Nuk të pëlqen fundi i një filmi? Ndryshoje! - 15 December 2010 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Nuk të pëlqen fundi i një filmi? Ndryshoje!
7:45 PM
Nuk të pëlqen fundi i një filmi? Ndryshoje!
 
Në shumë raste shikuesve nuk u pëlqen fundi i filmit që sapo kanë parë duke u lenë atyre një shije të hidhur. Gjithsecili prej nesh të paktën njëherë ka bërtitur jooooooo përpara televizorit. Tashmë këtyre ditëve u erdhi fundi!


Nga universiteti i Tel Aviv në Izrael, ka dal një sistem i ri revolucionar që i lejon shikuesit të ndryshojnë skenarin e filmit që po shohin. Duke bërë këtë ,ata ndryshojnë dhe rrjedhen e filmit dhe të ngjarjeve që ndodhin në të. Tani për tani kjo teknologji inovative po testohet tek filmi i quajtur "Turbulence”.

Nitzan Ben Shaul, professor i shkencave të filmit dhe televizioneve në këtë universitet, shprehet se planet janë për ta implementuar teknologjinë dhe në filma të tjerë HNIM (hyper-narrative interactive movies) apo seriale të ndryshme. Sistemi i quajtur InSplit është i përbërë nga një video player më vete dhe një editor i bazuar në rrjet për të edituar dhe lujatur degët e ndryshme të videos së treguar. Shikuesi perfshihet në mënyrë të tillë: kur ka për të bërë një zgjedhje, në ekran del një dritare që shkëlqen dhe tregon "pikat e veprimit” të cilat kontrollojnë mbarvajtjen e skenarit. Nëse shikuesit janë dakort me opsionin e shfaqur atëherë ata shtypin butonin përkatës dhe historia vazhdon me atë rrjedhë.

Frymzimi erdhi nga filmat "Run Lola Run” dhe "Sliding Doors” të cilët u japin shikuesve suspancen e fundeve të shumfishta, theksoi Shaul.

"Turbulence” tregon historinë e tre shokeve nga izralei Edi, Sol dhe Rona. Ata takohen rastësisht në Manhattan 20 vjet pas luftës në Lebanon, gjatë së cilës ata u arrestuan dhe u vunë kundra njëri tjetrit. Kjo gjë solli dhe ndarjen e tyre. Dy prej tyre rifillojnë një histori dashurie. A do të vazhdojnë Rona dhe Sol të jenë një cift i lumtur apo Sol do ti pergjigjet telefonit dhe historia e tyre do të marr fund përgjithmonë? Kjo është në dorë të shikuesit.

Filmi u shfaq në shtator në festivalin e videos dhe filmit në Berkly. Aty fitoi dhe çmimin e tiparit më të mirë eksperimental. Pritet që Shaul të hap në shkurt një ueb faqe në të cilën mund të shikohen videot me InSplit.

Mesa duket ky produkt mund të përfundoj në kompjuterat tuaj më shpejt sesa e mendonit.
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 125 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc