Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Këshilla për “Facebook”
11:22 AM
Këshilla për “Facebook”

Vetëvrasja e studentit amerikan që ndodhi para pak kohësh pas publikimit të seks-incizimeve të tij në "Facebook”, si dhe miliona profile të rrejshme, keqpërdorim i fotografive, fotoshop mashtrimet optike dhe të dhënat personale në rrjetet sociale të shumta, midis të cilave kuptohet edhe "Facebook”, edhe një herë e vunë në pikëpyetje sigurinë tonë në internet. Ta themi sinqerisht, ajo nuk ekziston dhe gjëja e vetme që mund të bëjmë në lidhje me këtë çështje është të paktën të mos publikojmë atë të cilën nuk duhet ta publikojmë me patjetër. Për fillim, ja disa të dhëna të cilat nuk do të duhet të gjenden në profilin e juaj të "Facebook-ut”:

Data dhe vendi i lindjes

Në bazë të kësaj të dhëne, në shikim të parë e parëndësishme, hajdutët e identiteti, si dhe hajdutët e tjerë vijnë deri te një numër i madh i të dhënave për ju. Sa për fillim – vijnë deri të numri juaj amzës.

Adresa e vendbanimit

Madje 40 për qind e shfrytëzuesve të "Facebook” e kanë të vendosur adresën në profilin e tyre, edhe pse 60 për qind e tyre deklarojnë se nuk i njohin miqtë e tyre. Pse?

Jam në pushim

Hajdutë – urdhëroni.

Komente negative

Ndoshta e urreni shefin e juaj, keni qëndrim negativ ndaj Romëve, homoseksualëve apo politikanëve të caktuar, por ju këshillojmë të mos e publikoni këtë në "Facebook”. E vërteta është se në të dhënat tuaja kanë qasje të gjithë ata të cilëve do t’ju duheshin informatat tuaja, madje edhe nëse i anashkalojmë shërbimet sekrete, punëdhënësi juaj i tashëm apo i ardhshëm mund të mbledhë informata të mjaftueshme nga muri i juaj që në të ardhmen mund t’i shfrytëzojë kundër jush. Mbani në mend, demokracia është vetëm një teori e bukur e cila asnjëherë nuk ka funksionuar në praktikë.

Fjalëkalimi

Fjalëkalimin askush nuk është i çmendur që ta vendos në faqen e tij, mirëpo ju mund ta zbuloni atë në mënyrë indirekte. Këngët tuaja të preferuara, vargjet, të dhënat për emra dhe mbiemra, datat e lindjes, emra të miqve dhe të dashurve të juaj, emra të bankave… dhe gjithçka tjetër që rastësisht është gjendur në profilin e juaj, në këtë rast janë burim i preferuar i informatave për piratët e internetit.

Rreziqet

Trendi i ri dhe dega e re e mbikëqyrjes në profilin e juaj të "Facebook-ut "kohët e fundit janë edhe kompanitë e sigurimit dhe shëndetësisë. Në profilin tuaj ata kërkojnë diçka që do t’u tregonte për shëndetin tuaj të dobët. Veçanërisht, synim janë ata që preferojnë sporte ekstreme dhe klipet që i publikojnë në statuset e tyre, që janë sinjal i sigurt për kompanitë e sigurimit se me ju nuk duhet të bashkëpunojnë. Gjithashtu, statuset si jam i sëmurë, spondiloza, ishijas dhe dhembje në shpinë, qafë, këmbë, nuk do të duhet t’i publikoni në profilin e juaj.,në cilëndo qoftë rrjetë sociale që gjendeni.


Kategoria: Teknologji | Shikuar: 547 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc