Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » Mobile » S.Galaxy 2 tre her më i shpejt se origjinali Galaxy S
2:14 PM
S.Galaxy 2 tre her më i shpejt se origjinali Galaxy S
Samsung Galaxy 2 është një prej produkteve më të jashtëzakonshme të prodhuara deri më sot në tregun e celularëve të mençur, për shkak se është i pari që u fut në treg me një procesor dy bërthamësh dhe si i tillë duket se do të jetë sërish i pari në krahasim me konkurrencën për sa i përket shpejtësisë së procesorit.

Pasardhësi i shumë pritur i Galaxy S që arriti të shes 10 milion njësi, është bërë pjesë e një testimi përmes një aplikacioni të quajtur Quandrant, dhe pas kësaj ai doli në majë të renditjes me një rezultat prej 3053 pikësh, duke shkatërruar konkurrencën, dhe atë gati dyfish më shpejtë sesa konkurrenti i tij më i afërt, Google Nexus S që gjithashtu është produkt i zhvilluar nga Samsung. Edhe pse nuk është ende e qartë sesa i lartë ka qenë roli i Android mund të thuhet pa asnjë pikë dyshimi se performanca e lartë e këtij produkti të fuqishëm është arritur falë procesorit 1.2Ghz Exynos ARM Cortex A9 me dy bërthama. Natyrisht nuk është mirë të krahasohet me konkurrencën që kanë nga një bërthamë në procesorët e tyre, por së paku kështu mund të kemi një pasqyrë të qartë rreth asaj se çka do të mund të presim nga celularët e mençur në të ardhmen. Në të ardhmen pritet të ketë edhe testime tjera në nivel të barabartë me dy bërthama nga celularët e konkurrencës, si LG Optimus 2X, HTC Sensation dhe Motorola Atrix. Por derisa kjo do të ndodhë qëndroni me ne dhe prisni momentin e debutimit të Galaxy S 2. Me që ra fjala Galaxy S II ka gjithashtu edhe një ekran 4.3 inç Super AMOLED PLUS që është i shkëlqyer në pamjet që sjellë, dhe në aspektin softuerik fuqizohet nga 2.3 Gingerbread. Prapa ka një kamerë 8 megapikselëshe, mundëson lexim të HD videove në kualitet 1080p dhe duket se do të jetë mbresëlënës edhe në argëtim, përkatësisht muzikë dhe lojëra. Roaming Kosova është partner zyrtar i Samsung për Kosovë, dhe ka gjasa që të jetë një ndër të parë që do të sjellë këtë celularë tek konsumatorët entuziastë. E për sa i përket debutimit në tregjet botërore, Samsung Galaxy II pritet të jetë në duart e konsumatorëve gjatë këtij muaji.

Kategoria: Mobile | Shikuar: 455 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc