te probleme të tjera të lëkurës. - Balta shëruese u preferohet edhe njerëzve të shëndoshë, të cilët duan që ta ruajnë shëndetin e tyre.
|