Ndërlidhjet në mes të depresionit dhe diabetit - 2 December 2010 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Ndërlidhjet në mes të depresionit dhe diabetit
3:17 PM
Ndërlidhjet në mes të depresionit dhe diabetit
 

Hulumtimet e kryera në Harvard kanë treguar se personat e prekur nga depresioni po ashtu janë të rrezikuar edhe nga diabeti, përderisa pjesëmarrësit në hulumtim, që tashmë janë të prekur nga diabeti, janë shumë të rrezikuar nga depresioni.
Shkencëtarët shtojnë se bëhet fjalë për një lloj rrethi të mbyllur që vërteton nevojën për parandalimet primare të diabetit dhe depresionit.
Këto janë rezultate shumë të rëndësishme dhe bazohen në një hulumtim i cili ishte kryer për një periudhë kohore prej dhjetë vjetëve ku kishin marrë pjesë rreth 55.000 vullnetarë.
Mesatarisht personat që ishin të prekur me depresion për 17% ishin më të rrezikuar nga diabeti, ndërsa te pjesëmarrësit të cilët kishin marrë antidepresivë ky rrezik ishte për 25% më i madh.
Te personat e prekur me diabet ishte vërejtur një rrezik prej 29%, që më vonë të preken nga depresioni, përderisa rreziku ishte më i shtuar tek ata persona të cilët shkaku i sëmundjes së sheqerit kishin marrë ilaçe.
Shikuar: 126 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc