Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Facebook është numër 1, për 2010!
2:49 PM
Facebook është numër 1, për 2010!
 Facebook tani është shndërruar në faqen numër një në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2010. Të paktën kështu thuhet sipas raportit të nxjerrë së fundmi nga Experian Hitwise.

Me tri variacione tjera, Facebook përsëri është në mesin e 10 termave më të kërkuar, duke u radhitur i dyti me "facebook login”, i gjashti me "facebook.com” dhe i nënti me www.facebook.com.

Në anën tjetër, "facebook” është fjala më e kërkuar në internet, për dy vjet me radhë, ndërsa "facebook” merr rreth 2.11 për qind të të gjitha kërkimeve në motorë të ndryshëm të kërkimit online.

Trafiku vjetor i rrjetit më të madh social në botë është rritur për 55 për qind në tregun amerikan, vetëm gjat vitit të kaluar, ndërsa nuk ka asnjë shenjë që tregon se popullariteti i kësaj faqeje është në rënie.

Disa nga faqe tjera që kanë arritur majat e kërkimeve në internet, përfshijnë edhe faqet si , Craigslist,MySpace, eBay, Yahoo dhe Mapquest./www.KosovaPc.Tk/


Facebook rrëzon Google nga froni i mbretit të Webit

image

Facebook nuk ishte vetëm gjëja më e kërkuar e vitit, por sipas raportit të Experian Hitwise, Facebook ka kaluar edhe Google si uebfaqja më e vizituar në Amerikë në vitin 2010.

Për të dytin vit me radhë, "facebook” ishte termi më i kërkuar nga përdoruesit e internetit në Shtetet e Bashkuara. Ky term mori 2.11% të të gjitha kërkimeve, sipas Hitwise. Edhe më mbresëlënës është fakti që tri llojet e tjera të faqes Facebook e bën atë të radhitet në top dhjetëshe: "facebook login” në vendin e dytë, "facebook.com” në vendin e gjashtë dhe "www.facebook.com” në vendin e nëntë. Këto të trija të kombinuara llogaritën 3.48% të të gjitha kërkimeve, një rritje prej 207% në krahasim me vitin e kaluar.

 Në listë ishin të radhitura top termet si: YouTube, Craiglist, MySpace, eBay, Yahoo dhe Mapquest. Ndërmarrjet e tjera që arritën të bëjnë ndryshime të mëdha në termet e kërkimit përfshihen: Hulu, Netflix, Verizon dhe ESPN. Termi kërkues "games” (lojërat) gjithashtu bëri paraqitjen e parë në listën e Hitwise për top 50 termet e kërkimit.

Më interesante është ngritja e faqes Facebook në vendin e parë të lisës së Hitwise për uebfaqet më të vizituara. Rrjeti shoqëror harkëtoi 8.93% të të gjitha vizitave në Shtetet e Bashkuara gjatë vitit 2010 (janar-nëntor), duke mposhtur Google-in që arriti 7.19%, Yahoo Mail me 3.52% , Yahoo 3.3% dhe YouTube me 2.65%.Sidoqoftë, Facebook nuk arriti që ta mposhtë Google-in sa i përket të gjitha lidhjeve të kombinuara që janë pronë e Google, me 9.85%.

Është vetëm çështje kohe derisa Facebook të arrijë t’ia marrë fronin tërë perandorisë Google. Kjo për shkak të rritjes më të madhe gjatë muajit që bën Facebook, i cili po bëhet më i madh se Google. Sipas comScore, trafiku që ka faqja Facebook në SH.B.A. u rrit për 55% në vitin e kaluar dhe ende nuk ka treguar shenja të ngadalësimit.

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 515 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc