CES 2011: Shfaqen modifikuesit e kompjuterëve - 6 January 2011 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » CES 2011: Shfaqen modifikuesit e kompjuterëve
1:01 PM
CES 2011: Shfaqen modifikuesit e kompjuterëve
 
Komuniteti i modifikimeve është gjithashtu i pranishëm edhe këtë vit në CES dhe atë në formë të modifikimeve të shtëpizës së kompjuterëve. E nuk ka mënyrë më të mirë për të prezantuar vetën para publikut sesa të shfaqesh me një shtëpizë të "akullt” dhe me shumë ngjyra.

Modifikimi i quajtur K320 Ice Series, është krijuar nga modifikuesi serik James Fislar. Ai ishte zgjedhur edhe fitues në mesin e dhjetë PC modifikuesve të ftuar që të marrin pjesë në fushatën e Lenovo  "Cila është ideja jote për argëtim”, që kishte si synim t’i shtyjë modifikuesit të krijojnë idenë më të çmendur të mundshme kompjuterike. Rezultatet e tyre të përfunduara ka gjasa që të shfaqen në CES 2011.

James i ka mbajtur gjërat  të thjeshta  duke vendosur që të zëvendësojë një shtëpizë të zakonshme kompjuterike me një mbështjellës me "lëng aciklik” që do t’i ipte atij efektin e të qenit shtëpizë e punuar në akull. Ai gjithashtu më pas ka shtuar edhe ndriçim të ndryshëm brenda shtëpizës për të pasur efekte më të mira të ndriçimit në ngjyra të ndryshme. Për matje më të mira ai ka përshtatur edhe sistemin e ftohjes dhe ka shtuar ATI Eyefinity. 

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 240 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc