Katy Perry vazhdon të shkëlqejë majën e top listës amerikane, pasi singli i saj ´Firework´ është numër një për të dytën javë radhazi. Këngëtarja ka penguar mikeshën e saj Rihanna të rimarrë kreun me bashkëpunimin e saj me Drake, ´What's My Name?´, që renditet i dyti, derisa bukuroshja e muzikës R&B pushton edhe një pozitë tjetër në top 10, atë të gjashtë, me singlin ´Only Girl (In the World)´. Bruno Mars është ngjitur në pozitën e tretë me hitin ´Grenade´, derisa kënga e Pink, ´Raise Your Glass´ mban pozitën e katërt dhe Ke$ha me ´We R Who We R´ mbyll top pesëshin e Billboard. Debutimi më i mirë ka qenë reperi T.I. dhe kënga e tij ´That's All She Wrote´ që është pozicionuar e 18-ta.
|