Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Harduer » HTC Desire HD në dyqanet e IPKO
0:11 AM
HTC Desire HD në dyqanet e IPKO
Modelet më të reja të HTC, Nokia, Samsung LG, etj na u tha se do të shfaqen në dyqanet e IPKO dhe blerja e tyre do të mund të bëhet në forma të ndryshme me pako të ndryshme. E tani me një postim të bërë përmes faqes zyrtare të IPKO në Facebook, thashethemet u konfirmuan. Modelet të reja të celularëve po vijnë në dyqanet e IPKO.

Duke filluar prej ditës së nesërme në dyqanet e IPKO do të prezantohen modelet si HTC Desire HD, Samsung Corby, Nokia E5, etj. Ndërsa sa i përket Samsung Galaxy S II, të cilin e kemi theksuar se mund të paraqitet në artikullin e botuar para një jave, nuk është thënë asnjë detaj.

Gjithnjë duke u bazuar në paralajmërimet zyrtare në Facebook, IPKO ka theksuar se HTC Desire HD do t mund të blihet me mundësi pagese deri në 18 muaj, dhe me këtë mund të zgjidhen oferta të ndryshme të pakove mujore, që sjellin shumë më shumë sesa një telefon në duart e konsumatorit. HTC Desire HD siç e dini është një celularë mjaft i fuqishëm me procesor 1GHz Scorpion, ka kamerë 8 megapikselëshe me dual-LED blic dhe autofokus, ekran të ndjeshëm në prekje me madhësi 4.3 inç dhe rezolucion 480 x 800 piksela, akselerometër, proksimetër, Wi-Fi, microUSB, A-GPS, FM Radio, etj. Ndërsa platforma mbi të cilën mbështetet HTC Desire HD është Android 2.2, me mundësi përditësimi në 2.3

Sidoqoftë ky nuk do të jetë celulari i vetëm që do të tërheq vëmendje pasi që edhe modelet e Nokia-s dhe Samsung, veçanërisht modeli Corby që ka debutuar kohë më parë edhe në disa tregje tjera të botës dhe është model i ri, janë oferta shumë atraktive për konsumatorët, mund të japin rezultate edhe më të mira në shitje. Por këtë do ta konfirmojmë me kohë.

Kategoria: Harduer | Shikuar: 1445 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 2.7/3
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc