Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Lind Ferrari i parë familjar
4:50 PM
Lind Ferrari i parë familjar
Katër vende të rehatshme, por e njëjta shpejtësi dhe luks, në Ferrari-n e parë familjar të historisë. Në lajmin e publikuar nga "Corriere della Sera” mësohet se shumë shpejt do të dalë në treg surpriza e re e papritur e markës më të njohur sportive në botë.

”Makina e re me 12 cilindra bashkon ne vetvete, ashtu siç askush nuk ka ditur të bashkojë, karakterin veçanërisht sportiv dhe rendimentin e lartë, një elegancë të rafinuar dhe një rehati të jashtëzakonshme, për të bërë që drejtuesi dhe pasagjerët të përjetojnë emocione unike”, shkruhet në prezantimin e makinës në faqen zyrtare të kompanisë.

Ndryshe nga makinat e zakonshme, pesha e të cilave përqendrohet në pjesën e motorit, falë një teknologjie të veçantë, pesha e Ferrari-t që do të dalë në treg do të jetë e shpërndarë në mënyrë pothuajse të barabartë në të gjithë pjesët e trupit.

Makina ka një motor prej 6 200 centimetrash kubikë, 660 kuaj fuqi dhe mund të arrijë deri në 8 mijë xhiro në minutë. Ajo është në gjendje që të kapë shpejtësinë e 100 km/h brenda 3,7 sekondave nga nisja.

Kategoria: Teknologji | Shikuar: 469 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc