Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Joga, ilaç për stres
3:40 PM
Joga, ilaç për stres

Njëra nga mënyrat e sigurta që të liroheni nga stresi, tensionet dhe mendimet negative, duke mos përdorur sedativë, është shkathtësia indiane - joga. Frymëmarrja e rregullt, pozitat e caktuara bëjnë që të liroheni nga stresi dhe më lehtë të ballafaqoheni me obligimet e përditshme.
Gjatë këtyre ushtrimeve zemra relaksohet. Kjo shkathtësi ndryshon nivelin e shëndetit dhe atë të energjisë kah një drejtim më i mirë. Joga kombinon të gjitha aspektet e qenies njerëzore, jo vetëm fizikisht, por edhe emocionalisht dhe mendërisht.
- Nëse vëzhgoni veten gjatë frymëmarrjes, automatikisht largon vëmendjen nga problemet në aktivitetet e tjera, të cilat ndodhin 24 orë në ditë. Përqendrimi në diçka tjetër është e njëjtë sikurse anestezioni për mendjen.
Frymëmarrja e thellë dhe e ngadalshme qetëson sistemin nervor, duke i dërguar sinjale për t’u relaksuar. Po ashtu ndikon në trup, pasi në të njëjtën mënyrë edhe e relakson trupin, ndërpritet sekretimi i adrenalinës, ngadalëson gjakrrjedhjen dhe relakson zemrën. Pos përqendrimit, me ushtrime ndikojmë edhe në muskuj, nyje, duke i forcuar, dhe në përgjithësi krijohet një qarkullim më i mirë në mbarë trupin.
Joga është e mirë edhe kundër kokëdhimbjeve që vijnë si pasojë e ngarkesës së madhe mendore, stresit dhe tensioneve. Me një frymëmarrje të rregullt dhe të thellë mundet që ajo shtesë e energjisë të radhitet më mirë dhe të hidhet jashtë.
- Frymëmarrja është një urë midis trupit dhe mendjes, që do të thotë se ndikon edhe te njëra edhe te tjetra. Stresi ndikon negativisht në të gjitha aspektet fizike të trupit, emocioneve, mendjes.
Ndikimi i ushtrimeve varet prej asaj se sa keni kohë, durim dhe përkushtim të merreni me ushtrime. Një herë në javë është minimumi që të mbani ekuilibrin dhe balancën. Më së miri është të ushtroni herët në mëngjes, me barkun bosh, apo në mbrëmje.
Shikuar: 377 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc