Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Mark Zuckerberg është Njeriu i Vitit
7:53 PM
Mark Zuckerberg është Njeriu i Vitit
 
Revista TIME e ka cilësuar bashkë-themeluesin dhe drejtorin ekzekutiv të Facebook, Mark Zuckerberg, si "Njeriu i Vitit”.
Arritjet e Mark Zuckerbergut gjatë vitit 2010 janë me të vërtetë të shquara: Ai e forcoi pozitën e Facebook, duke e shndërruar atë në rrjetin më të madh social dhe një nga kompanitë më të mëdha të internetit në botë, i cili sot e ka tejkaluar shifrën prej 500 milionë përdoruesve.
Ai njëkohësisht është një nga miliarderët më të ri në botë, dhe së fundi ai u zotua për të dhënë shumicën e pasurisë së tij për bamirësi... 
Ndërsa, TIME ka dhënë edhe sqarime shtesë se pse pikërisht drejtori i Facebook, cilësohet si njeriu i vitit, sipas tyre.
'Sepse ka arritur të lidh më shumë se 500 milionë njerëz dhe të strukturojë një hartë për marrëdhëniet shoqërore mes tyre, për krijimin e një sistemi të ri të shkëmbimit të informacionit, dhe për ndryshimin e mënyrës se si ne të gjithë e jetojmë jetën tonë sot. Pikërisht për këto arsye Mark Elliot Zuckerberg është Personi i Vitit 2010, ka sqaruar TIME.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 383 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc