Stresi i përditshëm ndikon në rritjen e tumoreve - 26 November 2010 - Kosova Pc
Kjo Faqe është Offline qe një kohë të gjatë.
Faqja është ndërtuar nga A. Qorri boni-619@hotmail.com

      
 


Teknologji » » Stresi i përditshëm ndikon në rritjen e tumoreve
2:09 PM
Stresi i përditshëm ndikon në rritjen e tumoreve
 

Stresi i përditshëm emocional mund të ndikojë në rritjen dhe zhvillimin e tumoreve, thekson një ekip i hulumtuesve gjenetikë nga universiteti Jejl. Pas hulumtimeve në gjene, shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se çdo dridhje psikike që njeriu pëson, emocionalisht apo fizikisht, hap rrugën për mutacionet e qelizave, që janë shkaktar i shfaqjes së qelizave të tumorit dhe sëmundjeve malinje.
Sipas mjekëve edhe qëndrimi pozitiv zgjat jetën atyre pacientëve me metastazë. Ekipi nga Jejl thekson se stresi i përditshëm, të cilin njeriu e has në punë apo familje, mund të sjellë mutacione të ndryshme në qeliza, e jo vetëm në një qelizë, janë në rrugë që të shkaktojnë një lidhje që shfaq kancerin.
- Stresi i fortë në vendin e punës mund të jetë një nxitës për shumë sëmundje, prej të cilave njerëzit as që kanë idenë se ekzistojnë. Sëmundjet varen edhe nga shumë faktorë të tjerë të jashtëm, kualitetit dhe personalitetit të individit, përkrahjes nga familja, faktorët psikikë nga rrethi ku jeton...etj.
Sipas mjekëve, shkurorëzimi nuk mund të jetë njëri nga faktorët që mundet të sjellë kancerin e gjirit, por mund të jetë si faktor përshpejtues në lajmërimin e simptomave.
Emocionet dhe stresi të cilat i përjetojmë për çdo ditë nuk munden vetvetiu të sjellin kancerin, por mund të ndikojnë që kjo të shfaqet shumë më herët. Stresi ndikon në shfaqjen e sëmundjes.
Shkencëtarët pajtohen se edhe pse stresi është pjesë e përditshmërisë sonë, e njeriut modern, një ndikim të madh në shfaqjen e sëmundjeve malinje kanë edhe mënyra e gabuar e jetës dhe ushqimi.
Stresi, të cilit i ekspozohemi për një kohë të gjatë, mund të kontribuojë në shfaqjen e sëmundjeve, por kurrsesi nuk mund të themi se dikush ka kancer si pasojë e stresit.
Shikuar: 262 herë | Shtuar nga: KosovaPc | Vota: 0.0/0
 Lajme  Argëtim  Kosova Pc  Boni Production  Sherbime
 Aktuale  Video Klipe  Impresum  Web Design  Web Messenger
 Horoskopi  Tv Live  Kontaktoni  Multimedia  Photoshop Online
 Moti  Filma Online  Regjistrohu  Pc Serives & Reklama  ...më shum shërbime
E themeluar në vitin 2010, KosovaPc është burimi kryesor për lajme në mediat sociale dhe digjitale, të teknologjisë dhe web-kulturës.
Për Funksionim të shpejtë ju Rekomandojm | Të gjitha të drejtat e rezervuara ©2010-2011 Shkencë dhe Teknologji KosovaPc.Tk Logo KosovaPc, Inc