Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Facebook mposhtë Yahoo'në
11:03 AM
Facebook mposhtë Yahoo'në

Kjo informatë ndoshta mund të ju tingëllojë si një lajm që e keni dëgjuar edhe më parë, mirëpo sipas comScore thuhet se Facebook e ka tejkaluar faqen Yahoo, sa i përket numrit të vizitave të faqes.

Sipas rangimeve globale të comScore thuhet se Facebook ka pasur 648 milionë vizitorë unik gjatë muajit nëntor, krahasuar me 630 milionët e faqes Yahoo. Në anën tjetër, Microsoft ka pasur 869 milion vizitorë unik gjatë kësaj periudhe, ndërsa Google udhëheq me 970 milionë.

Muajit e kaluar,  TechCrunch pati thënë se Yahoo dhe Facebook janë barazuar me numër të vizitorëve unik, pasi që të dyja faqet kishin nga 633 milionë vizitorë të tillë.

Mirëpo, sa i përket tregut të reklamave në SHBA, Facebook mban një në çdo katër reklama, ose dy herë më shumë se sa Yahoo. Gjithashtu, Facebook dërgon dy herë më shumë trafik për video përmbajtje, krahasuar me Yahoo’në. 

Duke e parë që Facebook po e mund kompaninë Yahoo në çdo front, vlen të përmendet që vetëm motori i kërkimit Google është rival i denjë për rrjetin më të madh social në botë.

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 457 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc