Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango” - 22 May 2011 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Softuer » Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”
0:05 AM
Paraqiten disa detaje të reja rreth WP7 “Mango”
Microsoft ka theksuar se versioni i radhës i sistemit operativ Windows Phone 7 do të prezantohet në më shumë detaje në kuadër të TechEd 2011 në Atlantis.
Me emrin e koduar "Mango”, iterimi më i fundit i sistemit operativ të kompanisë me bazë në Cupertino, pritet që të paraqitet në treg më vonë gjatë këtij viti dhe në mes tjerash do të sjellë një numër të madh të veglave të produktivitetit.

Për shembull, Mango do t’iu ofrojë mundësi përdoruesve që me lehtësi të ruajnë dhe shkëmbejnë dokumente përmes Office 365 me bazë në loud dhe Windows LiveSKy Drive.

Veçori tjera të dukshme do të përfshijnë integrimin e përmirësuar me Twitter, Facebook, AOL, chat, e-mail dosje të avancuara, shikim të bisedave në e-mail, Lync Mobile App, mbështetje për fjalëkalim, etj. Në anën tjetër Payl Bryan një zyrtar i Microsoft ka konfirmuar se Windows Phone Marketplace do të numërojë më shumë se 16,000 aplikacione gjatë kësaj jave.

"Me më shumë veçori për zhvillues në Mango- si përkrahje për HTML5 dhe shpërndarje të aplikacioneve – ne presim një numër edhe më të madh dhe bashkësi më të gjerë të aplikacioneve për Windows Phone gjatë së ardhmes” shtoi ai.
Kategoria: Softuer | Shikuar: 1156 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 3.5/25
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc