Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Mineralet, të domosdoshme për një jetë të shëndetshme
3:43 PM
Mineralet, të domosdoshme për një jetë të shëndetshme
 

Do të flasim rreth gjashtë mineraleve më të rëndësishme që na ndihmojnë të kemi një jetë të shëndetshme dhe gjallëruese.

Hekuri

Gjendet në sasi të mjaftueshme në mish të kuq dhe është njëri nga mineralet më të rëndësishme për funksionim efektiv të trupit. Personat që preferojnë dietë vegjetariani marrin shumë hekur nga perimet me gjethe të gjelbra, si spinaqi dhe brokoli. Sidoqoftë, kjo formë e hekurit nuk absorbohet lehtë nga trakti gastrointestinal, për shkak se është i lidhur me përzierje tjera joabsorbuese.

Kromi

Mirëmbajtja e niveleve të insulinës është njëra nga funksionet e kromit. Shumë njerëz janë me mungesë të kromit, për shkak të të ushqyerit (dietës) me shumë sheqer dhe yndyra. Kjo dietë e pashëndetshme zvogëlon nivelet e kromit në trup. Nivelet optimale të kromit për të krijuar trup të shëndosh janë së paku 200 miligramë në ditë.

Kalciumi dhe magnezi

Ndërtimi, riparimi dhe zhvillimi i eshtrave janë pjesë e niveleve të shëndetshme të kalciumit dhe magnezit. Këto dy minerale punojnë së bashku për të tkurr dhe relaksuar fibrat e muskujve dhe për të mirëmbajtur nivelet e shtypjes së gjakut. Për të pasuruar nivelet e kalciumit dhe magnezit në dietën tuaj provo të shtosh në dietën tuaj produktet të qumështit (natyrale), ushqime deti, perime me gjethe jeshile, si dhe arrat dhe lajthitë.

Seleni

Ky është një mineral që forcon sistemin e imunitetit dhe eliminon qelizat kancerogjene. Këto funksione i kryen duke punuar dorë për dore me vitaminën E. Për të shtuar nivelet tuaja të selenit ushqehu me ushqime të detit si dhe mish organesh. Vegjetarianët ndoshta duhet të mbështeten në suplementar për shkak të sasisë së vogël të selenit në dietat vegjetarian.

Kaliumi

Nivelet adekuate të kaliumit ndihmojnë të mirëmbajmë shtypje normale te gjakut, përmirësojmë shëndetin e muskujve, si dhe të rregullojmë funksionet e sistemit nervor. Nivelet e ulëta të kaliumit rezultojnë në dobësi, ngërçe dhe plogështi të muskujve. Nivelet e kaliumit bien kur njeriu bën ushtrime fizike intensive.
Shikuar: 482 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc