Edhe VW e Chrysler tërheqin automjete - 19 December 2010 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Edhe VW e Chrysler tërheqin automjete
10:27 AM
Edhe VW e Chrysler tërheqin automjete
 
Paralelisht me Hondan e cila ka bërë thirrje për tërheqjen e rreth 1.35 milionë automjeteve, për servis të përkohshëm janë shtyrë edhe Volkswagen e Chrysler, dhe atë për arsye shumë më të fortë sesa Honda.
Volkswagen është shtyrë që të tërheqë gjithsej 377.286 njësi të modeleve Jetta/Jetta SportWagen, Golf/Rabbit, New Beetle/New Beetle Cabrio, e si arsye përmendin problemet e mundshme në sistemin e furnizimit të karburantit.
Për shkak të mundësisë se lëshimit të karburantit ekziston mundësi reale për ndezje të zjarrit. Deri më tani nuk është shënuar asnjë rast, por problemi është zbuluar brenda vet kompanisë. Në këtë tërheqje janë përfshirë Jetta e Golf të prodhuar nga 2007 deri më 2009, si dhe njësitë e modelit Beetle të prodhuar në mes të 2006 e 2010, e që kanë të bëjnë me tregun amerikan.

Ndërkohë, Chrysler ka filluar tërheqjen e 367.000 njësi të modeleve Town and Country dhe Dodge Grand Caravan të viteve 2007-08, dhe këtë për shkak të problemeve në instalimin e pajisjeve të aklimatizimit, ku si pasojë e kondensimit mund të vjen deri tek puna e parregullt e jastëkut të ajrit.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 121 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc