Produktet më të mirëpritura teknologjike për vitin 2011 - 30 December 2010 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Teknologji » Produktet më të mirëpritura teknologjike për vitin 2011
12:39 PM
Produktet më të mirëpritura teknologjike për vitin 2011
 
Viti 2011 pritet që të sjellë një mori produktesh të reja teknologjike dhe në vazhdim do të keni rastin që të kuptoni se cilat janë produktet që pritet të tërheqin vëmendjen më të madhe gjatë vitit 2011, duke u nisur prej Windows 8 e PSP Phone, e deri tek Mass Effect 3 e iPad 2.

PSP Phone 

PSP Phone pritet të jetë një produkt i nxehtë për vitin 2011, dhe deri më tani paraqitja e tij në treg është përfolur mjaft shumë. Sipas asaj që dihet deri më tani thuhet se celulari PSP do të paraqitet në shkurt të vitit 2011 dhe do të ketë: Android 3.0, procesor 1GHz, 512 MB RAM, 1GB ROM, ekran 3.7 ose 4.1 inç, port për microSD, etj. E në anën tjetër do të ketë edhe në ofertë gamën e gjerë të lojërave të jashtëzakonshme që ka PSP si pajisje në vende. 

Sony Vaio 3D

Pak dihet për këtë produkt 3D në kategorinë e laptopëve, por duke konsideruar popullaritetin e pajisjeve VAIO, një laptop 3D nga Sony sinjalizon diçka interesante për konsumatorët. Nuk ka ndonjë fjalë rreth asaj nëse pajisja do të integrohet me produktet tjera 3D të Sony apo sa do të kushtojë, sa magazinim do të ketë apo çfarë procesori do të bartë por pritet të ketë ekran 16 inç që sjell rezolucion në 2D prej 1920 x 1080 piksela dhe që do të mund të Sony Vaio 3Dshikohet në 3D përmes syzeve përkatëse. Data e paraqitjes nuk dihet por pritet të ketë detaje të mëtutjeshme gjatë panairit CES 2011.

Nintendo 3DS


Gjatë prezantimit të pajisjes në E3 2010, pati shumë përshtypje pozitive e sidomos u pëlqye ajo që pajisja ofron 3D pa nevojën e syzeve. Por pyetjet më të mëdha ndërlidhen me çmimin e pajisjes, sepse versionet e tanishme DS dhe DSi kushtojnë rreth 130 deri në 170 dollarë, kështu që versioni 3D ka gjasa të ketë kosto shumë më të madhe. Specifikat përfshijnë: ekran të gjerë lartë me madhësi 3.53 inç dhe rezolucion 800 me 240 piksela, ekran poshtë me 3.02 inç, 3D pa syze, dy kamera prapa për imazhe 3D, një kamerë para, ekran të ndjeshëm në prekje, WiFi, etj. 

HP WebOS Tablet
HP ka konfirmuar se pajisja e saj po vjen, por tani për tani dihet shumë pak rreth saj. Nëse do të quhet PalmPad apo nëse do të ketë sistem operativ bazë WebOS 2.0, ende nuk dihet por sipas të gjitha gjasave debutimi i mirë në treg mund të sjellë një konkurrencë të mirë për tabletin iPad. Përveç fuqizimit të tabletit,HP Web OS TabletWebOS thuhet se do të jetë energjia e re për celularë të rinj, netbook dhe madje edhe printerë wireless në vitin 2011. 

Windows 8 – Beta e parë publike

Sipas asaj që dihet deri më tani me Windows 8 do të ofrohet integrim më i thellë mes kompjuterëve në shtëpi, pajisjeve mobile dhe kompjuterëve të punës, dyqanit të aplikacioneve, dhe në anën tjetër do të ofrohet ndërfaqe më e thjeshtuar sesa ajo tek Windows 7, dhe shumë përvoja tjera më të avancuara. Një beta publike për testim po përflitet se do të paraqitet gjatë vitit 2011.

Mac OS X Lion


Strategjia e Apple me Mac OS X do të jetë sjellja e përvojës së platformës iOS për pajisje iPhone dhe iPad, tek sistemet kompjuterike Mac. Kjo nënkupton se do të ketë më shumë gjeste për multitouch, Mac App Store, shikime në ekran të plotë të aplikacioneve, organizim të veglave në dritare, etj.

iPhone 5


Apple ka prodhuar një version të ri të celularit të saj çdo vit qysh prej se është lansuar iPhone i parë në vitin 2007 – kështu që do të ishte një befasi nëse kjo kompani nuk do të shpaloste një celulari të ri në vitin 2011. Tani për tani ka relativisht pak thashetheme rreth pajisjes së re por ka gjasa që ajo të detajohet më shumë në konferencën vjetore të Apple me Zhvilluesit e saj nga tregu botëror.  Ajo që pritet të ofrohet me iPhone 5 është dizajni më i hollë, shpejtësia më e madhe, veçori më të avancuara, etj.

Tablet me bazë në Intel Atom

Tabletët me bazë në Atom thuhet se do të paraqiten në raftet e dyqaneve në vitin 2011, dhe atë nga prodhues si Asus, Cisco, Dell, Fujitsu, Lenovo dhe Toshiba. Ata do të jenë me bazë në Android dhe Windows, dhe ka gjasa që disa prej tyre të shfaqen për prezantim edhe në CES 2011.

Netbook me Google Chrome

Projekti me netbook-un CR-48 që bazohet në platformën Google Chrome është duke përjetuar analiza të përziera, por shumica përkrahin thjeshtësinë e pajisjes që ka një tastierë të plotë, përkrahje për 3G, WiFi, etj. Por a do të jenë gati konsumatorët të paguajnë vetëm për një netbook të ngarkuar me një shfletues dhe asgjë tjetër? Ne do të duhej ta kuptojmë këtë gjatë vitit të ardhshëm. 

BlackBerry PlayBook

7 inç LCD, rezolucion 1024 me 600 piksela WSVGA, 1GB RAM, CPU 1GHz Dual Core, Adobe Flash 10.1, micro-USB, micro-HDMI, kamerë 3 megapiksel para dhe 5 megapiksel prapa, Bluetooth, WiFi, etj janë disa prej specifikave që pritet të sjellë në vitin 2011  BlackBerry PlayBook. 

Tablet me Android nga Motorola, LG dhe HTC

Pjesë të thashethemeve për prodhim të tabletëve janë edhe Motorola, LG dhe HTC dhe sipas të gjitha gjasave produktet e tyre do të kenë ekrane prej 7 deri në 10 inç dhe do të jenë fuqizuara nga Android 3.0.  Sa i përket fuqisë procesorike thuhet se ajo do të ofrohet nga Nvidia Tegra 2.

Lojëra për PC dhe konzolat

Metal Gear Solid: Rising, Batman: Arkham City, Ratchet & Clank, All 4 One, Crysis 2, Mass Effect 3, Socom 4, Tomb Radier, janë disa prej titujve që do të paraqiten për platformat e argëtimit gjatë vitit 2011.

iPad 2 

Apple ende nuk ka konfirmuar gjeneratën e dytë të iPad, por në bazë të shprehisë së saj për përditësim të produkteve gjatë secilit vit, nuk ka asnjë arsye që na ndal të besojmë se viti 2011 do të sjellë një version tjetër të tabletit më të mirë të këtij viti. 

Çipa të rinj nga Intel


Çipat e rinj që do të paraqiten në treg do të jenë të destinuar për tablet dhe smartphone. Ata do të konkurrojnë me procesorët ARM, që është tipi dominues për pajisjet mobile, dhe do të sjellin performancë më të mirë grafike, konsumim më të ultë të energjisë, përkrahje për 3D video, etj. 

Lenovo IdeaPad U1 – Produkti Hibrid

Tableti-laptopi hibrid ishte paraparë të debutoj në vitin 2010 por debutimi i tij u shty për vitin 2011, dhe sipas të gjitha gjasave do ta shohim në CES 2011 gjatë janarit. Ai do të sjellë ekran 10.1 inç që mund të largohet nga baza, procesor Qualcomm Snapdragon (tablet), 1.3 Ghz Core 2 Duo SU1400 (laptop), 3G, WiFi, etj.

Aplikacione Android


Shumë aplikacione të reja me bazë në Android do të na paraqiten vitin e ardhshëm, por në mesin e tyre me padurim po priten lojëra që kanë pasur origjinë nga platforma tjera.

Asus U36 – laptop ultraportabil


Laptopi ultra i hollë nga Asus duket se do të jetë konkurrent i mirë me Dell Adamo dhe MacBook Air, duke ofruar mundësi për procesor Core i3 ose i5, ekran 13.3 inç, grafikë Nvidia GeForce 310M me 1GB memorie, 2GB RAM, HDD 500 GB, USB 3.0, Windows 7, etj.

Panasonic Lumix GF2

Nuk do të sjellë 3D video, por do të punojë me thjerrëza e reja 3D Micro Four-Thirds për imazhe 3D. Natyrisht për t’i parë ato imazhe ju duhet një 3DTV dhe syze përkatëse, por edhe për këto ka zgjidhje në treg. Specifikat përfshijnë imazhe me 12 megapiksesl, përkrahje për imazhe 3D, video incizim në format 1080i dhe 720p, RAW, JPG, kontrolle të ndjeshme në prekje, ekran LCD 3 inç, etj.

Notion Ink Adam

Notion Ink së fundi ka filluar me marrjen e paraporosive për Adam, por disa vëzhgues po vazhdojnë ta quajnë produkt të papërgatitur sepse prodhuesi nuk ka paraqitur një datë specifike për fillim të dërgesave. Pavarësisht kësaj Adam tingëllon si një tablet interesante dhe specifikat paralajmërojnë diçka të tillë; ekran 10.1 inç, procesor Nvidia Tegra 2 me dy bërthama, 1GB DDR2 RAM, 8GB flash memorie, WiFi, Bluetooth, GPS, USB 2.0, HDMI dalje, etj.

10 inç Samsung Galaxy Tab

Thashethemet rreth një versioni më të madh të tabletit Samsung Galaxy Tab kanë filluar veçse të qarkullojnë qysh prej vjeshtës dhe disa ekzekutiv të kompanisë janë cituar duke thënë se një model i tillë pritet të debutojë. Por Samsung ende nuk ka paralajmëruar atë në mënyrë zyrtare kështu që teknikisht produktit mbetet pjesë e thashethemeve, e në anën tjetër ende nuk dihet nëse specifikat do të mbesin të ngjashme me Samsung Galaxy Tab në versionin 7 inçësh.

Sharp 3D celularë me bazë në Android

Sharp 003SH dhe 005SH 3D janë duke u paraqitur në tregun e Japonisë por Android dhe Me kanë thënë se këto pajisje janë duke lëvizur drejt FFC-së për aprovim për debutim në treg. Asnjë prej tyre nuk kërkon syze për të parë lojëra apo filma në format 3D, ndërsa në anën tjetër këta celularë sjellin: Android 2.2, procesor 1GHz, kamerë 9.6 megapiksel (modeli 003SH), kamerë 8 megapiksel (modeli 005SH), memorie deri në 32GB përmes MicroSD, etj. 

Tabletë me bazë në Windows

CEO i Microsoft pritet që të paraqes disa tabletë me bazë në Windows gjatë CES 2011, të cilët do të garojnë me Apple iPad. Është vështirë të kuptohet sesi do të jetë reagimi i njerëzve, por disa pritet që ta pëlqejnë thjeshtë pse pëlqejnë Windows-in. E disa të tjerë po presin këto produkte, thjeshtë sepse po dëshirojnë të qeshin me Microsoft-in.së”.
Attachments: Imazhi 1
Kategoria: Teknologji | Shikuar: 349 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc