Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Gjumi i shkurtër të freskon mendjen
9:42 PM
Gjumi i shkurtër të freskon mendjen


Secili prej nesh ndien një lodhje dhe pagjumësi gjatë paradites. Gjumi i shkurtër është zgjidhje ideale.

Gjumi i pasdites prej vetëm dhjetë minutave mbush bateritë dhe kthen energjinë. Zgjat shumë shkurt, por ndikon që në 20 orët e ardhshme të përqendrohemi më shumë. Te ky lloj i gjumit të paradites nuk vlen rregulli sa më gjatë, aq më mirë. Këtu rol të madh luan intensiteti i pushimit. Muskujt e relaksuar dhe mbyllja për një kohë të shkurtër e kapakëve të syrit për pak kohë në shumicën e rasteve mjafton të rimbushim bateritë, në mënyrë që të jemi më të freskët në orët në vijim. Në këtë mënyrë, një numër i madh i punëtorëve si në Amerikë dhe Japoni pauzën e tyre guxojnë ta përdorin për t’i mbyllur sytë dhe për të pushuar. Kjo po ashtu i shkon për shtati edhe punëdhënësit, ngase pas një gjumi shumë të shkurtër punëtorët janë më shumë të përqendruar dhe kanë më shumë vullnet për punë.

Shkencëtarët mendojnë se prej 10 deri 30 minuta është një kohë ideale për të pushuar. Mirëpo, shumë njerëz kanë probleme që të flenë për një kohë kaq të shkurtër. Këtu mund të ndihmojnë teknika të ndryshme të relaksimit që përqendrohen në relaksimin e muskujve, joga për shembull. Ky gjumë nuk bën të zgjasë më tepër se 30 minuta. Pas zgjimit do ta vëreni se jeni më të kthjellët, ndërsa bateritë përsëri i keni plot.
Shikuar: 431 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc