Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Lëngu i shegës u ndihmon të sëmurëve të veshkës në dializë
9:41 PM
Lëngu i shegës u ndihmon të sëmurëve të veshkës në dializë

Të sëmurit nga veshka në dializë, të cilët tri herë në javë konsumojnë nga gjysmë gote me lëng nga shega, më pak i janë të ekspozuar rrezikut të prekjes nga infeksionet, që janë shkaktari kryesor i vdekjes në mesin e këtyre pacientëve, sugjerojnë ekspertët izraelitë nga spitali i Galilesë perëndimore në Nahari.


Hulumtimi ishte kryer tek 110 pacientë, prej të cilëve gjysma e tyre për një vit rresht tri herë në javë e kishin konsumuar këtë lëng, përderisa gjysma tjetër kishte konsumuar një lëng tjetër.

Tek ata pacientë që kishin konsumuar lëngun e shegës, në gjak ishte vërejtur një përqendrim më i vogël i molekulave inflamatore dhe më rrallë kishin nevojë për hospitalizim. Dializa përndryshe shkakton rritjen e përqendrimit të radikalëve të lirë në gjak, prandaj pacientët më shumë u janë të ekspozuar infeksioneve. Dr. Batia Kristal, udhëheqëse e ekipit izraelit, ka përmendur se në tre vjetët e fundit hulumtimet kanë treguar se nga të gjitha llojet e pemëve dhe perimeve shega posedon sasinë më të lartë të antioksiduesve të polifenolit, që parandalojnë dëmtimin e qelizave të shkaktuara nga radikalët e lirë.
Shikuar: 545 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc