Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Detaje të reja rreth iPad 2
5:52 PM
Detaje të reja rreth iPad 2
 
Lexues të KosovaPc, duke shpresuar se keni kaluar mirë për festat e fundvitit ne po rikthemi sërish pranë jush, si gjithnjë me më të rejat e fundit nga bota e teknologjisë informative, dhe lajmi i parë për këtë vit i takon të shumëpërfolurit iPad 2, për të cilin janë paraqitur edhe disa detaje të reja.

Para disa ditësh ishte raportuar nëpër portale të ndryshme se do të ketë një kornizë më të vogël, altoparlantë më të fuqishëm dhe një pjesë të prapme të rrafshët – që i ngjason gjeneratës më të fundit të iPad Touch. Por pas kësaj u paraqit një video tjetër që demantoi supozimin e parë dhe hodhi në skenë teorinë e dytë që parashikon një iPad 2 më të vogël dhe me skaje rrethore si dhe një pjesë të prapme të me kënde me rënie.

Por nuk janë vetëm këto dy supozime që kanë qarkulluar kohëve të fundit rreth iPad 2.

9toMac së fundi arriti të fut duart në disa vizatime të hershëm rreth mbështjellësit të iPad 2 dhe nga ato shihet një vend për kamerë në pjesën e parme. Në anën e majtë gjithashtu sipas skemave shihet edhe një hapje për të cilën ende nuk mund të konfirmohet asgjë. Ka thashetheme se mund të bëhet fjalë për një port microSD ose për një port mini USB ose USB të plotë. 

 

Dhe për fund ka thashetheme se Apple do të paraqes 3 modele iPad në çerekun e parë të vitit 2011 dhe siç duket kjo do të jetë diçka e motivuar nga suksesi i iPad 3G. Apple raportohet se do të paraqes një CDMA iPad përmes Verizon, si shtesë ndaj modeleve UMTS dhe Wi-Fi që veçse janë në treg.

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 574 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc